• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence
Share on FacebookShare on WhatsApp

Parlamenti pritet të miratojë projektligjin që parashikon fshirjen, shuarjen dhe reduktimin e detyrimeve tatimore e doganore për bizneset, duke e paraqitur atë si pjesë të paketës fiskale. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur më herët para gazetarëve se borxhi total i prapambetur që synohet të pastrohet arrin në rreth 1 miliard euro, duke përfshirë detyrimet e administratës tatimore dhe doganave deri në fund të vitit 2024.

Por nisma ka ndezur debat pikërisht për atë që i mungon më shumë një amnistie fiskale: Transparenca. Një amnisti e besueshme ose paqe fiskale sic1 dëshiron ta quajë Kryeministri, bëhet vetëm një herë dhe shteti jep mesazhin se nuk do të përsëritet, përndryshe, në vend që të legalizojë ekonominë, i jep krahë paligjshmërisë dhe dëmton konkurrencën.

Në këtë rast, qeveria refuzon të publikojë listën e përfituesve, edhe pse falen detyrime të grumbulluara për më shumë se një dekadë.

Projektligji parashikon fshirje të plotë të borxheve të krijuara deri në vitin 2014, si dhe fshirje të pjesshme për detyrimet pas këtij viti, nëse paguhet një pjesë e principalit.

Ekspertët kërkojnë publikimin e listës së përfituesve, sidomos për subjektet që rezultojnë të mbyllura vetëm në letra, ndërkohë që vazhdojnë aktivitet me biznese të tjera. Sipas tyre në këto raste fshirja e borxhit funksionon si shpërblim për shmangien e detyrimeve dhe penalizon bizneset që kanë paguar rregullisht.

 Ministria e Financave refuzon publikimin e listës së bizneseve duke u justifikuar me mbrojtjen e të dhënave tatimore.

Kjo mungesë transparence thellon dyshimet se projektligji rrezikon të kthehet në një instrument për të legalizuar praktikisht borxhet e papaguara të viteve të shkuara, pa bërë dallim mes bizneseve të falimentuara realisht dhe atyre që kanë krijuar borxhe ndërkohë që kanë vijuar aktivitetin me struktura të reja.

Pa publikimin e emrave, publiku nuk ka asnjë garanci se falja nuk i shërben një grupi të vogël interesash dhe se nuk po dëmtohet besimi në sistemin fiskal.

Në këtë formë, ajo që qeveria e quan “paqë fiskale” rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm: Një sinjal se borxhet e papaguara mund të falen periodikisht, duke i dekurajuar bizneset që zbatojnë rregullat dhe duke përforcuar kulturën e shmangies fiskale. /skyweb.al 

Etiketat: paqe fiskale
Artikulli para

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

Artikulli pas

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Të Përzgjedhura

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Nga Editor
26 Qershor, 2026
0

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e duhur dhe...

Lexo të plotë
Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë

Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë

9 Prill, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Euro nuk luhatet, dollari nis javën me rritje

22 Qershor, 2026
Sistemet e avancuara të AI-së rrezikojnë njerëzimin, tre rivalët e teknologjisë i bashkon frika e humbjes së kontrollit: Incidenti i korrikut që ndezi alarmin

Sistemet e avancuara të AI-së rrezikojnë njerëzimin, tre rivalët e teknologjisë i bashkon frika e humbjes së kontrollit: Incidenti i korrikut që ndezi alarmin

13 Shtator, 2026
Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

27 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr