Dollari amerikan ka vijuar edhe sot trendin rënës, duke humbur sërish pikë ashtu si një ditë më parë. Këtë të martë ai është blerë me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.7 lekë, sipas kursit të këmbimit në tregun vendas.
Monedha europiane është këmbyer këtë mëngjes me 96 lekë në blerje dhe 96.8 lekë në shitje, duke shënuar vetëm luhatje minimale krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane ka shfaqur një rritje të lehtë të vlerës, duke u blerë me 102.8 lekë dhe u shitur me 104 lekë, në raport me kuotat e së hënës në tregun e brendshëm valutor.
Ndërkohë, paundi britanik ka regjistruar gjithashtu rritje, duke u blerë këtë mëngjes me 109.4 lekë dhe u shitur me 110.7 lekë, më i lartë se një ditë më parë. /Skyweb.al















