• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga sot nisin transfertat sipas sistemit SEPA, ulen ndjeshëm komisionet për transaksionet nga dhe drejt Europës

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga sot, çdo emigrant shqiptar mund t’i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri përmes SEPA, sistemit evropian të pagesave në euro. I njëjti mekanizëm do t’u mundësojë edhe qytetarëve dhe bizneseve brenda vendit të kryejnë transaksione drejt vendeve të tjera evropiane, me kosto shumë më të ulët dhe shpejtësi më të madhe.

Ky zhvillim shënon një hap historik në integrimin financiar të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pas hyrjes së vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) në fund të vitit 2024.

SEPA përfshin 41 vende evropiane, ndër të cilat edhe shtete jashtë BE-së, dhe i lejon qytetarët e këtyre vendeve të kryejnë pagesa elektronike në euro njësoj si brenda vendit – të shpejta, të sigurta dhe me kosto minimale.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përfshirja në SEPA pritet të ulë koston e transfertave ndërkufitare në euro të paktën 5 herë. Vetëm gjatë vitit të parë, kursimi për ekonominë shqiptare parashikohet të jetë rreth 20 milionë euro, me tendencë në rritje në vitet pasuese.

Për transaksionet që nisen nga Shqipëria, komisionet maksimale do të jenë:

  • deri në 20 mijë euro – 2 euro;

  • deri në 100 mijë euro – 0,01% e vlerës;

  • mbi 100 mijë euro – maksimumi 25 euro.

Kjo do të thotë se një student shqiptar mund t’i paguajë universitetit të tij në Itali apo Gjermani vetëm me disa euro komision, ndërsa bizneset mund të kryejnë pagesa ndërkombëtare me kosto simbolike.

Për transaksionet që mbërrijnë në Shqipëri – pra për paratë që dërgojnë emigrantët nga vendet SEPA – komisionet nuk do të kalojnë 3 euro. Kështu, nëse një shqiptar në Itali, Gjermani apo Francë dërgon para familjes, banka në Shqipëri do të mbajë maksimumi 3 euro komision.

Me remitancat që vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025 kapën 531 milionë euro, kjo ulje tarifash përkthehet në miliona euro kursim për familjet shqiptare.

Transfertat mund të kryhen si në sportel, ashtu edhe përmes aplikacioneve bankare. Për një pagesë SEPA nevojitet vetëm:

  • emri i përfituesit,

  • IBAN-i në euro,

  • shuma për transferim.

Pagesat kryhen në kohë reale për dërgesat e shpejta, ndërsa për transfertat standarde nevojiten 1–2 ditë pune.

Sipas Bankës së Shqipërisë, infrastruktura e pagesave po kalon në një fazë të re modernizimi. Pas AIPS, tashmë me SEPA, hapi i radhës do të jetë sistemi i pagesave të menjëhershme (instant payments), një version i përshtatur i sistemit TIPS të Bankës së Italisë, që do të lejojë transferimin e menjëhershëm të parave 24/7.

Aplikimi zyrtar i Shqipërisë për anëtarësim në SEPA u bë në qershor 2024, ndërsa vendimi për përfshirjen u mor në nëntor të po atij viti. Në prill 2025, bankat shqiptare u pranuan zyrtarisht në skemë.

Falë këtij integrimi, Shqipëria konsiderohet tashmë de facto pjesë e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave, duke ofruar qytetarëve dhe bizneseve një standard të barabartë me atë të vendeve të BE-së. /skyweb.al 

Etiketat: sepa
Artikulli para

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

Artikulli pas

104 shkollave iu vu dryni gjatë 4 viteve të fundit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

104 shkollave iu vu dryni gjatë 4 viteve të fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%
Aktualitet

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura, BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Nga Editor
18 Qershor, 2026
0

Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak të...

Lexo të plotë
Rrjeti i njohur i supermarketeve italiane tërheq me urgjencë Mortadella-n nga raftet

Rrjeti i njohur i supermarketeve italiane tërheq me urgjencë Mortadella-n nga raftet

5 Shtator, 2025
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

Ekstradimi i Sokol Hoxhës, ambasada amerikane: Mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij

7 Gusht, 2026
“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli

“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli

12 Qershor, 2026
Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

24 Qershor, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr