• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një operacion i gjerë i policisë i zhvilluar tre ditë më parë zbuloi një skemë të rëndë ndotjeje në Elbasan, ku dy kompani të licencuara për përpunimin e metaleve joferroze dhe plastikës rezultojnë se i digjnin mbetjet në mënyrë të paligjshme. Në vend të furnaltave dhe filtrave të posaçëm, hetuesit gjetën vatra zjarri dhe shtëllunga tymi helmues.

Policia arrestoi në flagrancë 16 persona dhe shpalli në kërkim aksionerët e kompanive CCALV shpk dhe GSA Ferrokrom. Kjo e fundit zotërohet nga Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka.

Ndonëse një ditë më parë Gjykata e Elbasanit liroi nga paraburgimi 16 personat e arrestuar duke e vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e tyre, 8 personat e shpallur në kërkim mbetën me të njëjtën status.

Kështu Bujar Zogu, Dritan Konica, Faejzo Mecaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka vazhdojnë të jenë në kërkim nga autoritet. Ata janë në akuzë për 4 vepra penale, nga ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës, te fshehja e të ardhurave, punësimi i paligjshëm dhe pastrimi i parave, kryer në bashkëpunim.

Operacioni

Operacioni u zhvillua më 14 dhjetor, kur Policia e Elbasanit ndërhyri brenda brenda ambienteve të kompanive “çALB” Shpk dhe “GSA Ferrokrom” Shpk, të cilët e ushtronin aktivitetin te Metalurgjiku.

Djegiet e mbetjeve të ferrokromit kryheshin natën, në qiell të hapur, dhe brenda ambienteve të oborrit dhe kompanisë prej të paktën 2 vitesh, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore jo vetëm pranë ish-Metalurgjikut ku ushtrohej aktiviteti, por me kilometra të tëra rreze.

Policia thotë se kanë shkelur ligjet mjedisore dhe ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive. Në kushte normale, djegia e materialeve të tilla duhet të bëhet sipas standardeve për të mos krijuar ndotje, të cilat “CCALV” Shpk dhe “GSA Ferrokrom” Shpk nuk i plotësonin, pasi brenda ambienteve të punës nuk janë gjetur pajisje që shërbejnë për filtrim.

Për shkak të shkeljeve masive të konstatuara, policia vendosi 2 gjoba me vlerë totale 13 milionë lekë, përkatësisht 3 milionë për njërin dhe 10 të tjera për kompaninë tjetër. Me vendim të autoriteteve u pezullua aktiviteti i tyre deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

GSA është një kompanitë më të mëdha në tregtimin e energjisë dhe materialeve elektrike. Ajo ka qenë ndër kontraktorët më të mëdhenj të KESH dhe OSHEE duke përfituar qindra milionë euro tendera. /kapitali.al

Etiketat: Agron ShaplloAjet KalaBesnik AbdiajBujar ZoguDorjan XhufkaDritan KonicaEglis FlagaElton BejkolliElton BeqiFejzo MeçajGjergji BezatiIlir LondoIsmail DybeliJakup KarajJuncheol ChungPrakash KadelSerafin Orgocka
Artikulli para

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Artikulli pas

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare
Aktualitet

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Pas bujës së madhe që shkaktoi emërimi i saj dhe vëmendjes së jashtëzakonshme ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama ka qartësuar për...

Lexo të plotë
Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

25 Prill, 2025
Në kulmin e shqetësimit për sigurinë ushqimore, AKU Shkodër njofton se bllokoi mbi 1 KV djath, por FSHEH arsyen

Në kulmin e shqetësimit për sigurinë ushqimore, AKU Shkodër njofton se bllokoi mbi 1 KV djath, por FSHEH arsyen

24 Qershor, 2025
Rama zbulon ndërtuesin që do ndërtonte godinë me fasadë të gjelbër në Tiranë, por e la pallatin “thatë”: S’merr më leje

Rama zbulon ndërtuesin që do ndërtonte godinë me fasadë të gjelbër në Tiranë, por e la pallatin “thatë”: S’merr më leje

9 Shtator, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr