• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rivlerësimi i pasurive, NAREA sugjeron tatim 3% për individët

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme kërkoi ndryshime të rëndësishme në projektligjin (NAREA) “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, gjatë diskutimit të paketës fiskale në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Përfaqësuesi i NAREA-s, Reinaldo Pipiria, kërkoi zgjatje të afatit të zbatimit dhe ulje të tatimit nga 5% në 3% për banesat e individëve, duke theksuar se kapacitetet aktuale nuk e përballojnë fluksin e pritshëm.

“Ka afro 250 mijë pasuri të paluajtshme që presin rivlerësim që prej vitit 2011. Vetëm banesat që kanë nevojë për rivlerësim llogariten rreth 500 mijë. Kapacitetet e ASHK-së janë 30–33 mijë aplikime në vit, prandaj 12 muaj janë të pamjaftueshme. Pjesa më e madhe e aplikuesve janë nga diaspora”, u shpreh Pipiria.

Ai kritikoi faktin që individët dhe subjektet komerciale trajtohen njësoj, ndonëse kapacitetet financiare janë të ndryshme. “Entiteti komercial e përfshin 5% si shpenzim të zbritshëm, ndërsa individi detyrohet ta paguajë menjëherë. Kjo çon drejt bllokimit të pronave të qytetarëve. Për banesat, kërkojmë të jetë 3%.”

Shoqata kërkoi gjithashtu që në proces të përfshihen edhe pronat në legalizim, rreth 1.2 milion asete, të cilat ishin parashikuar në draftin e parë, por u hoqën në versionin final. NAREA propozon ngritjen e një grupi pune për harmonizimin e legjislacionit me praktikat europiane, ku në shumë vende banesat që përdoren mbi 50% për qëllime familjare përjashtohen nga tatimi i fitimit kapital.

Projektligji i ri parashikon që tatimi të reduktohet nga 15% në 5%, me afat zbatimi 1 janar – 31 dhjetor 2026. Sipas relacionit shoqërues, rishikimi i çmimeve referuese të banesave në Tiranë dhe në gjithë vendin është ndër arsyet kryesore të nismës.

Të dhënat zyrtare tregojnë interes të vazhdueshëm të qytetarëve për rivlerësim. Nga viti 2011 deri në 2022 janë regjistruar 254,665 aplikime, me 23.5 miliardë lekë tatim të paguar. Vlerësimi i qeverisë është se kjo skemë ka gjeneruar interesa të larta dhe ka ndihmuar në rritjen e transaksioneve të deklaruara në ASHK. /skyweb.al 

Etiketat: apartamenterivleresimi
Artikulli para

Buxhetit po i kushtojnë shtrenjtë largimet e padrejta nga puna, 12 milionë euro në tre vite

Artikulli pas

“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Rregullat e reja të kontrollit: Kaos në Milano, avioni lë në tokë 100 pasagjerë
Aviacion

Rregullat e reja të kontrollit: Kaos në Milano, avioni lë në tokë 100 pasagjerë

13 Prill, 2026
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania
Aktualitet

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
Artikulli pas
“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

“Travel and Tour World”: Turistët “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Truri i të porsalindurve njeh ritmin e muzikës që në 48 orët e para
Shëndet

Truri i të porsalindurve njeh ritmin e muzikës që në 48 orët e para

Nga Editor
9 Shkurt, 2026
0

Nuk nevojiten vite studimi në konservator për të kapur nuancat e jashtëzakonshme ritmike të veprave të Johann Sebastian Bach. Me...

Lexo të plotë
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Kursi i këmbimit, sa blihen e shiten valutat kryesore

4 Dhjetor, 2025
Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

8 Shtator, 2025
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

10 Mars, 2026

Të Fundit

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr