• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes
Share on FacebookShare on WhatsApp
Tregjet ndërkombëtare të metaleve të çmuara janë përfshirë nga një valë e re paniku financiar, pasi çmimi i argjendit ka shënuar rekordin më të lartë të të gjitha kohërave – 53 dollarë për ons – duke u rritur me mbi 85% që prej fillimit të vitit.

Sipas Financial Times, kërkesa e furishme për argjend në tregun e Londrës ka ndezur një garë mes investitorëve dhe industrisë, duke bërë që metali i bardhë të performojë më mirë edhe se ari, i cili vetë ka arritur një rekord të ri prej 4,179 dollarësh për onz, me rritje vjetore prej 59%.

Rritja e çmimit po nxitet nga disa faktorë: kërkesa e fortë industriale nga sektori i elektronikës dhe paneleve diellore, grumbullimet nga investitorët që e shohin argjendin si “zëvendësues” të arit, si dhe blerjet masive në Indi në prag të sezonit të dasmave.

Në Londër, rezervat e argjendit kanë rënë në nivele historikisht të ulëta, duke krijuar një prim prej 1 deri në 2 dollarë mbi çmimin e kontratave të së ardhmes në bursën COMEX të Nju Jorkut.

Për shkak të mungesës, disa tregtarë kanë ndërmarrë një hap të pazakontë: transportimin e sasisë fizike të argjendit me avion nga Nju Jorku drejt Londrës, praktikë e rezervuar zakonisht për arin, pasi argjendi është më voluminoz dhe zakonisht dërgohet me anije.

Ky tension në treg ka çuar çmimet përtej edhe të famshmes “krizë e argjendit” të viteve 1980, e njohur si spekulimi i vëllezërve Hunt. Tregtarët e përshkruajnë sot situatën si “arin në version steroide”, pasi luhatjet e çmimit të argjendit janë shumë më të forta në periudha të pasigurisë globale.

Ndryshe nga ari, i cili mbahet në rezerva nga bankat qendrore dhe mund të stabilizohet nga ndërhyrjet e tyre, argjendi nuk ka një shitës të fundit në rast mungese likuiditeti.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë aplikimin e tarifave doganore mbi importet e argjendit, çka ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të rezervave fizike në Nju Jork, duke thelluar krizën e ofertës në tregun londinez.

Prodhimi i argjendit mbetet i kufizuar, pasi nxirret kryesisht si nënprodukt i minierave të plumbit, zinkut dhe arit. Kjo varësi e lartë nga prodhimi dytësor po e bën edhe më të vështirë balancimin e tregut, ndërsa çmimi i metalit të bardhë vijon të ngjitet në nivele të paprecedenta. /skyweb.al

Artikulli para

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Artikulli pas

“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Ekonomi

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
Artikulli pas
“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

"Po mësohemi me helmin"! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET
Aviacion

Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Nga Skyweb.al  Rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve nga Rinasi në drejtim të vendeve të BE-së dhe më gjerë...

Lexo të plotë
Kompanisë ajrore Voepass Airlines i vihet “kyçi” pas aksidentit tragjik, por ai nuk ishte shkaku i vetëm

Kompanisë ajrore Voepass Airlines i vihet “kyçi” pas aksidentit tragjik, por ai nuk ishte shkaku i vetëm

29 Qershor, 2025
“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

“The Economist”: Mos taksoni të pasurit!

4 Tetor, 2025
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

9 Korrik, 2025
KKT i jep vëllait të Vangjush Dakos kullë 50 kate në Tiranë

KKT i jep vëllait të Vangjush Dakos kullë 50 kate në Tiranë

24 Korrik, 2025

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr