• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor, teksa në të gjithë 11 -mujorin tkurrja ishte 7%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në këtë 11-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 24 miliardë lekë ose 7%.

Më herët, INSTAT kishte raportuar se vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.

Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 11 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 11 mujorin janë me një rënie -1.2%.

Si njëmbëdhjete mujor, importet janë ulur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024

Gjatë muajit Nëntor 2025, në rënien e eksporteve prej 6,9%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,0 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +0,3 pikë përqindje.

Deficiti tregtar arriti vlerën 488 mld lekë në 11 mujor, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta.

Në nëntor eksportet në këtë grup ranë me -3.2%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 9-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1.2% me bazë vjetore.

Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.

Materiale ndërtimi i kthehen rritjes

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten në tetor dhe nëntor. Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 2.7%. Për 10–mujorin, ky grup ra me 27.6%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan  me rënie në nëntor

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje, por në nëntor edhe eksportet në këtë grup ranë me -5.2%.  Fermerët pohuan se sezoni i ngrohte në Rajon ka ulur kërkesën për prodhim nga vendi ynë. Në janar-nëntor, ky grup u rrit me 5.8%, teksa në nëntor eksportet në këtë grup ranë.  Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në në vlerë në janar -nëntor me rreth 5.8 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.

Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!

Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.

Pas rishikimit të shifrave, për 11 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -8.6%, duke u kthyer në realitet. Në nëntor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me -25.6%.

Makineritë e pajisjet rriten në nëntor

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  iu kthye rritjes në nëntor me 3.5%, ndërsa për 11 mujorin zgjerimi është 5.5%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritet deficiti tregtar

Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Bien eksportet me Italinë dhe Kosovën

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2024 janë Italia (7,6 %), Gjermania (22,1 %), Spanja (17,6%), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (6,9%), Greqia (6,2%), Kina (0,1), etj. Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,7%), Kosova (11,2%) dhe Kina (0,1%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (2,3%) dhe Spanja (23,6%).

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (1,5%), Greqia (2,8%), Gjermania (8,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (7,4%), Turqia (17,0%), SHBA (10,3%) etj.

Në Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8% të importeve gjithsej.

Në periudhën Janar-Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (10,4%), Greqia (7,7%) dhe Turqia (7,3%).

Ulen importet nga Turqia dhe Italia rriten nga Kina

Gjatë këtij 11–mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (12,5%) dhe Gjermania (6,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (22,6%), Greqia (3,5%) dhe Kosova (2,2%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

/monitor.al

Artikulli para

Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EMRAT/ SPAK kontrolle te ORTAKU i ndërtuesve të njohur: Kush është Elgerti Bixha. Bastiset dhe banesa e “dyshit” të KPP-së
Ekonomi

EMRAT/ SPAK kontrolle te ORTAKU i ndërtuesve të njohur: Kush është Elgerti Bixha. Bastiset dhe banesa e “dyshit” të KPP-së

17 Dhjetor, 2025
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND
Ekonomi

EMRAT/ Goditet klani i fruta-perimeve, Konkurrenca: Caktuan çmimet

17 Dhjetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, Dollari rritet, Euro “ngec”

17 Dhjetor, 2025
Merr udhë ndërtimi i Park Sol Energy, pronë e dyshes Xhindoli-Buzi në kullotat e banorëve të Nivicës në Sarandë

Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Ekonomi

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

17 Dhjetor, 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

Nga SkyWeb
20 Gusht, 2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit, ku u raportua se ish-Zv/ Drejtori i...

Lexo të plotë
Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

16 Tetor, 2025
Restoranti ku paguhet me plehra

Restoranti ku paguhet me plehra

18 Tetor, 2025
Të këndosh të bën mirë për shëndetin, çfarë kanë zbuluar studiuesit

2 Dhjetor, 2025
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025

Të Fundit

Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

17 Dhjetor, 2025
Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot

Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot

17 Dhjetor, 2025
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?

Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?

17 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr