• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar zyrtarisht mbi zhvillimet e fundit që lidhen me funksionimin e sistemeve digjitale qeveritare, duke vënë theksin te roli i AKSHI-t dhe problematikat e shfaqura në platformën e-Albania, në një moment kur AKSHI ndodhet në qendër të një prej dosjeve më të bujshme penale të viteve të fundit.

Në deklaratën e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson investimet publike në digjitalizim si një hap drejt modernizimit të administratës, por paralajmëron se mungesa e auditimit të pavarur, standardeve të sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm përbën rrezik serioz për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

Shqetësimi kryesor i AmCham lidhet drejtpërdrejt me AKSHI-n dhe funksionimin e e-Albania-s. Sipas raportimeve të anëtarëve të saj, shërbimet digjitale qeveritare po funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme, me ndërprerje të shpeshta, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme.

Këto probleme, thekson Dhoma Amerikane, po ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin normal të bizneseve, duke penguar përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe operacionale.

Në deklaratë vihet në dukje se ky është një shqetësim i veçantë për komunitetin e biznesit amerikan dhe ndërkombëtar, pasi shumë prej kompanive anëtare të AmCham operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe janë të certifikuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të sigurisë.

Disa prej tyre janë të autorizuara për të ofruar shërbime edhe për institucionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, çka sipas Dhomës Amerikane e bën edhe më problematik faktin që ato hasin vështirësi serioze në bashkëpunimin me sistemet e AKSHI-t.

Paralelisht me problemet teknike, AmCham ngre alarmin edhe për mënyrën se si po zhvillohen prokurimet publike në sektorin TIK, duke theksuar se anëtarët e saj raportojnë shqetësime të vazhdueshme mbi transparencën dhe konkurrencën.

Sipas deklaratës, këto problematika rrezikojnë përdorimin efikas të fondeve publike dhe rrisin ndjeshëm rreziqet që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.

Duke e krahasuar situatën në Shqipëri me praktikat e vendeve të zhvilluara, AmCham thekson se në SHBA dhe në ekonomitë e avancuara, kompanitë që operojnë sisteme digjitale qeveritare i nënshtrohen verifikimeve strikte sigurie, auditimeve të detyrueshme, kontrolleve financiare dhe kufizimeve mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës dhe mbrojtjen e fondeve të taksapaguesve.

Në këtë kuadër, Dhoma Amerikane i kërkon qeverisë shqiptare ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të e-Albania-s, veçanërisht për shërbimet kritike për biznesin dhe prokurimet publike që administrohen nga AKSHI.

Mes masave urgjente, AmCham propozon vendosjen e auditimeve periodike dhe të pavarura të sigurisë kibernetike sipas standardeve ndërkombëtare, forcimin e mekanizmave të autorizimit dhe kontrollit të aksesit, përcaktimin e qartë të standardeve të shërbimit dhe rishikimin e procedurave të prokurimit në sektorin TIK mbi bazë merite dhe certifikimesh.

Deklarata vjen në një moment kritik për AKSHI-n, kur besueshmëria e institucionit dhe mënyra e menaxhimit të fondeve publike janë vënë në pikëpyetje nga hetimet penale dhe debatet publike.

Mesazhi i Dhomës Amerikane është i qartë: pa auditim, siguri dhe konkurrencë reale në tenderë, digjitalizimi rrezikon të kthehet nga një histori suksesi në një faktor rreziku për ekonominë dhe shtetin.

DEKLARATA E PLOTË 

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Ndërprerje të tilla kanë një ndikim të prekshëm dhe të menjëhershëm negativ në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar operacionet e përditshme. Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për AmCham, pasi Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish anëtare që operojnë në ekosistemin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorë të lidhur me të. Shumë prej këtyre kompanive janë të certifikuara ndërkombëtarisht, zbatojnë standarde të larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janë të verifikuara plotësisht dhe të autorizuara për të ofruar shërbime për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience të fortë vendase dhe ndërkombëtare, anëtarët e AmCham raportojnë shqetësime të vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik në sektorin TIK. Këto shqetësime cenojnë konkurrencën e ndershme dhe përdorimin efektiv të fondeve publike, duke rritur njëkohësisht rreziqet që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave tepër sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

AmCham propozon krijimin e një kuadri ligjor të detyrueshëm për auditime periodike dhe të pavarura të IT-së dhe sigurisë kibernetike për të gjitha platformat kritike të e-Government, të kryera në përputhje me standarde ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, përfshirë ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhëzimet e ENISA, me përmbledhje ekzekutive të disponueshme për palët e interesuara.

Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit të maturimit të mekanizmave ekzistues për autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi në sistemet TIK qeveritare, në përputhje me rregulloret në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerësimi dhe përmirësimi i këtyre mekanizmave, përfshirë kontrollin e aksesit të bazuar në role, në linjë me Direktivën NIS2 të BE-së dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare.

Standarde për disponueshmëri dhe vazhdimësi: Përcaktimi dhe zbatimi i kërkesave minimale për nivelin e shërbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohën e rikuperimit dhe performancën e sistemeve kritike, duke përfshirë redundancën, rikuperimin nga fatkeqësitë dhe vazhdimësinë e biznesit, në përputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencës digjitale të BE-së.
AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit të procedurave ekzistuese të prokurimit në sektorin TIK, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale të AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerësimit mbi bazë merite, përmes peshimit më të qartë të kritereve teknike, certifikimeve, përvojës dhe profilit të sigurisë, në linjë me Direktivat e BE-së për Prokurimin Publik.

Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshëm për incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarë për njoftimin e bizneseve dhe qytetarëve mbi mirëmbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndërprerjet e shërbimit, përfshirë kohën e parashikuar të zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, në përputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.

Kuadër i rregulluar për integrimin e sistemeve: Krijimi i një kuadri të sigurt dhe të rregulluar që u mundëson sistemeve të autorizuara të sektorit privat të integrohen me platformat e e-Government, aty ku është e përshtatshme, në përputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisë kibernetike dhe rregullat e përcaktuara të kontrollit të aksesit, për të mbështetur automatizimin dhe reduktuar barrën administrative.

AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë duke ofruar ekspertizë teknike dhe duke ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht ato të zbatuara në Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike. /skyweb.al 

Etiketat: akshiamcham
Artikulli para

Si Delina Ibrahimaj dënoi me “vdekje” prodhuesit vendas të birrës në shërbim të importit

Artikulli pas

Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

Të Përzgjedhura

“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
Shëndet

“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore

Nga Editor
19 Prill, 2026
0

Që para lindjes së foshnjës, edhe burrat përjetojnë ndryshime të rëndësishme hormonale që ndikojnë në sjelljen e tyre dhe në...

Lexo të plotë
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

23 Gusht, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

Rama njofton pagën minimale 500 euro nga 1 janari, pensionistët me 100 milionë euro shtesë në 2026

5 Nëntor, 2025
Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe

Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe

3 Mars, 2026

Të Fundit

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr