• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit për projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, një nismë që synon të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm financiar për mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e fatkeqësive natyrore.

Takimi u drejtua nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili theksoi rëndësinë e konsultimit publik dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Ai bëri të ditur se drafti është përgatitur në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke u mbështetur në përvojat më të mira të vendeve me rrezik të lartë sizmik.

Ministri kujtoi dëmet e mëdha që i shkaktoi vendit tërmeti i 26 nëntorit 2019, me kosto të drejtpërdrejtë rreth 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mund të përgatitemi për të zbutur pasojat e tyre. Ky kuadër ligjor do të garantojë kompensim të shpejtë dhe efikas për dëmet e banesave dhe do të forcojë stabilitetin financiar të familjeve shqiptare,” u shpreh Malaj.

Ai shtoi se në hartimin e projektligjit janë ndjekur modele të suksesshme nga vende si Turqia dhe Rumania, me synimin për të reduktuar kostot ekonomike dhe fiskale që sjellin katastrofat natyrore. Sipas ministrit, zbatimi i ligjit pritet të rrisë mbulimin e sigurimeve të banesave dhe të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri.

Një element qendror i nismës është krijimi i Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të shërbejë si instrument për mbrojtjen afatgjatë të investimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.

Ministri Malaj siguroi se procesi i konsultimeve do të vijojë me të gjitha palët e interesuara, për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve dhe për të ndërtuar një sistem sigurimesh të drejtë dhe të besueshëm.

Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” është publikuar për konsultim në Regjistrin Elektronik të Njoftimeve dhe Konsultimeve Publike që prej muajit korrik 2025. /skyweb.al

Artikulli para

Drejtësia jonë do të humbasë autoritetin nga bullizmi publik

Artikulli pas

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit
Ekonomi

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare
Aktualitet

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
OP-ED

Juristi i njohur: Gjykata Kushtetuese dështoi në misionin e saj, tani SPAK s’ka kufij dhe mund të luajë edhe rol politik

Nga SkyWeb
7 Shkurt, 2026
0

Juristi i njohur Bledi Dervishaj thotë se vendimin e djeshëm, për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në...

Lexo të plotë
THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

18 Gusht, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë: Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket

5 Janar, 2026
Arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamniku! Shiste ilaçe për kafshë si kurë për autizmin te fëmijët

Arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamniku! Shiste ilaçe për kafshë si kurë për autizmin te fëmijët

20 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

“Balluku i dorëzoi dorëheqjen Ramës sot në mëngjes, por ai nuk e pranoi. Arsyet e refuzimit të Kryeministrit”

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

27 Shkurt, 2026
Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr