• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Skandali i Aeroportit të Vlorës dhe plaçkitësit që grindën për plaçkën e zhvatur: Si Behgjet Pacolli dhe Belinda Balluku po sabotojnë turizmin shqiptar

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Skandali i Aeroportit të Vlorës dhe plaçkitësit që grindën për plaçkën e zhvatur: Si Behgjet Pacolli dhe Belinda Balluku po sabotojnë turizmin shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Thashë të vija edhe unë me ju, mos bëja ndonjë plaçkë”, është thënia lapidar e Birçe Haskos në filmin “Liri a vdekje”, teksa përpiqet të bindë çetën e Çerçiz Topullit që ta marrin me vete në plaçkitjet e hamendësuara nga mendja e një bariu që nuk dinte as shkrim e as këndim.

Një mendësi e tillë rikthehet në vëmendjen e shqiptarëve shumë dekada më vonë, pikërisht në njërin prej investimeve strategjike të vendit, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku tashmë ka plasur lufta mes aksionerëve dhe krerëve të shtetit shqiptar për aksionet që lanë turqit, të cilët po ashtu morën plaçkën e tyre dhe u rikthyen nga kishin ardhur.

Behgjet Pacolli, i cili pretendon 98% të aksioneve në këtë aeroport, përmes “deal-eve” gojore me Valon Ademin, dha një intervistë të çuditshme disa ditë më parë në media, ku, ndërkohë që përpiqej të bënte PR-në e vetes, e nxirrte veten edhe më të zhveshur në skandalin e aeroportit të Vlorës, duke pretenduar ndër të tjera se nuk kishte parë çfarë kishte firmosur, teksa i kishin vënë para një dokument, i cili më pas u përdor për të kaluar 46% të aksioneve në pronësi të Ademit.

Po ashtu, “baca” harroi se po fliste para kamerave, ku pranoi se për aeroportin e Vlorës nuk kishte patur garë dhe se gjithçka ishte vendosur në zyrën e Belinda Ballukut, bisedë në të cilën ajo, sipas tij, e kishte edhe ofenduar.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Nëse e ka parë këtë intervistë, një prokuror i SPAK ka detyrimin minimal ta thërrasë Behgjet Pacollin për deklarime të mëtejshme, pasi duket se paska qenë dëshmitar edhe i një shkeljeje ligjore, të ngjashme me atë për të cilën akuzohet Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë.

Ndërkohë që Behgjet Pacolli, Valon Ademi dhe Belinda Balluku kacafyten për “plaçkën” në aeroportin e Vlorës, strategjia e qeverisë për turizmin në vend ka marrë një goditje të fortë, pasi markat e njohura ndërkombëtare të hotelerisë kanë kuptuar se këtu nuk mund të bësh dot biznes nëse nuk vjen me mendësinë e plaçkitësit.

Disa muaj më parë, në kompleksin e njohur “Green Coast”, u hap një hotel nën menaxhimin e brandit ndërkombëtar “Accor”.

Këta të fundit nuk mund të investojnë kudo, pa marrë garancitë për plotësimin e standardeve të tyre, siç janë afërsia me aeroportin, infrastruktura etj.

Hoteli në fjalë, i planifikuar të ishte hapur 12 muaj në vit, tani është mbyllur. Menaxherët e huaj kanë mbledhur valixhet dhe janë larguar, deri në pritje të rihapjes së sezonit, pasi shqiptarët nuk bëjnë turizëm në tetor apo nëntor. Ndryshe do të ishte në një treg më të madh, që do të ofrohej nga një aeroport funksional në Vlorë.

Behgjet Pacolli deklaroi se punimet në këtë aeroport do të mbylleshin në mars, por ai nuk mund të ishte operacional, pikërisht për shkak të problemeve të tanishme mes aksionerëve dhe shtetit shqiptar.

Praktikisht, mosfunksionimi i Aeroportit të Vlorës po saboton strategjinë e turizmit në Shqipëri, ku herë Behgjet Pacolli, herë Valon Ademi dhe herë Belinda Balluku, bashkë me turqit, po kujdesen që gjërat të mos shkojnë sipas parashikimeve fillestare.

Thonë që plaçkitësit grinden kur ndajnë plaçkën dhe jo kur plaçkisin, dhe duket se ky është rasti tipik i disa plaçkitësve që i janë vënë në fyt turizmit shqiptar. /skyweb.al

Etiketat: aeroporti i vloresbehgjet pacollibelinda balluku
Artikulli para

Kuvendi i shqetësuar për kreditë e bankave në ndërtim, kërkon marrje masash nga BSH

Artikulli pas

VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik
Aktualitet

Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik

Nga Editor
5 Mars, 2026
0

Kontrolli teknik i automjeteve mbetet një element kyç për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve...

Lexo të plotë
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Qeveria miraton Strategjinë e Turizmit deri në 2030, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

31 Korrik, 2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

2 Dhjetor, 2025
Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

3 Dhjetor, 2025
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

5 Shtator, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr