• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse super pasanikët po heqin dorë nga sendet e luksit?

Editor Nga Editor
19 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
Pse super pasanikët po heqin dorë nga sendet e luksit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një kohë kur sendet luksoze janë bërë më të aksesueshme se kurrë më parë, super të pasurit e botës po ndryshojnë mënyrën se si i shpenzojnë paratë e tyre. Në vend që të investojnë në prona madhështore, orë të rralla apo verëra të çmuara, elita financiare po largohet nga ideja e posedimit të luksit tradicional dhe po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek përjetimet unike dhe shërbimet e personalizuara, ato që nuk mund të shiten, kopjohen apo posedohen nga të tjerët.

Rënia e ndjeshme në tregun e sendeve të luksit është shenjë e qartë e këtij ndryshimi. Sipas raportit të fundit nga Knight Frank, një indeks i mallrave luksoze të mbajtura si investime, përfshirë orë, verë, makina klasike, arte dhe bizhuteri ka pësuar një rënie prej 6% që nga kulmi i tij. Për më tepër, tregu i orëve të dorës së dytë, që dikur përjetonte rritje të furishme, ka pësuar ulje çmimesh deri në 30% në raport me vitin 2022.

Edhe në tregun e pasurive të paluajtshme luksoze, tendencat po ndryshojnë. Shtëpitë “trophy”  ato prona ikonike në zonat më të kërkuara si Londra apo Parisi nuk po shiten më me të njëjtin entuziazëm si më parë. Shumë nga këto prona po qëndrojnë në treg për periudha të gjata, ndërsa blerësit e nivelit të lartë po bëhen më selektivë.

Kjo zhvendosje në sjelljen e konsumit nuk është vetëm një pasojë e kushteve ekonomike apo e ngopjes me luks. Në thelb të këtij ndryshimi qëndron nevoja për diferencim. Në një botë ku çdokush mund të blejë çanta firmato ose të udhëtojë me klasin e parë, pasanikët po kërkojnë mënyra të reja për të afirmuar statusin e tyre, jo përmes gjërave që zotërojnë, por përmes përvojave që vetëm ata mund të kenë.

“Kur luksi bëhet i zakonshëm, ai humbet vlerën si simbol statusi”, shkruan në një artikull TheEconomist.

Sipas analistëve të luksit, tani vlerësohen më shumë udhëtime, eventet e personalizuara, eksperiencat kulturore të paarritshme dhe qasja në vende apo shërbime që nuk janë në dispozicion të publikut të gjerë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar këtë ndryshim është rritja e tregut të mallrave luksoze të dorës së dytë. Platforma të shumta online dhe dyqane të specializuara ofrojnë mundësinë për të blerë sende të shtrenjta me çmime të reduktuara, duke e bërë më të lehtë për një publik më të gjerë hyrjen në “klubin e luksit”. Por për super të pasurit, kjo do të thotë se më pak gjëra janë vërtet ekskluzive.

Për të qenë të veçantë në këtë klimë të re konsumi, shumë prej tyre po i drejtohen “lukseve të paprekshme”. Këto përfshijnë anëtarësime në klube sekrete, akses në aktivitete që nuk reklamohen publikisht dhe madje edhe investime në art të ndarë në “aksione” ku zotërojnë vetëm një pjesë të një vepre të famshme, duke shmangur ekspozimin publik dhe duke ruajtur privatësinë.

Ky transformim në mënyrën e të jetuarit të elitës globale shënon fundin e epokës së “grumbullimit” dhe fillimin e një ere ku rëndësi ka cilësia dhe personalizimi i përvojës. Luksi i ri nuk ka më të bëjë me atë që mund të tregosh, por me atë që mund të përjetosh, vetëm ti. /Skyweb.al

Etiketat: luksite pasurit
Artikulli para

Letonia përgatitet për luftë, grumbullohen furnizimet dhe shtohen strehimet

Artikulli pas

Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

Të Përzgjedhura

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?
OP-ED

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
0

Nga Klodian Tomorri Sistemi financiar në Shqipëri përballet me një situatë që në pamje të parë duket paradoksale. Për frymë...

Lexo të plotë
Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet sërish në SPAK

Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet sërish në SPAK

20 Tetor, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr