• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND
Share on FacebookShare on WhatsApp

Familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim dhe produkte bazë, ndërsa arsimi, argëtimi dhe kultura mbeten në fund të listës.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, janë vlerësuar në 93.042 lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 1,5% krahasuar me vitin 2023.

Në total, shpenzimet për konsum arrijnë në rreth 70.4 miliardë lekë në muaj në nivel kombëtar.

Burimi: INSTAT. Përpunimi grafik: Skyweb.al
Burimi: INSTAT. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Familjet shqiptare shpenzojnë pothuajse 40% të buxhetit mujor për ushqim dhe pije jo-alkoolike, ose 36.879 lekë në muaj. Ky grup ruan të njëjtën peshë si një vit më parë, duke treguar se pjesa më e madhe e të ardhurave vazhdon të shkojë për nevojat bazë.

Brenda këtij grupi, perimet (19,4%), mishi dhe nënproduktet (18,9%) dhe buka e drithërat (15,4%) zënë vendin kryesor në shportën e konsumit.

Në vend të dytë renditen shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiratë e paguara, me një mesatare prej 8.944 lekësh në muaj, që përbën 9,6% të buxhetit familjar.

Këto shpenzime, të cilat përfshijnë edhe kostot e jetesës urbane, janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e barrës ekonomike për familjet, veçanërisht në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Grupet që shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve krahasuar me vitin 2023 janë:

  • Mobilimi dhe mirëmbajtja e banesës (+5,7%), për shkak të blerjes së pajisjeve shtëpiake dhe riparimeve;

  • Transporti (+5,2%), për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kostove të udhëtimit;

  • Veshjet dhe këpucët (+4,4%), të ndikuara nga çmimet e tregut dhe sezonaliteti.

Në fund të renditjes mbeten arsimi (3,3%) dhe argëtimi e kultura (2,6%), që së bashku përbëjnë më pak se 6% të totalit të konsumit. Ndërkohë, shëndeti (3,8%) dhe komunikimi (3,8%) mbeten pothuajse të pandryshuar nga viti i kaluar.

Sipas ekspertëve, struktura e shpenzimeve tregon qartë se familjet shqiptare vijojnë të fokusohen në mbijetesë, jo në zhvillim – pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për ushqim dhe jetesë bazike, ndërsa arsimi, kultura dhe rekreacioni mbeten luks që shumë familje nuk mund ta përballojnë ende. /skyweb.al

Etiketat: arsimikulturaqejfi
Artikulli para

Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

Artikulli pas

Nga sot nisin transfertat sipas sistemit SEPA, ulen ndjeshëm komisionet për transaksionet nga dhe drejt Europës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

21 Nëntor, 2025
Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë
Aktualitet

Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

21 Nëntor, 2025
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Ekonomi

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

21 Nëntor, 2025
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO
Aktualitet

Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

21 Nëntor, 2025
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë
Kryesore

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

21 Nëntor, 2025
Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen
Ekonomi

Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

21 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Nga sot nisin transfertat sipas sistemit SEPA, ulen ndjeshëm komisionet për transaksionet nga dhe drejt Europës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Nga SkyWeb
22 Qershor, 2025
0

“Kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm është një praktikë e njohur në Shqipëri, deri në atë masë sa rrezikon...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit të Euros del nga “kontrolli”? As ndërhyrjet e BSH nuk e ndikojnë dot më

24 Shtator, 2025
Arlind Qori: Përse SPAK nuk e heton “Bankers Petroleum”?

Arlind Qori: Përse SPAK nuk e heton “Bankers Petroleum”?

9 Shtator, 2025
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

20 Tetor, 2025
Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

21 Nëntor, 2025

Të Fundit

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

21 Nëntor, 2025
Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

Rama “çmimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

21 Nëntor, 2025
Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

Zbardhet plani i paqes, SHBA propozon 28 pika për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë

21 Nëntor, 2025
Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

21 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr