• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan dy herë më shumë se mesatarja e BE-së

SkyWeb SkyWeb
12 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qiratë e banesave në Shqipëri janë shtrenjtuar me 6%, duke shënuar një rritje dy herë më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, krahasimi mes tremujorit të dytë të 2025-s dhe të njëjtës periudhë të 2026-s tregon se në BE qiratë janë rritur mesatarisht me 3%, raporton skyweb.al. 

Megjithatë, Shqipëria mbetet poshtë disa vendeve të rajonit për ritmin e shtrenjtimit. Turqia kryeson me 49.6%, e ndjekur nga Kroacia me 40.1%. Në Serbi qiratë janë rritur me 12.5%, në Bullgari me 9.9%, në Maqedoninë e Veriut me 9.2% dhe në Greqi me 7.5%.

Brenda BE-së, rritjen më të madhe e regjistron Rumania, me 43.5%, ndërsa pas Kroacisë renditet Sllovenia, me 10%. Shifrat e larta në Rumani dhe Kroaci lidhen edhe me ndryshimet e qirave të banesave publike dhe sociale, sipas institucioneve që sigurojnë të dhënat.

Në ekonomitë më të mëdha europiane, shtrenjtimi është dukshëm më i ulët se në Shqipëri. Italia regjistron rritje prej 3.5%, Spanja 2.5%, Gjermania 2.1% dhe Franca 1.6%. Në Finlandë, qiratë mbeten të pandryshuara.

Në nivel europian, presioni mbi qiratë lidhet me mungesën e banesave të disponueshme dhe kërkesën e lartë. Rritja e kostos së kredive ka vështirësuar blerjen e një shtëpie, duke mbajtur më shumë familje në tregun e qirasë. Ndërkohë, blerja e apartamenteve për investim dhe përdorimi i tyre për turizëm ndikojnë në ofertën për banim afatgjatë.

Për Shqipërinë, rritja prej 6% e vendos shtrenjtimin e qirave mbi mesataren europiane, megjithëse me ritëm më të ulët se në vendet e rajonit të përmendura më sipër.

Etiketa: apartamentqirashtepi
Artikulli para

Çmimet e naftës bien pas njoftimit të Trump për “armëpushim energjitik” me Rusinë

Artikulli pas

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda
Ekonomi

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit
Ekonomi

Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Ekonomi

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

26 Nëntor, 2026
Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve
Ekonomi

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

Të Përzgjedhura

BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria
Ekonomi

BE jep 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, përfiton edhe Shqipëria

Editor
27 Janar, 2026
0

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë mbështetjeje financiare në vlerën 171 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër...

Lexo të plotë
Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

Bien aksionet, Apple rrezikon të humbë 500 miliardë dollarë

1 Gusht, 2026
Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

Për herë të parë zbulohen efektet anësore të antidepresantëve

22 Tetor, 2025
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Kosova merr masa për mbrojtjen e prodhuesve vendas të grurit

9 Shtator, 2026
Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

14 Prill, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In