• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pagesa e qirasë mund të shërbejë edhe për blerjen e banesës, ndërsa familjet që përballojnë këstet, por nuk kanë garanci apo kursime për pagesën fillestare, mund të mbështeten nga shteti. Këto janë dy nga instrumentet që qeveria propozon përmes ndryshimeve në ligjin për strehimin, me synimin për të zgjeruar aksesin në banesa të përballueshme.

Programi “Qira me të drejtë blerjeje” parashikon përdorimin e një banese kundrejt pagesave periodike. Një pjesë e këtyre pagesave mund të zbritet më pas nga çmimi i blerjes.

Kalimi i banesave sociale nga qiraja në këtë program do të lejohet vetëm nëse nuk cenon nevojat për strehim social me qira, shkruan Monitor.al.  Projektligji parashikon edhe kredi me interes 0%, të mbështetura nga fondi përkatës dhe buxheti i shtetit.

Për familjet që kanë aftësi ta shlyejnë kredinë, por nuk disponojnë kolateralin ose kontributin fillestar të kërkuar nga banka, propozohet një garanci shtetërore që mbulon një pjesë të principalit.

Përfitues të mundshëm janë familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk përballojnë tregun, të rinjtë në fillim të karrierës dhe familjet e reja, ku anëtari më i madh është deri në 40 vjeç.

Përfshihen edhe prindërit e vetëm me fëmijë të mitur, punonjësit e shërbimeve publike e profesioneve prioritare, personat me aftësi të kufizuara, kujdestarët e tyre dhe emigrantët e rikthyer që plotësojnë kushtet.

Një tjetër mundësi është kontraktimi i banesave private të pabanuara për strehim social, përmes marrëveshjeve me pronarët që mund të përfshijnë garanci për qiranë dhe mbulim të pjesshëm të mirëmbajtjes.

Ndërkohë, ruhet skema ekzistuese e subvencionimit të qirasë, që mund të mbulojë deri në 100% të qirasë mesatare të miratuar nga bashkia. Diferenca që paguan familja nuk duhet të kalojë 25% të të ardhurave të saj.

Propozimet vijnë në kushtet e qirave të larta: sipas të dhënave të publikuara nga Monitor për janar–qershor 2026, mesatarja në Tiranë arrin 721 euro në muaj, ndërsa për apartamentet 1+1 është 590 euro dhe për 2+1 rreth 954 euro.

Masat janë ende në fazën e projektligjit. Kufijtë e të ardhurave dhe procedurat e përfitimit do të përcaktohen me akte nënligjore. /skyweb.al

Etiketat: qeveriaskemastrehim
Artikulli para

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

Artikulli pas

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve
Ekonomi

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

23 Nëntor, 2026
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri
Ekonomi

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Të Përzgjedhura

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

Buxhetit po i kushtojnë shtrenjtë largimet e padrejta nga puna, 12 milionë euro në tre vite

Nga SkyWeb
26 Nëntor, 2025
0

Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë...

Lexo të plotë
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

10 Shkurt, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

Qeveria heq kontrata 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

23 Nëntor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

23 Nëntor, 2026
Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

23 Nëntor, 2026
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr