• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ky është orizi më i shtrenjtë në botë

Editor Nga Editor
15 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Ky është orizi më i shtrenjtë në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Duke mbajtur në duar një kuti elegante të zezë, të stampuar me fjalët “World’s Best Rice” në ngjyrë ari, shefi japonez Kenichi Fujimoto buzëqesh lehtë, me një hije skepticizmi në fytyrë. “Këto gjëra shpesh janë shumë komerciale dhe jo domosdoshmërisht të mira,” thotë shefi me bazë në Hong Kong, ndërsa hedh një vështrim drejt tenxheres ku orizi po zien ngadalë.

Me më shumë se 20 vite përvojë duke punuar nën mjeshtër sushi të vlerësuar me yje Michelin, Fujimoto ka provuar qindra lloje orizesh. Por ky është ndryshe. Prodhuesit e Kinmemai Premium jo vetëm pretendojnë se është orizi më i mirë në botë, por në vitin 2016 edhe Guinness World Records e ka certifikuar si më të shtrenjtin.

CNN i kërkoi pikërisht Fujimotos të gjykojë nëse ky oriz e meriton famën. Gruri është shpëlarë, njomur dhe vendosur në një tenxhere prej gize me ujë për t’u gatuar, një provë tejet e rëndësishme për një shef japonez.

“Orizi është ushqimi i shpirtit në Japoni,” thotë ai. “Për sushi, orizi është pjesa më e rëndësishme, 80% e një sushi të mirë vjen nga orizi, dhe vetëm 20% nga peshku.”

Në Japoni, orizi ka qenë një ushqim i shenjtë për rreth 3,000 vjet. Sot kultivohen më shumë se 300 varietete, dhe çdo vit krijohen varietete të reja. Pjatat e njohura si sushi, mochi dhe pija tradicionale sake kanë arritur famë ndërkombëtare, por eksportet e orizit japonez nuk kanë patur të njëjtin sukses.

Këtu hyn në skenë Keiji Saika, presidenti 91-vjeçar i kompanisë Toyo Rice Corporation. Në vitin 2016 ai vendosi të promovonte më fuqishëm orizin japonez jashtë vendit. Me seli në Ëakayama, kompania e tij prodhon makina për bluarjen e orizit dhe gjithashtu shet llojin Kinmemai, që do të thotë “Oriz me Filiza të Artë” – një varietet i vlerësuar për shijen dhe vlerat ushqyese.

“Ndjeva se Japonia duhej t’i tregonte botës se sa i jashtëzakonshëm është orizi ynë,” thotë Saika për CNN. Kështu i lindi ideja e aplikimit për Guinness Ëorld Records: “Duhej të bënim diçka që nuk ishte bërë më parë.”

I bindur se prodhonte orizin më të shijshëm në botë, ai nxori në treg Kinmemai Premium po atë vit, me një çmim prej 9,496 jenësh për 840 gramë, rreth 109 dollarë për kilogram, një çmim shumëfish më i lartë se orizi i zakonshëm i cili kushtonte 300–400 jenë për kilogram.

Saika pranon se dyshonte nëse dikush do ta blinte. Por kërkesat filluan të shtoheshin. Ajo që nisi si një botim i vetëm, tani është kthyer në një lançim vjetor. Këtë vit, kutitë dalin në treg për 10,800 jenë secila. /Skyweb.al

Etiketat: japoniaorizi
Artikulli para

Rritet numri i aksidenteve në punë, 33 persona humbën jetën

Artikulli pas

Greqia demostron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen e madhe ushtarake

Editor

Editor

Nga Kategoria

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë
Aktualitet

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Artikulli pas
Greqia demostron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen e madhe ushtarake

Greqia demostron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen e madhe ushtarake

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2025
0

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka miratuar një paketë të re masash për stimuluar vijimin e pagesave nga...

Lexo të plotë
Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

30 Shtator, 2025
Sulmet ruse në Ukrainë, Polonia mbyllet aeroportet

Sulmet ruse në Ukrainë, Polonia mbyllet aeroportet

27 Dhjetor, 2025
Bizneset në tension 6 kV duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë nga 1 janari 2026

Bizneset në tension 6 kV duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë nga 1 janari 2026

23 Dhjetor, 2025
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

GRAFIKËT/ “Ngec” privati, shteti i rrit pagat më shpejt

11 Shtator, 2025

Të Fundit

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

13 Janar, 2026
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr