• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Buxheti i vitit 2026 shënon nivelin më të lartë historik të financimeve publike. Sipas draftit, të ardhurat buxhetore programohen në rreth 8.5 miliardë euro, të bazuara te përmirësimi i administrimit fiskal dhe ulja e informalitetit, ndërsa shpenzimet arrijnë 8.9 miliardë euro ose 31.9 për qind të PBB-së, rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i 2025. Deficiti parashikohet në 2.3 për qind të PBB-së, i njëjtë me vitin paraardhës.

Një peshë qendrore në buxhet i jepet politikave sociale. Vetëm për rritjen e pensioneve, sipas skemës së re, parashikohet një fond prej 100 milionë euro, ndërsa 135 milionë euro shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Qeveria ka parashikuar gjithashtu financimin e plotë të efektit të pagës minimale 50 mijë lekë. Për herë të parë parashikohet indeksimi i pagave të administratës publike me 2.5 për qind, duke hyrë në fuqi më 1 janar 2026.

Investimet publike për vitin e ardhshëm arrijnë në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi i rindërtimit mbetet në 50 milionë euro. Për kontratat koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me vitin 2025. Sektorët prioritarë mbeten shëndetësia, mbrojtja sociale, infrastruktura, energjia, arsimi dhe ushtria.

Sa i takon shpërndarjes sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr fonde rekord prej 853 milionë euro, që përfshijnë rritjen e pagave dhe investimet në shërbimet shëndetësore. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë disponon 800 milionë euro, të fokusuara në projektet rrugore dhe hekurudhore. Ministria e Arsimit merr 680 milionë euro, duke mbuluar pagat e mësuesve dhe investimet në shkolla. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka një buxhet prej 610 milionë euro, për të mbajtur angazhimin e Shqipërisë për një financim mbi 2 për qind të PBB-së në kuadër të NATO-s.

Ky projektbuxhet synon rritje të qëndrueshme, zgjerim të politikave sociale dhe forcim të kapaciteteve të investimeve publike, duke u fokusuar te shtresat në nevojë, sistemet bazë të shërbimeve dhe detyrimet strategjike të vendit. /skyweb.al

Etiketat: buxheti 2025edi ramapagatpensionet
Artikulli para

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Artikulli pas

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull
Kryesore

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?
Aktualitet

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer
Ekonomi

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona
Aviacion

Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona

12 Janar, 2026
Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira
Aktualitet

Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira

12 Janar, 2026
“Downtown One Tirana”, në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: Shqipëria në hartën globale të arkitekturës bashkëkohore
Kryesore

“Downtown One Tirana”, në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: Shqipëria në hartën globale të arkitekturës bashkëkohore

12 Janar, 2026
Artikulli pas
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë, një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Instagram shton masa të reja për përdoruesit e mitur
Aktualitet

Instagram shton masa të reja për përdoruesit e mitur

Nga Editor
16 Tetor, 2025
0

Instagram ka forcuar më tej masat për mbrojtjen e të miturve duke përditësuar cilësimet e llogarive “Teen Accounts”, për t’i...

Lexo të plotë
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Rritet numri i ndërtuesve që presin rënie të çmimeve të apartamenteve

3 Korrik, 2025
Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

25 Tetor, 2025
Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

19 Tetor, 2025
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
Kolonja “magjike” nën bardhësinë e borës

Kolonja “magjike” nën bardhësinë e borës

12 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr