• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Editor Nga Editor
19 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët po e përdorin më pak postën në 2026. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se qytetarët kanë dërguar dhe marrë më pak objekte në krahasim me vitin e kaluar.

2025 ishte padyshim viti i “lulëzimit” të postës ndërkombëtare falë platformës së shitje-blerjeve, TEMU. Edhe shqiptarët “ranë pre” e “fast fashion” apo e thënë ndryshe modës së shpejtë, e cila fillimisht synon prodhimin masiv dhe të shpejtë të veshjeve, duke kopjuar stilet aktuale, dhe më pas shitjen e tyre me çmime shumë më të ulëta se ato që ofron tregu. Një prej debateve më të mëdha vitin e kaluar ishte përmbajtja e kimikateve toksike në veshjet apo objektet e blera nga TEMU, e cila solli më pas shtimin e kontrolleve nga Bashkimi Evropian për të gjitha produktet që hynin në Union  dhe në fund gjobitjen me 200 milionë euro të TEMU, për shitjen e produkteve të paligjshme, si lodra të rrezikshme për foshnja dhe karikues me defekt.

Përfituesit më të mëdhenj janë postat private, të cilët ishin dhe vijojnë të jenë shpërndarësit kryesorë të objekteve ndërkombëtare hyrëse.

Por duket se 2026 nuk ka premtuar të njëjtën gjë. Sipas të dhënave nga AKEP, në tremujorin e dytë të këtij viti janë shpërndarë 6.7 milionë objekte postare në total, rreth 15% më pak se në tremujorin e dytë 2025. Shpërndarja e objekteve brenda vendit ka pasur një tkurrje më të vogël, ndërsa dërgimi apo marrja  e pakove dhe letrave nga jashtë territorit të Shqipërisë, regjistroi një rënie prej 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për sa i përket llojit të objekteve, postat private shpërndajnë më shumë pako sesa letra, ndërsa Posta Shqiptare rreth 74% objekte të thjeshta dhe 26% objekte të regjistruara ose shërbime shtesë.

Posta Shqiptare, i cili vazhdon të jetë ofruesi i vetëm i shërbimit universal në Shqipëri, pra që ofron një minimum të përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të mundshme për të gjithë përdoruesit në territorin e Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme, është kompania që ka shpërndarë më shumë objekte. Ajo dominon në shpërndarjen e objekteve postare brenda vendit, por postat private dominojnë në shpërndarjen e objekteve postare ndërkombëtare që hyjnë në Shqipëri./scan.tv

Etiketat: blerjet online
Artikulli para

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

Artikulli pas

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Editor

Editor

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

Nga Editor
8 Tetor, 2026
0

Ulja e çmimeve të karburanteve dje nuk zgjati as 24 orë. Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte shtrenjtimin...

Lexo të plotë
Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

1 Korrik, 2026
Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

20 Prill, 2026
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
Inflacioni sipas standardit të BE: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

Inflacioni sipas standardit të BE: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

18 Mars, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr