• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata e Ndërtuesve ka ngritur një sërë vërejtjesh ndaj projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, që ndodhet aktualisht në fazë konsultimi publik, duke kërkuar sqarime të qarta për mënyrën si do të zbatohet në praktikë.

Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, qytetarët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë të drejtë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026 të bëjnë rivlerësimin e pronës me vlerën e tregut, kundrejt një tatimi prej 5% të kësaj vlere.

Por, sipas Shoqatës së Ndërtuesve, drafti nuk përcakton çfarë nënkuptohet konkretisht me “vlerë tregu” dhe cilat burime do të përdoren për përcaktimin e saj.

“Mungesa e një përkufizimi të qartë rrezikon të sjellë zbatim të pabarabartë dhe subjektiv të ligjit,” thuhet në vërejtjet drejtuar Ministrisë së Financave.

Shoqata paralajmëron se pa standarde të qarta për vlerën e tregut, administrata tatimore apo ekspertët e licencuar mund ta interpretojnë ndryshe ligjin, duke sjellë pabarazi tatimore mes qytetarëve.

Sipas ndërtuesve, duhet përcaktuar nëse rivlerësimi do të bazohet në çmimet reale të shitjeve të fundit në zonë apo në çmimet referuese të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Një tjetër shqetësim lidhet me afatet e përcaktuara në projektvendim. Drafti parashikon që kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse nuk procesohen brenda 30 shtatorit 2026, do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse tatimi paguhet deri më 31 dhjetor 2026.

Shoqata thekson se kjo formulim mund të ndëshkojë padrejtësisht qytetarët në rast se vonesa vjen nga vetë administrata. “Nëse kërkesa është dorëzuar në afat, por nuk përpunohet për arsye administrative, qytetari nuk duhet të humbasë të drejtën e përfitimit nga ligji,” thuhet në reagimin e Shoqatës së Ndërtuesve.

Sipas saj, për shkak të ngarkesës së madhe dhe mungesës së stafit në ASHK, shumë kërkesa mund të mbeten të papërpunuara në kohë, ndaj duhet garantuar që çdo aplikim i bërë brenda afatit të ketë efekt ligjor deri në fund të vitit 2026.

Një tjetër problem që ngre Shoqata është mospërputhja midis neneve të draftit. Neni 5 përcakton që ligji ka efekt nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, por njëkohësisht lejon pagesën e tatimit deri më 31 dhjetor 2026, duke krijuar një paqartësi logjike.

Për këtë arsye, ndërtuesit propozojnë që ligji të shtrijë efektet deri në fund të vitit 2026, për të shmangur interpretimet e dyfishta dhe për të siguruar zbatim të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Procesi i ri i rivlerësimit, që synon të formalizojë tregun e pasurive të paluajtshme dhe të lehtësojë transaksionet e pronës, shihet si një mundësi reale për qytetarët që duan të azhurnojnë vlerën e pronës me taksë të reduktuar.

Por, sipas Shoqatës së Ndërtuesve, mungesa e detajeve teknike dhe rreziku i moskoordinimit administrativ mund të kthejnë këtë nismë në një burim të ri pasigurie ligjore dhe tatimore. /skyweb.al 

Etiketat: pronaverivleresimi
Artikulli para

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

Artikulli pas

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim
OP-ED

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim

Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
0

Joseph Stiglitz & Martín Guzmán Në një nga aktet e tij të fundit të angazhimit ndërkombëtar, Papa Françesku mblodhi në...

Lexo të plotë
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

11 Shkurt, 2026
Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK

Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK

10 Prill, 2025
“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

16 Qershor, 2025
Çfarë është protesta e pizhamave në aeroportet amerikane dhe pse po ndodh ajo

Çfarë është protesta e pizhamave në aeroportet amerikane dhe pse po ndodh ajo

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr