• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si Delina Ibrahimaj dënoi me “vdekje” prodhuesit vendas të birrës në shërbim të importit

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Si Delina Ibrahimaj dënoi me “vdekje” prodhuesit vendas të birrës në shërbim të importit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Unifikimi i akcizës për birrën në nivelin 710 lekë për hektolitër, i aplikuar që nga viti 2022, ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për prodhimin vendas, duke favorizuar importet në dëm të prodhuesve të vegjël shqiptarë.

Ky ishte thelbi i debatit të zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, ku propozimi i opozitës për rikthimin e akcizës së diferencuar u rrëzua nga mazhoranca nën koordinimin e Ministrisë së Financave.

Deputetët e opozitës kërkuan rikthimin e diferencimit të akcizës, duke propozuar që për prodhuesit e vegjël niveli i saj të ulej në 372.2 lekë për hektolitër.

Sipas tyre, masa do të mbështeste bizneset e vogla vendase dhe do të ndihmonte produktin shqiptar të konkurronte me importin. Në Shqipëri operojnë rreth nëntë kompani të vogla prodhuese birre, me një prodhim vjetor rreth 4 mijë hektolitra.

Prodhimi vendas i birrës ka rënë me rreth 11 për qind, ndërsa punësimi në këtë sektor me 15 për qind pikërisht për shkak të politikave fiskale.

Propozimi nuk gjeti mbështetje nga mazhoranca socialiste dhe Ministria e Financave. Deputeti i PS-së, Admir Kadeli, argumentoi se skema e unifikuar garanton trajtim të barabartë dhe është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, aplikimi i akcizës së diferencuar në të kaluarën ka krijuar hapësira për abuzim fiskal dhe ka shtrembëruar konkurrencën në treg.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, i cili e cilësoi debatin të mbyllur prej vitesh, duke theksuar se Shqipëria tashmë ofron instrumente të tjera lehtësuese për biznesin dhe se aplikimi i dy niveleve të akcizës ka sjellë probleme të vazhdueshme në terren.

Për rrjedhojë, mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë votoi kundër rikthimit të akcizës së diferencuar, duke e lënë në fuqi skemën aktuale të unifikuar.

Ndërkohë, të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se që nga viti 2022, kur hyri në fuqi akciza e unifikuar, importi i birrës ka ardhur në rritje të qëndrueshme.

Deri në nëntor 2025, janë importuar 51.6 mijë ton birrë, krahasuar me 46.5 mijë ton në vitin 2021, një zhvillim që sipas kritikëve tregon qartë se skema aktuale po favorizon importin në kurriz të prodhimit vendas.

Vendimi për unifikimin e akcizës së birrës u mor kur në krye të Financave ishte Delina Ibrahimaj. /skyweb.al

Artikulli para

Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Artikulli pas

Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë
Ekonomi

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

28 Gusht, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Të dhënat bankare nuk përjashtohen/ Rregullat e reja për shkëmbimin e informacionit tatimor me BE-në

28 Gusht, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Ligji i ri, inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare

Korrupsioni te AKSHI rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e vendit, Dhoma Amerikane jep alarmin pas kaosit me SelfCare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore
Aktualitet

Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore

Nga SkyWeb
1 Mars, 2026
0

Shifrat e aksidenteve rrugore për janarin 2026 tregojnë një rënie të dukshme në numrin e ngjarjeve, por ato nuk tregojnë...

Lexo të plotë
DRAFTI/ Lejet e qendrimit për të huajt, shtrëngohen kushtet: Dëshmia e penalitetit në sitë

DRAFTI/ Lejet e qendrimit për të huajt, shtrëngohen kushtet: Dëshmia e penalitetit në sitë

5 Shkurt, 2026
Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

23 Tetor, 2025
Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

7 Korrik, 2026
Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

22 Maj, 2025

Të Fundit

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr