• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Revista “Lonely Planet” liston 20 destinacionet në Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
në Turizëm
A A
0
Revista “Lonely Planet” liston 20 destinacionet në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Revista prestigjioze e udhëtimeve Lonely Planet i ka kushtuar një artikull të posaçëm kryeqytetit shqiptar, duke listuar 20 eksperiencat më të bukura për t’u përjetuar në Tiranë. Autorja Laura Millar shkruan se qyteti, i izoluar për dekada nga regjimi komunist, po shndërrohet sot në një destinacion gjithnjë e më kozmopolit, ku vizitorët mund të gjejnë një miks unik historie, arkitekture dhe kulture.

Lista nis me Xhaminë e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, e hapur në vitin 2024 dhe e frymëzuar nga arkitektura osmane.

Në qendër të kryeqytetit, Sheshi Skënderbej dhe statuja e heroit kombëtar janë atraksione të domosdoshme, ndërsa Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj të rralla dhe Kulla e Sahatit sjellin një udhëtim në kohë.

Mes rekomandimeve janë edhe Kalaja e Tiranës dhe Muzeu Historik Kombëtar, ku mozaiku i madh “Shqiptarët” përshkruan historinë e vendit, si dhe Parku i Liqenit Artificial, një hapësirë e gjelbër për shëtitje e rekreacion.

Për ata që duan panoramë, teleferiku i Dajtit çon për 15 minuta mbi majat e malit, me pamje spektakolare drejt Tiranës dhe Adriatikut.

Lonely Planet sugjeron gjithashtu vizitat në Bunk’Art 1 dhe 2, muze të vendosur në bunkerë të periudhës komuniste, në Piramidën e Tiranës tashmë e transformuar në qendër inovacioni, si dhe në Vilën 31, rezidencën e Enver Hoxhës e kthyer në hapësirë arti. Blloku, dikur i ndaluar, sot është zemra e jetës së natës me bare dhe restorante moderne.

Në listë nuk mungojnë Muzeu Arkeologjik Kombëtar, Pazari i Ri plot produkte vendase, Shtëpia e Gjetheve ku ekspozohen pajisjet e përgjimit të Sigurimit, si dhe Ura e Tabakëve, një relike osmane mbi lumin Lana.

Sipas Lonely Planet, Tirana është një qytet që kombinon kujtesën historike me energjinë e së tashmes, duke ofruar për turistët ndërthurjen e veçantë mes kulturës, historisë dhe argëtimit modern. /skyweb.al

Etiketat: lonely planettirane
Artikulli para

Dita dhe ora më e rrezikshme për të bërë aksident sipas të dhënave të korrikut

Artikulli pas

“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

"Kujdes nga investimet online!" AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Shtyhet për vitin 2028 taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
0

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026,...

Lexo të plotë
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

1 Qershor, 2026
TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

22 Qershor, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

18 Korrik, 2026
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr