• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pa drogë e alkool, pse njerëzit në botë po festojnë esëll

Editor Nga Editor
3 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
Pa drogë e alkool, pse njerëzit në botë po festojnë esëll
Share on FacebookShare on WhatsApp

Skena e “sober raving” po rritet me shpejtësi në Londër dhe në mbarë botën. Në klubet Fire dhe Lightbox në Vauxhall, organizata House of Happiness zhvillon festa ditore pa alkool dhe pa drogë, duke ofruar një eksperiencë të plotë për njerëzit që duan të argëtohen pa konsumuar substanca. Themeluar në vitin 2022, eventi tërheq kryesisht njerëz nga fundi i të 20-ave deri në mesin e të 40-ave, por ka pasur edhe pjesëmarrës deri në 80 vjeç, shkruan CNN.

Bashkëthemeluesi Neil Hudson-Basing, i cili hoqi dorë nga droga dhe alkooli gjashtë vite më parë, thotë se qëllimi i tyre ishte të krijonin një hapësirë të gjallë dhe energjike, me të gjitha elementet e një nate të zakonshme në klub , por pa substanca. Ai e sheh këtë si alternativë ndaj kulturës britanike të mbingarkuar me konsum alkooli.

Trendi është global: në Singapor po bëhen të njohura “matcha raves,” në SHBA është rritur “soft clubbing,” dhe Eventbrite raporton rritje prej 92% të eventeve “sober-curious” në vitin 2024. Në Evropë, festa të ngjashme mbahen në Berlin dhe Paris, dhe Ministry of Sound ka nisur seri të dedikuara sober.

Morning Gloryville, një pionier i skenës që nga 2013, kombinon muzikën elektronike me aktivitete mirëqenieje si yoga e meditimi. Qëllimi i tyre është të krijojnë një mjedis pozitiv dhe të sigurt, larg rreziqeve që lidhen me konsum substancash në klubet tradicionale.

Fenomeni është përhapur edhe në SHBA me Daybreaker, e cila organizon festa të mëngjesit pa alkool në qytete si Nju Jorku, Tokio, Buenos Aires e shumë të tjera. Themeluesja Radha Agrawal thekson rëndësinë e lidhjes sociale dhe ndikimin e alkoolit në rritjen e ndjenjës së vetmisë.

Megjithëse përdorimi i drogës nuk ka rënë ndjeshëm, konsumimi i alkoolit është në rënie, sidomos mes të rinjve në vendet me të ardhura të larta. Megjithatë, shumë njerëz thonë se klubet tradicionale janë të vështira për t’u përjetuar pa pirë, ndaj eventet sober u ofrojnë një hapësirë më të rehatshme dhe mbështetëse.

Në House of Happiness, pjesëmarrësit thonë se këto festa i lejojnë të lidhen me të tjerët, të ndihen më të lirë dhe të shijojnë muzikën pa presionin e konsumimit të substancave — edhe pse jo të gjithë janë plotësisht të përmbajtur nga alkooli në jetën e tyre të përditshme. /Skyweb.al

Etiketat: alkool
Artikulli para

”National Geographic”: Po kërkoni emocione? Provoni Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë!

Artikulli pas

Motorët me djegie të brendshme, BE e hapur ndaj teknologjive

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Kryesore

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23 Tetor, 2026
Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu
Shëndet

Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?
Shëndet

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes
Shëndet

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
Motorët me djegie të brendshme, BE e hapur ndaj teknologjive

Motorët me djegie të brendshme, BE e hapur ndaj teknologjive

Të Përzgjedhura

VIDEO/ Çfarë ka pirë Vangjel Tavo?! Të qeshura dhe reagime të çuditshme teksa fliste për dëmet e zjarrit në Himarë
Aktualitet

VIDEO/ Çfarë ka pirë Vangjel Tavo?! Të qeshura dhe reagime të çuditshme teksa fliste për dëmet e zjarrit në Himarë

Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
0

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, bëri një dalje të pazakontë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Teksa u përgjigjej pyetjeve...

Lexo të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

25 Qershor, 2025
Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

8 Janar, 2026
TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

19 Gusht, 2026
Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

10 Shtator, 2025

Të Fundit

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr