• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

Editor Nga Editor
29 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake
Share on FacebookShare on WhatsApp

Origjina e maceve shtëpiake — shumë kohë përpara se ato të “pushtonin” divanet e botës dhe memet e internetit ka qenë prej vitesh e paqartë. Tani, ADN-ja e lashtë po ndihmon të plotësojë boshllëqet, dhe zbulimet po sfidojnë versionin tradicional të historisë.

Arkeologët kishin menduar se macet dhe njerëzit filluan të jetonin së bashku rreth 9.500 vjet më parë në Levant, që sot përfshin pjesë të Lindjes së Mesme dhe Mesdheut lindor, në fillim të epokës Neolitike kur njerëzit nisën kultivimin e bimëve. Rezervat e drithërave tërhiqnin brejtës, të cilët nga ana tjetër sillnin mace të egra, dhe njerëzit gjetën dobi te mbajtja e tyre si gjuetare minjsh çka çoi në zbutjen e maceve me kalimin e kohës. Mbetjet më të vjetra të njohura të një maceje, të zbuluara në një varrim në Qipro, datojnë nga ajo periudhë.

Megjithatë, analiza e re e informacionit gjenetik të rikuperuar nga eshtrat e maceve në vende arkeologjike në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi sugjeron se macet shtëpiake që njohim sot kanë origjinë shumë më të vonshme dhe se ato nuk ishin macet e para që jetuan pranë njerëzve.

“Ne nisëm të analizojmë kockat e atribuara maceve shtëpiake që shkojnë deri 10.000 vjet më parë dhe të shohim cilat prej tyre kanë të njëjtin gjenom me popullatën moderne të maceve,” tha Greger Larson, profesor në Shkollën e Arkeologjisë në Universitetin e Oksfordit. Larson është bashkautor i dy studimeve të publikuara të enjten.

“Kjo e përmbys krejt atë narrativë,” shtoi ai. Një studim i publikuar në revistën Science, i fokusuar te Evropa, analizoi 87 gjene të maceve të lashta dhe moderne dhe zbuloi se maca shtëpiake, Felis catus, ka origjinën në Afrikën e Veriut, e jo në Levant siç besohej më parë. Paraardhësit e saj ishin të afërt me macen e egër afrikane, Felis lybica lybica.

Sipas studimit, këto mace krijuan bazën gjenetike të maceve shtëpiake moderne dhe u përhapën nëpër Evropë me ngritjen e Perandorisë Romake rreth 2.000 vjet më parë. Rreth vitit 730, macet shtëpiake kishin mbërritur edhe në Kinë, duke udhëtuar me karvanët tregtarë përgjatë Rrugës së Mëndafshit, sipas një studimi të dytë të publikuar në Cell Genomics. Ky studim analizoi ADN nga 22 eshtra felinë të gjetura në Kinë gjatë 5.000 viteve të fundit.

Para mbërritjes së maceve shtëpiake, një specie tjetër maceje, e patë lidhur me to, kishte jetuar pranë njerëzve për të paktën 5.400 vjet deri rreth vitit 150 pas Krishtit, zbuluan studiuesit. E njohur shkencërisht si Prionailurus bengalensis, ose maca-leopard, kjo specie ishte identifikuar më herët në shtatë vende arkeologjike në Kinë dhe u konfirmua nga analizat e reja.

E lindur në Azi, maca-leopard është një mace e vogël e egër që nuk ndërthuret natyrshëm me speciet Felis. Megjithatë, që nga vitet 1980, mbarështues modernë kanë kryqëzuar macen-leopard me macen shtëpiake për të krijuar racën Bengal.

Marrëdhënia historike e njerëzve me macen-leopard ishte “kommensale”, dy palët përfitonin nga njëra-tjetra por ajo nuk u zbut kurrë plotësisht, pavarësisht se jetoi pranë njerëzve për më shumë se 3.500 vjet, tha Shu-jin Luo, bashkautor i studimit për Kinën dhe studiues në Universitetin e Pekinit. Njerëzit përfitonin nga aftësia e saj për të kapur minj, ndërsa maceve u sigurohej ushqim i bollshëm, por njerëzit nuk ushtronin kontroll të qëllimshëm mbi popullatën e tyre.

“Marrëdhënia midis njerëzve dhe maceve-leopard përfundoi me kalimin e kohës, dhe ato u kthyen në habitatet e tyre natyrore, duke mbetur sot fqinjët tanë të fshehtë dhe të paarritshëm,” tha Luo. /Skyweb.al

Etiketat: ADNmacet
Artikulli para

Euro “ngec” në 96.70 lekë, BSH: Fiksohet në këtë nivel. Kursi i këmbimit, pa luhatje të mëdha gjatë muajve të fundit

Artikulli pas

Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave, transparencë dhe licencim i detyrueshëm

Editor

Editor

Nga Kategoria

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale
Aktualitet

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Këtë vit me vonesë, Ministria e Arsimit publikon datat e nisjes së vitit shkollor, provimeve dhe pushimeve

18 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar
Aktualitet

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

17 Gusht, 2026
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Aktualitet

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

17 Gusht, 2026
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve
Aktualitet

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

17 Gusht, 2026
Artikulli pas
U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave, transparencë dhe licencim i detyrueshëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç
Shëndet

Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

Nga Editor
4 Qershor, 2026
0

Instituti Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien ka bërë thirrje që shitja e pijeve energjike të ndalohet për personat nën moshën...

Lexo të plotë
Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri

Nga Tirana në Forbes: Jonida Bojaxhiu, vizionarja që po udhëheq transformimin e hapësirave në Shqipëri

15 Janar, 2026
Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

18 Mars, 2026
“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

94 lekë për çdo votë, KQZ u shpërndan paratë partive për zgjedhjet e 11 majit

20 Shtator, 2025
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Buxhetit po i kushtojnë shtrenjtë largimet e padrejta nga puna, 12 milionë euro në tre vite

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr