• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH do të tentojë të mbajë Euron në shina edhe gjatë 2026, deri 450 milionë euro blerje të planifikuara

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.

Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).

Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.

Shuma maksimale e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë do të jetë 10-12 milionë euro, në varësi të ankandit. Megjithatë, rregulloret i lejojnë Bankës së Shqipërisë të kryejë edhe blerje në një raund të dytë, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

Sipas informacionit të publikuar deri tani, për 9-mujorin 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 800 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për blerje jashtë kalendarit të ankandeve, të kryera me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Ndërkohë, sipas shifrave finale zyrtare, për vitin 2024 Banka e Shqipërisë pati blerë gjithsej 933 milionë euro në tregun valutor, në vlerën më të lartë të të gjitha kohërave.

Blerjet gjithnjë e më të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë i detyrohen tendencës së vazhdueshme rënëse të kursit Euro-Lek. Oferta e lartë valutore ka bërë që kursi i monedhës europiane këtë vit të arrijë nivele të reja minimale historike, poshtë kufirit të 96.5 lekëve. Megjithatë, zhvlerësimi i monedhës europiane me bazë vjetore ka zbritur poshtë nivelit të 2%, duke u frenuar ndjeshëm krahasuar me tre vitet e mëparshme.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka qenë thelbësore në ngadalësimin e rënies së Euros, që përndryshe do të kishte prekur nivele edhe më të ulëta. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor janë argumentuar në funksion të objektivit të inflacionit. Në kushtet kur inflacioni i ulët i detyrohet kryesisht komponentit të tij të importuar, Banka e Shqipërisë ka blerë Euro për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut, sepse kjo do të ushtronte presione të mëtejshme rënëse mbi inflacionin. /monitor.al

*Titulli është i redaksisë

Artikulli para

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Artikulli pas

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve Sigal

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton
Aktualitet

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

23 Shkurt, 2026
Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari
Ekonomi

Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

23 Shkurt, 2026
Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj
Ekonomi

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

23 Shkurt, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri
Ekonomi

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

23 Shkurt, 2026
Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali
Aktualitet

Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

23 Shkurt, 2026
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave
Ekonomi

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

23 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve Sigal

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve Sigal

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël
Aktualitet

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
0

Një kërkim i ri ka rikthyer në qendër të debatit shkencor idenë se jeta nuk do të ekzistonte nëse universi...

Lexo të plotë
Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

11 Shkurt, 2026
Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

5 Korrik, 2025
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Bitcoin bie në nivelin më të ulët

14 Nëntor, 2025
Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

Infermierët kujdesen për prindërit e rinj pa eksperiencë në Holandë

23 Shkurt, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

Zhbllokohet rivlerësimi i apartamenteve, si do të bëhet dhe kush përfiton

23 Shkurt, 2026
Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

Lëvizjet e Trump godasin bursat, bie dollari dhe rritet ari

23 Shkurt, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

23 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr