• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Astronomët indianë zbulonë një galaktikë të ngjashme me Rrugën e Qumështit

Editor Nga Editor
4 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Astronomët indianë zbulonë një galaktikë të ngjashme me Rrugën e Qumështit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Astronomët në Indi thonë se kanë zbuluar një galaktikë, që ekzistonte kur Universi ishte vetëm 1.5 miliardë vjeç. E ngjashme me Rrugën e Qumëshit, kjo galatikë sfidon mënyrën se si kemi menduar deri tani për formimin e galaktikave pas Big Bengut.

Teksa Universi sot është 13.8 miliardë vjeç, atëherë kjo galaktikë darton 12 miliardë vjet më pare, kur kozmosi ishte vetëm një e dhjeta e moshës së tij aktuale.

Shkencëtarët kanë besuar për kohë të gjatë se galaktikat në këtë periudhë të hershme ishin të çrregullta dhe kaotike në formë. Por kur studiuesit Rashi Jain dhe Yogesh Ëadadekar përdorën teleskopin James Ëebb (JËST) për të vëzhguar të kaluarën e thellë të universit, ata panë një galaktikë të formuar plotësisht në formë spirale, një “rrotë kozmike” të bukur dhe të strukturuar. Hulumtimi i tyre u botua në nëntor në revistën Astronomy and Astrophysics.

“Galaktika duket jashtëzakonisht e ngjashme me Rrugën tonë të Qumështit, megjithëse ekzistonte kur universi ishte vetëm 10% i moshës së tij,” tha Prof. Ëadadekar. Ata e kanë quajtur galaktikën Alaknanda, sipas një lumi në Himalaje.

Galaktika u identifikua në fillim nga Rashi Jain. Ajo thotë se ishte “shumë e emocionuar” kur e pa objektin teksa analizonte të dhënat e James Ëebb.

Ajo kishte shqyrtuar rreth 70,000 objekte, dhe vetëm njëra prej tyre ishte një galaktikë spirale e tipit “grand design”, me diametër rreth 30,000 vite dritë. Kjo nënkupton se galaktika ka dy krahë simetrikë që përdridhen rreth një bërthame të ndritshme, ashtu si galaktikat spirale që shohim sot në fqinjësi të kozmosit.

“Ne mund të shihnim një model tipik ‘rruaza në varg’, ku duken tufat e yjeve përgjatë krahëve spiralë,” shpjegon ajo.

Prof. Ëadadekar fillimisht nuk e besoi zbulimin: “Është befasuese si një galaktikë kaq e madhe, me krahë spiralë, mund të ekzistonte vetëm 1.5 miliardë vjet pas Big Bengut,” tha ai. Galaktika ka rreth 10 miliardë masa diellore, dhe duhet të ketë krijuar yje dhe strukturën e saj masive në vetëm pak qindra milionë vjet – jashtëzakonisht shpejt sipas standardeve kozmike.

Në atë kohë, astronomët besonin se universi ishte ende shumë kaotik dhe galaktikat ishin të vogla e me pak masë. Por Alaknanda është krejt ndryshe: sa një e treta e Rrugës së Qumështit dhe me një ritëm lindjeje yjesh 20–30 herë më të lartë se ai i galaktikës sonë sot.

“Gjetja e një galaktike spirale kaq të formuar në një epokë kaq të hershme është e rrallë, por pikërisht raste të tilla sfidojnë kuptimin tonë për evolucionin e hershëm të universit,” thotë Jain.

Për momentin, ekipi planifikon të aplikojë për vëzhgime të mëtejshme me James Ëebb dhe observatorin ALMA në Kili, për të zbuluar si arriti kjo galaktikë të formonte krahët e saj spiralë kaq herët.

Sepse çelësat e të tashmes dhe të së ardhmes shpesh fshihen thellë në të kaluarën e universit. /Skyweb.al

Etiketat: galaktike
Artikulli para

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë

Artikulli pas

Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak

Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak

Të Përzgjedhura

Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?
Aktualitet

Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
0

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u paraqit sot sërish në SPAK, ndërsa ndaj tij vijon hetimi për disa vepra penale...

Lexo të plotë
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

19 Dhjetor, 2025
“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

“Mashtrova ChatGPT dhe inteligjencën artificiale të Google për 20 minuta”

19 Shkurt, 2026
Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik

5 Mars, 2026
Bregdeti bëhet i paprekshëm, referencat e reja pritet të dyfishojnë çmimin e pronave

Bregdeti bëhet i paprekshëm, referencat e reja pritet të dyfishojnë çmimin e pronave

23 Prill, 2025

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr