• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Donald Trump kundër emisioneve të vona të natës, thirrje CBS: Vëreni në gjumë Stephen Colbert!

Editor Nga Editor
24 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Donald Trump kundër emisioneve të vona të natës, thirrje CBS: Vëreni në gjumë Stephen Colbert!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Donald Trump ka intensifikuar sërish sulmet verbale ndaj emisioneve satirike të orëve të vona, duke kërcënuar se do t’u revokojë licencat rrjeteve televizive që, sipas tij, e trajtojnë negativisht. Në qendër të kritikave të presidentit amerikan është vënë emisioni i humorit i Stephen Colbert në rrjetin CBS.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se CBS “duhet ta vërë në gjumë, TANI, pasi kjo është e vetmja gjë humane që mund të bëhet”, duke e cilësuar Colbert-in si “një katastrofë të mjerueshme”. Fraza e përdorur prej tij në anglisht ka edhe një kuptim të dytë, të lidhur me eutanazinë, çka ka nxitur reagime të forta.

Trump përsëriti gjithashtu thirrjet për heqjen e licencave të transmetimit, duke shkruar se nëse lajmet dhe programet e vona të natës janë “pothuajse 100% negative” ndaj tij, lëvizjes MAGA dhe Partisë Republikane, atëherë licencat e tyre duhet të revokohen. “Unë them PO”, theksoi ai.

Rrjeti CBS kishte njoftuar muaj më parë se emisioni “The Late Show with Stephen Colbert” do të përfundonte në muajin maj. Ky vendim ka shkaktuar protesta nga kundërshtarët e Trump, të cilët e kanë cilësuar anulimin e shfaqjes si një akt censurimi dhe ndërhyrjeje politike.

Ndërkohë, kompania mëmë e CBS, Paramount, i ka paguar Trump 16 milionë dollarë për të mbyllur një mosmarrëveshje ligjore që lidhej me montazhin e një interviste të Kamala Harris, rivales së tij demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Tensionet në CBS janë shtuar edhe më tej fundjavën e kaluar, kur drejtori i ri i lajmeve, Barry Weiss, bllokoi transmetimin e një reportazhi mbi pasojat e deportimeve të emigrantëve në El Salvador. Redaktori i emisionit reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin censurë dhe duke e denoncuar si politikisht të motivuar.

Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të riformësuar peizazhin mediatik amerikan, të cilin e konsideron të paragjykuar ndaj konservatorëve. Ai ka emëruar një aleat të tij, Brendan Carr, në krye të Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), rregullatori kryesor i industrisë mediatike.

Carr ka shkaktuar polemika së fundmi gjatë një seance dëgjimore në Kongres, kur deklaroi se “FCC nuk është në thelb një agjenci e pavarur”, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik mbi median dhe lirinë e shprehjes.

Më herët, rrjeti ABC kishte ndërprerë prodhimin e emisionit të Jimmy Kimmel, por pas reagimeve të forta publike u detyrua ta rikthente atë dhe t’i zgjaste kontratën komedianit.

Etiketat: Donald trumpemisione
Artikulli para

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin tjetër rekord historik

Artikulli pas

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

Editor

Editor

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Algat e detit, ushqimi që po rrëmben vëmendjen e botës perëndimore
Aktualitet

Algat e detit, ushqimi që po rrëmben vëmendjen e botës perëndimore

Nga Editor
20 Tetor, 2025
0

Në një kohë kur bota perëndimore po përqafon gjithnjë e më shumë ushqimet e shëndetshme, natyrale dhe të qëndrueshme, algat...

Lexo të plotë
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Çmimi i arit shënon një tjetër rekord

Çmimi i arit shënon një tjetër rekord

29 Janar, 2026
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

Gati 200 milionë euro të tjera për e-qeverisjen, më shumë para për Ermalin, Gerondin, Panajotin, Gentianin dhe gjithë tendermarrësit e mëdhenj të AKSHI-t

7 Nëntor, 2025
Sfidat e tregut, gratë shqiptare punojnë më shumë në bujqësi

Sfidat e tregut, gratë shqiptare punojnë më shumë në bujqësi

16 Shtator, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr