• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

TENDERI/ Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2025
në Fokus, Ekonomi, Kryesore
A A
TENDERI/ Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një tjetër tender i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si zhvillohen prokurimet, nisur edhe nga praktikat problematike që ndjek ky institucion.

Në qendër të këtij rasti qëndron kontrata me objekt “Mirëmbajtja e sistemit elektronik e-Inspektimi për Inspektoratin Qendror”, fituar me një vlerë prej 73.2 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 800 mijë euro.

Fondi limit i tenderit ishte 76.3 milionë lekë, çka do të thotë se fituesi është shpallur me 96% të vlerës fillestare, pa asnjë garë reale.

Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

Fitues u shpall bashkimi i kompanive “Infosoft Systems” sh.p.k. dhe “Infosoft Business Solution” sh.p.k., të cilat kanë administratorë dhe pronarë të njëjtë, mes tyre Grigor Joti dhe Bledar Dhima.

Në dokumentet zyrtare të AKSHI-t rezulton se në tender kanë marrë pjesë edhe IkubINFO sh.p.k. dhe NAOL sh.p.k., por të dyja nuk kanë dorëzuar asnjë ofertë ekonomike apo dokumentacion teknik, duke u skualifikuar automatikisht.

Kjo praktikë, e përsëritur në disa tenderë të tjerë, ngre dyshime se disa kompani përdoren thjesht për të krijuar fasadën e konkurrencës, ndërkohë që fituesi është i përcaktuar paraprakisht.

Në fakt, NAOL sh.p.k. është përfshirë në disa tenderë të AKSHI-t pa dorëzuar ofertë, duke ngritur dyshime se shërben si pjesë e një skeme të qëllimshme për të krijuar garë fiktive dhe për të legjitimuar procedura që përfundojnë gjithmonë në duart e të njëjtëve operatorë.

Ky është jo rasti i parë ku AKSHI i jep kontrata të majme kompanive të lidhura me njëri-tjetrin përmes strukturave të përbashkëta pronësie.

Duke qenë se SPAK ka hapur hetime për tenderët e AKSHI-t, rasti pritet të shërbejë si një tjetër provë për të verifikuar rolin e NAOL sh.p.k. dhe skemat e mundshme të manipulimit të fondeve publike përmes konkurrencës fiktive. /skyweb.al

Etiketat: akshibledar dhimagrigor jotimirlinda karcanajnaol shpk
Artikulli para

TREGUESIT/ Bankat kanë para dhe kredia po rritet me ritme të kënaqshme

Artikulli pas

Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gjermania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Të Përzgjedhura

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme
Aktualitet

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
0

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online...

Lexo të plotë
Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

15 Prill, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

25 Nëntor, 2025
BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

27 Janar, 2026
Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

22 Tetor, 2025

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr