• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bie besimi i ndërtuesve në sektorin e ndërtimit: Më pak porosi, çmimet ulen, rriten kostot

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Treguesi i besimit në ndërtim ka pësuar rënie në muajin nëntor, duke sinjalizuar ftohje graduale të sektorit pas disa vitesh rritjeje të fortë. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim u ul me 3.1 pikë përqindje, megjithëse vijon të qëndrojë 14.4 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Në këtë rënie kanë ndikuar të dy komponentët kryesorë. Si vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe porositë aktuale rezultojnë më të dobëta se një muaj më parë.

Një sinjal tjetër i qartë ftohjeje është fakti që pritjet për çmimet në ndërtim kanë vijuar të bien edhe këtë muaj, çka tregon se vetë ndërtuesit nuk presin rritje çmimesh në vijim, por më shumë stabilizim ose presion në ulje.

Këto sinjale vijnë në një moment kur tregu i pasurive të paluajtshme duket i mbingopur me mijëra apartamente të pashitura, sidomos në Tiranë, ndërsa flukset hyrëse të parave nga jashtë pritet të zbuten në vitin 2026. Kombinimi mes ofertës së lartë, pritjeve në rënie për çmime dhe ngadalësimit të prurjeve nga emigracioni dhe investimet informale rrit gjasat për korrigjim të tregut të apartamenteve gjatë vitit të ardhshëm.

Në anën tjetër, treguesi i besimit të konsumatorit është rritur me 0.8 pikë përqindje në nëntor dhe qëndron 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rritja është nxitur kryesisht nga pritjet më optimiste të familjeve për gjendjen e tyre financiare dhe për situatën ekonomike në të ardhmen. Megjithatë, komponentët që lidhen me blerjet e mëdha, siç janë apartamentet, automjetet apo pajisjet e kushtueshme, nuk kanë ndryshuar krahasuar me muajin e kaluar.

Fakti që konsumatorët ndihen pak më optimistë për të ardhmen, por nuk po e kthejnë këtë në vendime për blerje të mëdha, tregon hezitim për të marrë përsipër angazhime afatgjata në një treg ku çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Nëse kjo prirje vazhdon, sektori i ndërtimit rrezikon të përballet në 2026 me kombinimin më problematik për zhvilluesit. Mbingopje të tregut, ulje të porosive dhe rënie të interesit real për blerje.

Vrojtime të tilla nga Banka e Shqipërisë sinjalizojnë se cikli i artë i ndërtimit mund të jetë drejt fundit për këtë dekadë.

Prandaj pritjet për një rënie graduale të çmimeve të apartamenteve gjatë vitit 2026 po bëhen gjithnjë e më të besueshme, ndërsa tregu hyn në një fazë korrigjimi pas viteve të rritjes së shpejtë të çmimeve dhe investimeve masive në kulla dhe komplekse rezidenciale. /skyweb.al 

Etiketat: besimiBshndertimndertimi
Artikulli para

113 vjet ushtri shqiptare, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut

Artikulli pas

A ka një strategji për ta mbajtur këtë popull injorant?! Ulen nga viti në vit paratë në buxhet për arsimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Ekonomi

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

22 Janar, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Aktualitet

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026
500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!
Ekonomi

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

22 Janar, 2026
Artikulli pas
Shpopullimi, bie ndjeshëm numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar

A ka një strategji për ta mbajtur këtë popull injorant?! Ulen nga viti në vit paratë në buxhet për arsimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh
Ekonomi

Shqiptarët paguan 720 milionë euro TAP në 10 muaj

Nga SkyWeb
28 Nëntor, 2025
0

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale shënuan një tjetër rekord këtë Tetor, duke arritur në 6.3 miliardë lekë,...

Lexo të plotë
Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik

Forcohet euro, si këmbehen sot valutat kryesore

22 Janar, 2026
Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri

Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri

8 Gusht, 2025
Apeli i GJKK0-së, urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa pas informacionit nga një qytetar

Apeli i GJKK0-së, urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa pas informacionit nga një qytetar

21 Tetor, 2025
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

Rregullorja e re e BSH, ulen kostot e pagesave elektronike për qytetarët

3 Shtator, 2025

Të Fundit

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr