• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

ERE hap garën për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, kushtet

Editor Nga Editor
18 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
ERE hap garën për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, kushtet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi furnizuesit për mundësinë lidhur me përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit. Këtë detyrë aktualisht e luan një njësi e veçantë pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal pjesë e OSHEE Group dhe që garanton mbulimin me energji të gjithë subjekteve që dalin në treg të lirë dhe nuk kanë arritur të gjejnë një furnizuesit privat.

“Sipas Ligjit nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, FMF është një shoqëri e licencuar për kryerjen e veprimtarisë së furnizimit dhe e ngarkuar me detyrimin e furnizimit të mundësisë së fundit, i cili ofron për një periudhë të kufizuar kohe shërbimin e furnizimit në kushte të rregulluara ndaj klientëve, dhe që i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Metodologjinë e përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, të miratuar nga ERE” sqaron Enti në njoftimin e tij të garës.

ERE nënvizon se ofrimi i shërbimit të furnizimit me energji elektrike, nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, sipas legjislacionit në fuqi, ofrohet kur a) furnizuesi tjetër ka ndërprerë furnizimin e energjisë elektrike b) klienti ka shlyer detyrimet ndaj furnizuesit të mëparshëm c) klienti ka dëshmuar pamundësinë e furnizimit me energji elektrike nga furnizues të tjerë.

Të drejtën për të qenë pjesë e kësaj gare e ka çdo furnizues mjaft që të përmbushë kushtet e vendosura  në dokumentet e konkursit.

Konkretisht aplikanti duhet të jetë në gjendje të sigurojë prova për:  a. Resurset administrative, teknologjinë e informacionit, sistemet e faturimit dhe burimet njerëzore me aftësinë për të transferuar një numër të madh të të dhënave të klientëve, me përgjegjësi, saktësi dhe në kohën e duhur; b. Treguesit operacionalë dhe financiarë, të aftë të identifikojnë se cilëve klientë u shërbehen nën kushtet e FMF, dhe cilëve klientë në kushtet e një furnizuesi të energjisë; c. Kapacitetin financiar për të furnizuar me energji elektrike të mjaftueshme shtesë, për të përmbushur kërkesat e klientëve që furnizohen në kushtet e mundësisë së fundit, pa cenuar shërbimin ndaj klientëve të tjerë me të cilët ka nënshkruar kontratë furnizimi.

Po kështu aplikanti duhet të garantojë dhe dokumentojë që mund t’u shërbejë klientëve në kushtet e furnizimit të mundësisë së fundit, duke garantuar një shërbim të vazhdueshëm për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh ose prej 2 vjetësh për klientët që dalin për herë të parë në treg të liberalizuar. Për këtë qëllim depoziton në aplikim, kontratat e lidhura gjatë vitit të fundit të sigurimit të shërbimit të furnizimit. /Monitor

Etiketat: ERE
Artikulli para

Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

Artikulli pas

Pse nuk duhet t’i besoni verbërisht ato që iu thotë Inteligjenca Artificiale ?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland
Aktualitet

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

27 Shkurt, 2026
EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin
Aktualitet

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Pse nuk duhet t’i besoni verbërisht ato që iu thotë Inteligjenca Artificiale ?

Pse nuk duhet t'i besoni verbërisht ato që iu thotë Inteligjenca Artificiale ?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut
Aviacion

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

Nga SkyWeb
30 Tetor, 2025
0

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve dhe rezultatet konfirmojnë sërish pozicionin e SIGAL Insurance Group...

Lexo të plotë
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

25 Shkurt, 2026
Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

Shqiptari! Një identitet, shumë paradokse!

28 Tetor, 2025
Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

26 Janar, 2026
“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

4 Janar, 2026

Të Fundit

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr