• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

Editor Nga Editor
18 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Facebook po teston vendosjen e një kufiri për numrin e linqeve që disa përdorues mund të shpërndajnë në postimet e tyre në platformë, raporton BBC.

Sipas njoftimeve që kanë marrë disa përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, ata mund të ndajnë vetëm një numër të caktuar linkesh në postimet në Facebook, përveç rasteve kur paguajnë një abonim, i cili nis nga 9.99 paund në muaj.

Meta e ka përshkruar këtë si “një test të kufizuar për të kuptuar nëse mundësia për të publikuar një volum më të madh postimesh me linke sjell vlerë shtesë” për abonentët.

Eksperti i rrjeteve sociale Matt Navarra tha se kjo tregon përpjekjen e kompanisë për të monetizuar edhe më shumë funksione të platformave të saj. “Kjo nuk ka të bëjë aq shumë me verifikimin, sa me vendosjen e funksioneve thelbësore pas një abonimi,” i tha ai BBC-së.

Meta Verified u ofron përdoruesve të Facebook dhe Instagram shenjën blu të verifikimit, mbështetje të përmirësuar për llogarinë dhe mbrojtje nga imitimi.

Sipas Navarrës, pasi Meta vendosi një çmim për këto veçori, tani duket se po bën të njëjtën gjë edhe me shpërndarjen e përmbajtjes dhe “aftësinë bazë për të dërguar njerëzit” drejt faqeve të tjera të internetit.

Ai ishte mes atyre që u njoftuan për këtë test, duke marrë një mesazh se nga 16 dhjetori do të mund të ndajë vetëm dy linke në muaj në postimet në Facebook.

“Nëse je krijues përmbajtjeje apo biznes, mesazhi është se nëse Facebook është pjesë e strategjisë tënde për rritje apo për gjenerim trafiku, atëherë kjo qasje tani ka një çmim,” tha Navarra për BBC-në.

“Sot kjo është më e drejtpërdrejtë se kurrë, edhe pse ky ka qenë drejtimi prej kohësh.”

Realitet i ashpër për krijuesit
Së bashku me platforma të tjera sociale si LinkedIn, Meta ka inkurajuar përdoruesit të verifikohen për të përfituar më shumë veçori apo angazhim në platformë.

Elon Musk ndryshoi skemën e verifikimit të Twitter-it pasi bleu platformën në vitin 2022, duke rezervuar shenjën blu të verifikimit për përdoruesit që paguajnë dhe duke u dhënë atyre më shumë dukshmëri në përgjigje dhe në faqen “For You”.

Ky ndryshim ka qenë i diskutueshëm dhe Bashkimi Europian e gjobiti platformën me 120 milionë euro në dhjetor.

Megjithatë, kompania e Mark Zuckerberg, Meta, prezantoi një skemë të ngjashme pak më vonë. Ajo njoftoi gjithashtu se do të ndjekë shembullin e X me një mjet “community notes”, ku përdoruesit mund të shënojnë postime mashtruese, pas shkurtimeve në moderim dhe verifikim faktesh.

Facebook i tha TechCrunch se testi për kufizimin e linkeve po zbatohet për një grup të vogël përdoruesish që përdorin “professional mode” ose Pages.

Këto funksione përdoren gjerësisht nga krijuesit dhe bizneset për të promovuar përmbajtje dhe për të analizuar performancën e saj tek përdoruesit.

“Sipas krijuesve, kjo përforcon një realitet mjaft të ashpër: Facebook nuk është më një burim i besueshëm trafiku dhe Meta po e largon gjithnjë e më shumë platformën nga ata që përpiqen ta përdorin për këtë qëllim,” tha Navarra.

Ai shtoi se kjo shërben edhe si kujtesë se “Meta gjithmonë do të optimizojë për Meta, para së gjithash”.

“Teste të tilla tregojnë pse ndërtimi i një biznesi që varet tepër nga vullneti i mirë i një platforme të vetme është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” përfundoi ai /Skyweb.al

Etiketat: facebookpagese
Artikulli para

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Artikulli pas

Mendimi pozitiv ndryshon trurin brenda pak sekondash

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Aktualitet

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Mendimi pozitiv ndryshon trurin brenda pak sekondash

Mendimi pozitiv ndryshon trurin brenda pak sekondash

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, forcohen monedhat e huaja

Nga Editor
13 Tetor, 2025
0

Dollari amerikan e ka nisur javën me tendencë pozitive, duke shënuar një rritje në krahasim me javën e kaluar. Sipas...

Lexo të plotë
Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

11 Mars, 2026
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Vijon shtrenjtimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

12 Shkurt, 2026
Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

26 Gusht, 2025
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

26 Shkurt, 2026

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr