• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E enjte, 9 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
in Aktualitet
A A
0
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Emisioni “Plug”

Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre.

Sonte do t’ju tregojmë se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 raste, por nga 431 përfitues në total të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht. Ndërkohë, gjysma tjetër, edhe pse nuk u janë gjetur shkelje ligjore, do t’ju faktojmë se i kanë përfituar fal lidhjeve të forta nepotike, për të cilat nuk është detyrë e OLAF t’i hetojë, por e SPAK-ut.

ADVERTISEMENT

Në listën e zyrtarëve që abuzuan me fondet e IPARD dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare, janë me qindra emra. Lista mund të nisë nga kryeministri, ministrja e bujqësisë, zv/ministrat, deputetë, drejtorët rajonalë të bujqësisë, etj.

Por personi kyç që ndërtoi nga e para dhe e zbatoi deri në fund këtë skemë korruptive është ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, të cilën, pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian për vjedhjen e fondeve, Edi Rama e rriti në përgjegjësi si Ministre të Bujqësisë.

Ndërsa shumë pak media dhe ekspertë të fushës u morën me thelbin, ajo që bëri bujë në këtë periudhë ishte tallja e Frida Krifcës me qytetarët shqiptarë, se do tu ndërtonte Akademinë e Çobanëve. Ndërsa vëmendjen e tërhoqi kjo rrëshkitje e Krifcës, në fakt ligjërata e saj kishte brenda provat kriminale të ndërtimit nga e para të skemës së Abuzimit nga AZHBR.

Nga Arbër Çekaj te babai i Suel Çelës, Marin Gjonaj e Elvis Rroshi, si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

Ministrja Frida Krifca sapo zbuloi të vërtetën e madhe se skema e AZHBR-së, që është faktuar edhe nga Bashkimi Europian dhe rezultoi skemë abuzuese me fondet, është ndërtuar nga ajo me bekimin e kryeministrit Edi Rama.

Siç e ka faktuar situata e rrënuar me të cilën përballen sot fermerët dhe blegtorët shqiptarë, skema e ndërtuar fal vizionit të Frida Krifcës dhe Edi Ramës, nuk kishte për qëllim ngritjen e sektorit më jetik të ekonomisë shqiptare, por vjedhjen e fondeve dhe groposjen e çdo fshatari që kishte zgjedhur të investonte në fshat.

Kjo me mungesë fondesh, me mungesë tregu, dhe me konkurencën e pandershme dhe tutelën e familjarëve të zyrtarëve të qeverisë Rama, që u shndërruan në zotër të bujqësisë, duke vjedhur fondet e fermerëve shqiptarë. Dhe sot, pjesa më e madhe e fermave që nuk arritën të mbijetonin, janë punësuar si skllevër në serat, bujtinat dhe pikat e grumbullimit që u ndërtuan me paratë që u takonin atyre.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Frida Krifca e nisi skemën me fonde për rrethin e ngushtë familjar e shoqëror, për tu përhapur më pas tek zyrtarët lokalë, sipas listës që u përcaktua në të 12 qarqet.

Kjo që po shikoni në pamje, është Agroturizmi Bylis, i ndodhur në zonën e Hekalit në Mallakastër. Ndërtimi i kësaj bujtine, u shit edhe nga kryeministri Edi Rama si një histori suksesi, ku një çift emigrantësh ishin kthyer për të bërë investimin qindra-mijëra euro.

Ky biznes u hap në vitin 2018, në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emër të shtetases Entela Cara, e cila rezulton e martuar me Roland Lutajn. Pikërisht mbiemri i bashkëshortit, ngre dyshimet e mëdha që do të konfirmohen në vijim. Roland Lutaj rezulton kushëri i ish-deputetit socialist Piro Lutaj, njëherësh kushëri i Erti Lutajt, bashkëshort i ish-ministres Frida Krifca, dhe lidhjet e mbështetjen ndaj saj i shfaq edhe publikisht si fans i vërtetë, duke ripostuar edhe intervistat e Krifcës.

Ndërsa janë me dhjetra aplikime nga ajo zonë për një investim të tillë, lidhjet familjare të Carës dhe Lutajt rezultuan të mjaftueshme që, nga emigrantë me banim në Itali, me një NIPT të hapur me vetëm 100 lekë, të thithnin fonde të mjaftueshme për të ndërtuar këtë bujtinë.

Banorët e zonës, jashtë kamerave, kur i pyet për adresën, të orientojnë për të bujtinën e Piro Lutajt, apo tek kushëriri i Frida Krifcës. Por përtej asaj që thonë banorët, fakt është që lidhjet familjare mes Krifcës dhe përfituesve të këtyre fondeve janë të drejtpërdrejta.

Madje mbështetja dhe identifikimi i banorëve të kësaj zone përforcohet edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që në kulmin e fushatës elektorale e pa si destinacion dollie, sa herë që duhet të shkonte për fushatë në Mallakastër.

Pra, të kesh në dorë menaxhimin e fondeve që BE jep për bujqësinë shqiptare, duket se nuk është fitimprurëse vetëm për fermerët, por edhe për atë që i ka në dorë. Siç e patë, Frida Krifca, nga një zyrtare e thjeshtë në sektorin privat me një rrogë më të lartë se në shtet, zotëronte një pasuri normale. Por pas detyrave të besuara nga Edi Rama, me një pagë më të ulët, arriti të bëhej milionere, e me pasuri marramëndëse. Madje, madje, fill pas emërimit si ministre, çuditërisht edhe pagesa e qerasë së dyqanit u dyfishua. Pra, ose dyqani mori vlerë se i përkiste tashmë një ministreje, ose më e besueshmja, që mundësi perfekte për justifikimin e të ardhurave. Por fati duket se nuk i buzëqeshi vetëm Frida Krifcës, por edhe deputetëve, drejtorëve socialistë së bashku me familjarët e tyre. Në listën e gjatë të abuzuesve, do t’ju sjellim në vijim emrat dhe kompanitë e familjarëve të lidhur me pushtetin që kanë marrë fondet që duhet t’u ishin shpërndarë fermerëve.

Në 22 qershor të vitit 2020, Këshilli i Ministrave do të publikonte lajmin se, falë vizionit dhe mbështetjes së qeverisë, Bullari Natyral Farm do të transformohej në një histori suksesi. Sipas këtij njoftimi zyrtar, ky AgroBiznes është mbështetur me fonde të AZHBR gjatë thirrjes së parë që kanë bërë, fonde të cilat u morën thuajse të gjitha nga familjarë të pushtetarëve dhe biznese të lidhura me ta.

Emisioni PLUG analizoi listën e fituesve të thirrjes së parë të publikuar në faqen zyrtare të AZHBR dhe nuk rezulton se ky subjekt të ketë aplikuar apo të jetë shpallur fitues, por gjithësesi kjo procedurë i mbetet organeve të drejtësisë ta hetojnë. Por asgjë nuk është rastësore, teksa në vitin 2020 qeveria u tregua zemërgjerë me këtë biznes të themeluar që prej vitit 2014 nga Gazmir Bullari; pak muaj më vonë, i vëllai i tij Shkëlqim Bullari do të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet për Partinë Socialiste. I suksesshëm sipërmarrës dhe biznesmen, Shkëlqim Bullari do të merrte mandatin në vitin 2023. Sipas deklarimeve të tij, rezulton se Shkëlqim Bullari, edhe pse është një super biznesmen familjarisht me vëllezër e fëmijë, çuditërisht rezulton i punësuar si administrator në një tjetër kompani, ZDRAVA FARM, e regjistruar në emër të shtetasit Arben Zdrava. Ajo që mbetet e habitshme është sesi një pronar i madh si Shkëlqim Bullari pranon të punësohet nga Arben Zdrava. Kjo lëvizje ngre dyshime të mëdha, për të cilat Emisioni PLUG do të vazhdojë investigimin. Kjo edhe për faktin se kompania Zdrava Farm ka disa të dhëna të njëjta me kompanitë e familjes Bullari, por mbi të gjitha, pas largimit të Shkëlqim Bullarit si administrator, u emërua shtetasi Edmond Lleshi, i cili na rezulton se në vitin 2021 ka qenë shofer pranë firmës Bullari-08. Por le të mbetemi tek Natyral Bullari Farm, ku lëvizjet e aksioneve ngrejnë gjithashtu dyshime të tjera, me lëvizje të palogjikshme e fiktive.

Në vitin 2016 Gazmir Bullari ja shet aksionet një punonjësi të vetë, shtetasit Vangjel Xhyra. Në dhjetor të vitit 2020, Vangjel Xhyra i dhuron 100% të aksioneve shtetases Angjela Bullari, e cila është vajza e Shkëlqim Bullarit. E tashmë ish-aksioneri do të jetë administrator i kësaj kompanie.

Kryeministria në publikimin e saj njofton se Natyral Bullari Farm ka mbi 250 hektarë tokë, por një fakt i tillë nuk rezulton nga të dhënat e bilancit; po ashtu nuk rezultojnë të jenë pasqyruar as të dhëna për përfitimin e ndonjë fondi nga AZHBR. Ajo çka rezulton nga bilancet është rënia e shkëlqimit të kësaj kompanie e cila, nga mbi 25 punonjës, siç raportohej në reportazhet e porositura për reklamim, tashmë ka përfunduar në 10 të tillë, ose të paktën kaq rezultojnë të deklaruar.

Ndërsa për reklamimin në kohën e marrjes së fondeve nga AZHBR janë kujdesur personalisht Taulant Balla dhe ministri aktual i Bujqësisë, Andis Salla; ky i fundit nga posti i kryebashkiakut ka firmosur edhe tendera për ish-deputetin Bullari.

Ndërsa Taulant Balla kujdesej për biznesmenët e qarkut ku bënte fushatë, dhe për bizneset e kolegut të ri, duket se Frida Krifca është treguar edhe më zemërgjerë me kompanitë e vëllezërve Bullari apo të lidhur me ta. Sipas listës fitues, i fondeve në thirrjen e parë rezulton një tjetër kompani e lidhur me familjen Bullari.

G & E FRUITS është themeluar në shkurt të vitit 2019 nga shtetasit Gazmir Bullari dhe Fran Leka. Se kush është Gazmir Bullari tashmë e dimë, prandaj kërkuam informacion për shtetasin Fran Leka, lindur dhe banues në Shkodër. Asgjë nga të dhënat personale të këtij shtetasi nuk jepnin një arsye logjike pse një zotëri nga Shkodra duhet të zbriste në Cërrik për të themeluar një biznes me familjen Bullari, apo përse familjes Bullari i nevojitej ky shtetas i papunë për të themeluar biznesin. Por duke u thelluar edhe më shumë, zbuluam se shtetasi Fran Leka është i ati i Emiljan Leka. Nga këtu kuptojmë dhe emrin e kompanisë G & E, që janë gërmat e para të emrave Gazmir dhe Emiljan. Emiljan Leka rezulton të jetë Drejtor i Burimeve Njerëzore pranë kompanisë ROZAFA. Nuk dihen arsyet pse në këtë rast ka përdorur emrin e babait, pa asnjë lidhje me zonën apo biznesin, por dhe për këtë emisioni PLUG vazhdon investigimin.

G & E FRUITS, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2021, është financuar me hua nga kompania BULLARI-08 dhe me 14.000.000 lekë ose 140.000 euro nga AZHBR. Kjo kompani nuk rezulton të jetë një kompani me fitim të konsiderueshëm, përkundrazi.

Pas analizimit të të gjitha kompanive ende nuk gjendet se në pronësi të kujt janë 250 hektarët e deklaruara nga Taulant Balla të zotëruara nga Bullari Natyral Farm.

Një tjetër përfituese e fondeve nga AZHBR është edhe shtetasja Tizjana Fasko. Ajo ka marrë plot 134.000 euro grant nga fondet e AZHBR. Sipas të dhënave të QKB, Fasko është regjistruar si Person Fizik në nëntor të vitit 2019, ndërsa në shtator të vitit 2023 ka regjistruar një adresë dytësore në Fshatin Pezë e Madhe, Zona Kadastrale 2951.

Nuk ka shumë të dhëna për këtë subjekt, pasi veprimet e kryera në QKB nuk shoqërohen me dokumentacion, por në bilancin e vetëm të depozituar, atë të vitit 2024, rezulton se Tizjana Fasko si Person Fizik ka në pronësi ndërtesë dhe tokë në vlerën 300.000 euro dhe makineri e pajisje në vlerën 130.000 euro.

Por nëse shohim pamjet e publikuara në faqen zyrtare të Agroturizëm MUGULL, vlera e asaj prone qartazi i kalon 300.000 euro, aq sa kushton një apartament në Tiranë.

Tizjana Fasko është bashkëshortja e Krenar Canollarit, i cili ka mbajtur disa funksione në Partinë Socialiste. Ai njihet si kryetar i minibashkisë Kombinat, ish-drejtor i ALUIZNI-t, si dhe i akuzuar disa herë për lidhje me bandat kriminale që operonin në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Edhe nga drejtimi i ALUIZNI-t u shkarkua pas akuzave të vazhdueshme për korrupsion. Por të qenurit një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste duket se i ka dhënë një dorë bashkëshortes së tij për të marrë nga fondet e akorduara për fermerët dhe bizneset shqiptare.

Duke u rikthyer sërish në Qarkun e Fierit, ku duket se lidhja me bujqësinë ka bërë që në këtë zonë fondet të kenë qenë të shumta, të paktën për drejtorët dhe deputetët socialistë.

Co Casa e ish-deputetit Arjon Muça, ish-kryetar i Partisë Socialiste Fier, si dhe kompania Bio Green, rezultojnë dy kompanitë e radhës që kanë përfituar nga këto fonde. Kjo kompani në vitin 2020 kalon në pronësi të Alket Merdanaj, i cili ishte drejtori i Shkollës së Mesme Bujqësore Fier.

Co Casa shpk u themelua në prill të vitit 2013 nga shtetasit Ilirjan Mërtiri dhe Arjon Muça. Në 2018, Ilirjan Mërtiri i ka shitur 50% të aksioneve ortakut Muçaj për vlerën 500 euro. Në janar të vitit 2019 do të ishte Muçaj ai që do të rishiste aksionet shtetasit Ilirjan Mërtiri. Kjo kompani ka përfituar 240.000 euro grant nga AZHBR për financimin e një sere.

Sipas të dhënave të QKB kjo kompani është financuar nga grant i AZHBR dhe ortaku i saj në një vlerë të konsiderueshme rreth 160.000 euro. Nuk dihet burimi i të ardhurave pasi nuk gjenden të dhëna financiare për shtetasin Ilirjan Mërtiri dhe pse prej vitit 2020 administratori i kësaj kompanie është shtetasi Bashkim Muçaj, i ati i Arjon Muçaj. Në një kompani me 160 mijë euro investim, Bashkimi, babai i deputetit, rezulton dhe i vetmi i punësuar pranë kësaj kompanie në vitin 2021. Por nuk mbaron me kaq, një tjetër kompani e themeluar nga shtetasi Arjon Muçaj rezulton të ketë përfituar grant nga AZHBR.

Kompania BIO-GREEN themelohet në maj të vitit 2017 nga shtetaset Luiza Liko dhe Enkelejda Lluka. Në shtator të vitit 2017 aksioner 100% i kësaj kompanie bëhet Arjon Muçaj. Në janar të vitit 2018 administratore e kompanisë nga Arjon Muçaj emërohet shtetasja Jorika Halilaj. Në shtator të vitit 2020 Muçaj shet aksionet shtetasit Alket Merdanaj. Ky i fundit është drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale Fier. Ende dhe sot administratore e kësaj kompanie është shtetasja Halilaj e emëruar nga ortaku Muçaj, ish-deputeti socialist. Kjo kompani ka përfituar 198.000 euro grant nga AZHBR.

Në total, të dy këto kompani të deputetit socialist Arjon Muçaj kanë përfituar 430.000 euro dhe janë pjesë e listës së parë të fitueseve nga fondet IPARD.

Arben Semanjaku, një nga socialistët më të zëshëm në qytetin e Fierit, është një tjetër figurë që nëpërmjet familjarëve të tij ka përfituar fonde të shumta nga AZHBR. Në dhjetor të vitit 2018 shtetasit Andi Koço dhe Menelaos Semanjku themelojnë kompaninë Ferma A&E 2018. Menelaos Semanjku është djali i Arben Semanjakut, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtuesit të Njësisë Administrative Zharrë dhe aktualisht rezulton i punësuar në Bashkinë Patos. Shumëkush ka dëgjuar për Zharrën pas protestave të banorëve për dëmtimet e shtëpive nga kompania Bankers, dhe Arben Semanjaku është një nga zyrtarët e kritikuar nga banorët e zonës për sjelljen e tij shtypëse dhe ofenduese, në mbrojtje të kompanisë private.

Kompania në emër të të birit të Semanjakut ka përfituar 2 grante nga AZHBR. Për investimin e parë 220.000 dhe për investimin e dytë 131.000 euro.

Por familja e zyrtarit të Partisë Socialiste nuk ka përfituar fonde vetëm nga grantet e BE. Bashkëshortja e tij, Klarida Semanjaku, ka përfituar plot 11 tendera nga Bashkia Fier për blerje mishi.

Sipas Opendata, Klarida Semanjaku ka përfituar 310.000 euro pagesa nga institucionet shtetërore në Fier.

Danish Green Garden, me ortakë Denada Shtylla, bashkëshorti i saj Muhamet Iseni dhe Lutfi Kashari, është një tjetër kompani që ka përfituar fonde nga AZHBR. Lutfi Kashari rezulton një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Sigurisht ambicia politike e Luftiut shihet kur ka kandiduar për postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste Rrogozhinë (ka pamje online për këtë).

Ndërkaq Denada Shtylla rezulton kushërira e gjyqtares Yret Shkreli, edhe kjo jo pak e lakuar në media për vendimet e saj, e duket se me kushërirën Shkreli kanë lidhje të forta deri në dhënie lekësh borxh. Investimi i parë për këtë kompani ishte ndërtim sere 2.3 hektar, vlera e investimit 416.000 euro dhe mbuluar nga granti 251.000 euro. Investimi i dytë, ndërtimi i dhomave frigoriferike me vlerë investimi 256.000 euro dhe mbuluar nga grant në vlerën 120.000 euro.

Etiketat: frida krifcaRoland Lutajzdrava farm
Artikulli para

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

Artikulli pas

Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!
Aktualitet

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

8 Tetor, 2025
VENDIMI/ Kostot e fluturimeve të Kryeministrit do të jenë sekret
Aktualitet

VENDIMI/ Kostot e fluturimeve të Kryeministrit do të jenë sekret

8 Tetor, 2025
Nga Arbër Çekaj te babai i Suel Çelës, Marin Gjonaj e Elvis Rroshi, si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?
Aktualitet

Nga Arbër Çekaj te babai i Suel Çelës, Marin Gjonaj e Elvis Rroshi, si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025
Rama me kryebashkiakun Adams: Linjë direkte fluturimesh me New York-un
Aktualitet

Rama me kryebashkiakun Adams: Linjë direkte fluturimesh me New York-un

8 Tetor, 2025
LISTA/ Raketa, tanke, avionë….! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë
Aktualitet

LISTA/ Raketa, tanke, avionë….! 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë

8 Tetor, 2025
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”
Aktualitet

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

8 Tetor, 2025
Artikulli pas
Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Ekonomi

Regresi i heshtur i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Nga SkyWeb
13 Gusht, 2025
0

Në gjysmën e dytë të viteve 2000′, kur në tregun shqiptar të sigurimeve filluan të hynin lojtarë prestigjozë nga jashtë,...

Lexo të plotë
Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

3 Korrik, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

7 Korrik, 2025
Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

22 Gusht, 2025
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Europë, Shqipëria e fundit në listë për fuqinë blerëse

8 Gusht, 2025

Të Fundit

Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, falë financimit të BE-së dhe Gjermanisë

8 Tetor, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

8 Tetor, 2025
Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

8 Tetor, 2025
Rreziku për luftë me Rusinë, Lituania stërvitet për evakuimin e 400 mijë banorëve

Rreziku për luftë me Rusinë, Lituania stërvitet për evakuimin e 400 mijë banorëve

8 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr