• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë e mbrojtjes në Europë pritet të rrisin të ardhurat nga klientët e kontinentit me një mesatare prej 10 deri në 11 për qind në vit gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, ndërsa vendet anëtare të NATO-s po përgatiten të përmbushin objektivat e shpenzimeve për vitin 2035.

Parashikimi vjen nga raporti i firmës financiare Rothschild & Co. Redburn, sipas të cilit rritja më e madhe do të vijë nga shtetet që kanë shpenzuar historikisht më pak për mbrojtjen, si Gjermania, si edhe nga vendet që ndodhen më afër kufirit lindor të Europës, ku ndihen më shumë pasojat e kërcënimit rus.

Sipas raportit, rritja e buxheteve ushtarake ka sjellë një valë të fortë porosish për kompanitë e sektorit të mbrojtjes, që ende nuk është reflektuar plotësisht në fitimet e tyre.

Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes tregojnë se vendet e BE-së e rritën shpenzimin për mbrojtjen me 19 për qind në vitin 2024, duke arritur një rekord prej 343 miliardë euro, ndërsa këtë vit pritet që shifra të ngjitet në 381 miliardë euro.

LISTA/ Raketa, tanke, avionë….! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë

Nëse Europa do të shpenzojë rreth 3.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035, dhe rreth 40 për qind e këtij buxheti do të përdoret për blerje pajisjesh, investimi në armatime do të arrijë në 1.2–1.4 për qind të PBB-së, më shumë se dyfishi i nivelit aktual.

Në këtë mënyrë, Europa pritet të rritet shumë më shpejt se Shtetet e Bashkuara, të cilat planifikojnë të ruajnë shpenzimet për blerje ushtarake në rreth 1 për qind të PBB-së.

Kompanitë europiane përpunojnë çdo vit më pak se një të tretën e porosive të tyre, për shkak të fluksit të madh të kontratave të reja pas luftës në Ukrainë.

Me zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit, ky tregues pritet të stabilizohet, ndërsa të ardhurat nga tregu europian mund të trefishohen deri në vitin 2035.

Raporti thekson se kompanitë që veprojnë në vendet me rritje të lartë të buxheteve ushtarake, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes tokësore dhe ajrore, po rriten më shpejt se konkurrentët e tyre. Vetëm në Gjermani, gjashtë kompanitë kryesore, Rheinmetall, KNDS, Hensoldt, TKMS, Diehl dhe Renk, kanë pasur një rritje mesatare prej 16 për qind në vit gjatë periudhës 2020–2024.

Në Europën Lindore, kompanitë PGZ, CSG, Colt CZ, VMZ, Romarm dhe WB Group kanë shënuar një rritje mesatare prej 33 për qind, e ndikuar edhe nga bashkimet dhe blerjet e reja në sektor.

Sipas analistëve, bashkëpunimet ndërmjet kompanive po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të përfituar nga fondet e reja të mbrojtjes.

Rheinmetall dhe Leonardo janë ndër më aktivet në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, ndërsa Thales dhe BAE Systems po përfitojnë nga prania e tyre e gjatë në tregjet vendase. Edhe kompanitë amerikane po ndjekin të njëjtën strategji për të hyrë më fort në tregun europian, përmes bashkëpunimeve si Anduril me Rheinmetallapo Kratos me Airbus në fushën e dronëve luftarakë.

Fokusi i investimeve në Europë do të jetë tek mbrojtja ajrore – fusha më e domosdoshme për kontinentin, si edhe tek pajisjet tokësore, tanket, artileria, dronët, kundërdronët, teknologjitë detare dhe hapësinore.

Analistët vërejnë se teknologjia e dronëve ende nuk ka arritur maturinë, ndërsa zhvillimi i kundërmasave ndodh me ritme shumë të shpejta: çdo sistem i ri neutralizohet mesatarisht brenda tre muajsh. Kjo bën që qeveritë europiane të hezitojnë të porosisin sasi të mëdha dronësh që mund të dalin shpejt jashtë përdorimit.

Sfidë mbetet edhe mënyra e financimit të këtij zgjerimi, veçanërisht për vendet me borxh të lartë publik si Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, ku rritja e shpenzimeve ushtarake mund të ndeshë kundërshtim politik nëse perceptimi i kërcënimit nga Lindja bie.

Analistët paralajmërojnë se zgjedhjet e ardhshme në disa vende europiane mund të vënë në provë gatishmërinë e qeverive për të mbajtur kursin aktual të riarmatimit.

Një tjetër rrezik është ai i presionit mbi çmimet në rast se lufta në Ukrainë përfundon, pasi pritet që tregu ndërkombëtar të përmbytet me produkte të testuara në betejë, veçanërisht dronë dhe municione, që do të ofrohen me çmime të ulëta dhe kohë prodhimi shumë të shkurtra.

Për t’u mbrojtur nga kjo, furnitorët perëndimorë po krijojnë ndërmarrje të përbashkëta me industrinë ushtarake ukrainase.

Raporti përfundon se kompanitë më të diversifikuara, si Thales, BAE Systems dhe Rheinmetall, të cilat po zgjerojnë aktivitetet edhe në fusha si raketat, satelitët dhe ndërtimi detar, do të jenë më të mbrojtura ndaj luhatjeve të tregut.

Sipas Redburn, sektori europian i mbrojtjes po hyn në një dekadë zgjerimi historik, me investime rekord dhe një orientim të qartë drejt autonomisë strategjike të kontinentit, duke e kthyer industrinë e mbrojtjes në një nga motorët më të fuqishëm të ekonomisë europiane. /DefenseNews. Përgatiti: Skyweb.al 

Etiketat: armetank
Artikulli para

Nga 1 janari nis pagesa e taksave të rritura për banesat dhe dyqanet për secilin rreth

Artikulli pas

LISTA/ Raketa, tanke, avionë….! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro
Aktualitet

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

22 Nëntor, 2025
Thellohet kriza e Air Albania, tjetër fluturim i anuluar sot drejt Milanos
Aktualitet

Thellohet kriza e Air Albania, tjetër fluturim i anuluar sot drejt Milanos

22 Nëntor, 2025
“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut
Aktualitet

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

22 Nëntor, 2025
Zbulohet harta 3 000-vjeçare e Universit, i përkiste fisit Maja
Aktualitet

Zbulohet harta 3 000-vjeçare e Universit, i përkiste fisit Maja

22 Nëntor, 2025
GJKKO lë në fuqi masat për Belinda Ballukun
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masat për Belinda Ballukun

22 Nëntor, 2025
Rriten prurjet e lumit Devoll, HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit
Aktualitet

Rriten prurjet e lumit Devoll, HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit

22 Nëntor, 2025
Artikulli pas
LISTA/ Raketa, tanke, avionë….! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë

LISTA/ Raketa, tanke, avionë....! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat
Aktualitet

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Nga SkyWeb
14 Korrik, 2025
0

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit...

Lexo të plotë
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

12 Gusht, 2025
Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

16 Maj, 2025
Demokracia në kthesën e dezinformimit

Demokracia në kthesën e dezinformimit

20 Qershor, 2025
Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

18 Tetor, 2025

Të Fundit

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

22 Nëntor, 2025
Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

22 Nëntor, 2025
Thellohet kriza e Air Albania, tjetër fluturim i anuluar sot drejt Milanos

Thellohet kriza e Air Albania, tjetër fluturim i anuluar sot drejt Milanos

22 Nëntor, 2025
“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

22 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr