• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mungesa e krahut të punës pritet të rrisë edhe më tepër çmimet në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka ngritur alarmin për rritjen e mëtejshme të çmimeve, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore dhe shtrëngimit të tregut të punës. Në raportin e saj për Politikën Monetare gjatë tremujorit të tretë, institucioni thekson se, megjithëse punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me 3.4% dhe papunësia ka rënë në 8.5%, ky zhvillim po shoqërohet me pasoja në rritjen e kostove të prodhimit.

Sipas Bankës, paga mesatare në sektorin privat është rritur me 9.5%, duke ndikuar në fuqinë blerëse të familjeve, por njëkohësisht edhe në përshkallëzimin e presioneve inflacioniste. “Mungesa e krahut të punës mbetet një sfidë për zgjerimin e aktivitetit ekonomik në të ardhmen dhe një faktor që mund të ushqejë inflacionin në periudhën afatmesme”, thuhet në dokument.

Në raport theksohet se inflacioni mesatar tremujor ka arritur në 2.4%, nga 2.3% dhe 2.0% në dy tremujorët e mëparshëm. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga çmimet e qirave dhe rritja e kostove të shërbimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë shënuar rënie të lehtë.

Banka e Shqipërisë vëren se inflacioni bazë – që përjashton mallrat me çmime të paqëndrueshme si energjia dhe ushqimet – ka shënuar rritje në 2.9%, për shkak të kushteve të ngushta në tregun e punës dhe kërkesës së lartë për banesa. Nga ana tjetër, presionet inflacioniste të importuara mbeten të dobëta, të ndikuara nga çmimet më të ulëta të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit.

Sipas vlerësimit të Bankës, sfida kryesore për ekonominë shqiptare në muajt në vijim do të jetë ruajtja e ekuilibrit midis rritjes së pagave, kontrollit të inflacionit dhe garantimit të qëndrueshmërisë së çmimeve, në një treg pune që po tkurret me shpejtësi. /skyweb.al

Artikulli para

Pastrimi i parave, qeveria zgjeron kompetencat e Njësisë së Inteligjencës Financiare: Institucionet duhet të raportojnë brenda 72 orëve

Artikulli pas

Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Aktualitet

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

2 Shtator, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Ekonomi

Banka Botërore: Turizmi, sektori me potencialin më të lartë për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri

2 Shtator, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

2 Shtator, 2026
Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria
Aktualitet

Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

2 Shtator, 2026
Industria jep sinjal paralajmërues, bien porositë dhe bizneset presin rritje të çmimeve
Ekonomi

Industria jep sinjal paralajmërues, bien porositë dhe bizneset presin rritje të çmimeve

2 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

“Korsi e shpejtë” për projektet e mëdha të energjisë: Status kombëtar dhe deri 42 muaj për lejet

2 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?
Ekonomi

A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
0

Parlamenti Europian ka miratuar dokumentin më të gjerë deri më sot për krizën e strehimit, duke vendosur një plan orientues...

Lexo të plotë
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

14 Prill, 2026
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

17 Korrik, 2026
MASHTRIMI/ Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

MASHTRIMI/ Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

19 Janar, 2026
‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro

‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro

6 Maj, 2025

Të Fundit

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

2 Shtator, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Banka Botërore: Turizmi, sektori me potencialin më të lartë për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri

2 Shtator, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

2 Shtator, 2026
Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

2 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr