• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gati 200 milionë euro të tjera për e-qeverisjen, më shumë para për Ermalin, Gerondin, Panajotin, Gentianin dhe gjithë tendermarrësit e mëdhenj të AKSHI-t

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka vendosur të rrisë ndjeshëm buxhetin për qeverisjen elektronike gjatë vitit 2026, duke e çuar në rreth 200 milionë euro, nga 125 milionë euro që ishte në vitin 2025. Rritja është mbi 75 milionë euro, ndër më të mëdhatë në sektorin e teknologjisë dhe administratës publike.

Pjesa më e madhe e fondeve do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përmes platformës e-Albania dhe shërbimeve të tjera dixhitale që operojnë nën varësinë e saj. Por, siç tregohet nga tenderët e viteve të fundit, paratë e qeverisjes elektronike kanë përfunduar thuajse gjithmonë në duart e të njëjtëve biznesmenë: Ermal Beqiri i “Soft & Solution”, Gerond Meçe i “Advanced Business Solutions”, Panajot Gjiknuri i “Kretax”, si dhe Gentian Likaj i Communication Progress.

Tenderat e AKSHI-t janë karakterizuar ndër vite nga mungesa e transparencës dhe garës, ndërsa muajt e fundit janë bllokuar disa procedura për shkak të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), pas një lufte të ashpër mes Gerond Meçes dhe Ermal Beqirit për kontratat shumëmilionëshe.

Sipas të dhënave nga projekbuxheti për vitin 2026, për programin “Qeverisje elektronike” janë planifikuar 18.99 miliardë lekë, ekuivalente me rreth 200 milionë euro.

Një vit më parë, fondi ishte 12.5 miliardë lekë, çka tregon një rritje të konsiderueshme prej gati 50%.

Qeveria e justifikon këtë rritje me nevojën për “modernizim të shërbimeve online”, por në praktikë fondet përqendrohen në projekte që përsëriten nga viti në vit, si mirëmbajtja e platformës e-Albania, zhvillimi i portaleve institucionale dhe integrimi i databazave publike.

Në këtë kategori përfshihen edhe shërbime si marrja e informacionit nga faqet e institucioneve, shkarkimi i formularëve zyrtarë, aksesi në të dhëna personale apo regjistra, dorëzimi i deklaratave tatimore dhe ankesave, si edhe shërbimet e sigurimeve shoqërore online.

Rritja e buxhetit vjen në një kohë kur AKSHI dhe tenderat e tij janë nën kritika për mungesë gare dhe përqendrim kontratash te një grup i vogël kompanish, që tashmë konsiderohen “tendermarrësit e përhershëm” të teknologjisë në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: ermal beqirigentian likajgerond mecepanajot gjikuri
Artikulli para

Dikur parajsë, kostoja e lartë e jetesës largon edhe pensionistët italianë nga Shqipëria

Artikulli pas

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?

Të Përzgjedhura

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
0

nga Skyweb.al Kryeministri Edi Rama takoi sot mësuesit në Ministrinë e Arsimit, një ditë pasi kishte takuar efektivët e Policisë...

Lexo të plotë
Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

Detajet e arrestimit të Ermal Beqirit, autoritetet franceze dyshime për spiunazh: U kap duke fluturuar mbi një çentral bërthamor

28 Korrik, 2026
Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

7 Gusht, 2026
VIDEO/ Mirlinda Karçanaj kyç gojën pasi del nga SPAK, gazetarët e “gozhdojnë” pasi tha se nuk e kishin pyetur

VIDEO/ Mirlinda Karçanaj kyç gojën pasi del nga SPAK, gazetarët e “gozhdojnë” pasi tha se nuk e kishin pyetur

19 Maj, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr