• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i cigareve vijon të rritet, duke rënduar më tej xhepin e duhanpirësve. Shtrenjtimi lidhet me kalendarin e akcizës për duhanin, të miratuar në vitin 2022, i cili parashikon një skedul pesëvjeçar rritjeje progresive me qëllim dekurajimin e konsumit të duhanit.

Janari i vitit 2026 shënon vitin e fundit të zbatimit të këtij kalendari. Sipas parashikimeve, akciza për duhanin rritet mesatarisht me 250 lekë për kilogram, çka pritet të reflektohet në çmimin final të paketave me rreth 20 deri në 30 lekë.

Deri më 31 dhjetor 2025, detyrimi i akcizës për cigaret dhe purot që përmbajnë duhan ishte 7.500 lekë për 1.000 fije. Nga 1 janari 2026, kjo vlerë rritet në 7.750 lekë për 1.000 fije cigare.

Paralelisht, në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027 është parashikuar hartimi i një kalendari të ri për rritjen e akcizës së duhanit dhe nënprodukteve të tij për periudhën pas vitit 2027. Në dokument theksohet se Shqipëria ende nuk aplikon një skemë të kombinuar taksimi për duhanin, e cila përfshin si tarifë specifike për njësi produkti, ashtu edhe një përqindje mbi çmimin e shitjes, praktikë që përdoret gjerësisht në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas strategjisë, qëllimi i kalendarit të ri është përafrimi gradual me nivelin e akcizës së aplikuar në BE dhe unifikimi i trajtimit fiskal mes duhanit dhe nënprodukteve të tij.

Të dhënat tregojnë se rreth 25 për qind e popullsisë madhore në Shqipëri konsumon duhan. Një studim i organizatës Development Solutions Associates tregon se niveli i duhanpirjes mbetet i lartë, veçanërisht te meshkujt, ku 42 për qind konsumojnë duhan, kundrejt 7 për qind te femrat.

Nga ana fiskale, akciza përbën rreth 11 për qind të të ardhurave tatimore vjetore të shtetit, ndërsa afërsisht 35 për qind e të ardhurave nga akciza sigurohen nga nënproduktet e duhanit. /skyweb.al 

Etiketat: cigarecmimi
Artikulli para

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

Artikulli pas

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme
Aktualitet

Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme

27 Gusht, 2026
“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione
Aktualitet

“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

27 Gusht, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja
Ekonomi

Pagesat me kartë arrijnë në 58 miliardë lekë, por ka ende vend për përmirësim

27 Gusht, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë
Ekonomi

Inspektorati i Punës paralajmëron bizneset: Kujdes me pasaportën e të punësuarve!

27 Gusht, 2026
FOTO LAJM/ Ergys Agasi mbante një orë Richard Mille me çmim sa një apartament luksoz në “ish-Bllok” në momentin e arrestimit
Aktualitet

FOTO LAJM/ Ergys Agasi mbante një orë Richard Mille me çmim sa një apartament luksoz në “ish-Bllok” në momentin e arrestimit

26 Gusht, 2026
Ergys Agasi kishte shofer Uljan Shpatarakun, si shkarkimi i Ilir Prodës i hapi rrugën arrestimit të të shumëkërkuarit të SPAK
Aktualitet

Ergys Agasi kishte shofer Uljan Shpatarakun, si shkarkimi i Ilir Prodës i hapi rrugën arrestimit të të shumëkërkuarit të SPAK

26 Gusht, 2026
Artikulli pas
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shkoi për qitje, klienti vetëvr*tet në poligonin Action Target, në pronësi të ortakut të shtetit në KAYO dhe Guna Tactical, Emiljano Dusha
Aktualitet

Shkoi për qitje, klienti vetëvr*tet në poligonin Action Target, në pronësi të ortakut të shtetit në KAYO dhe Guna Tactical, Emiljano Dusha

Nga SkyWeb
17 Tetor, 2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë, ku siç mëson Skyweb.al, 35-vjeçari Bledi Hasani ka humbur jetën...

Lexo të plotë
Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

4 Shkurt, 2026
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Qeveria bën gati listën e re të çmimeve referencë për pronat

26 Prill, 2026
SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

17 Shkurt, 2026
Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme

Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme

27 Gusht, 2026
“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

27 Gusht, 2026
Jo vetëm goditja nga nxehtësia: Studiuesit identifikojnë 33 diagnoza që lidhen me temperaturat e larta

Jo vetëm goditja nga nxehtësia: Studiuesit identifikojnë 33 diagnoza që lidhen me temperaturat e larta

27 Gusht, 2026
Për herë të parë në botë: Inteligjenca artificiale asiston gjatë një operacioni për heqjen e tumorit në tru dhe mbron shikimin e pacientit

Për herë të parë në botë: Inteligjenca artificiale asiston gjatë një operacioni për heqjen e tumorit në tru dhe mbron shikimin e pacientit

27 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr