• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej shpërthimit të skandalit të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj nuk është shprehur asnjëherë publikisht për akuzat që rëndojnë mbi institucionin që ajo drejtonte.

Kjo heshtje vjen në një moment kur shërbimet e e-Albania, një platformë e ndërtuar dhe menaxhuar nga AKSHI në bashkëpunim me kompani që sot janë pjesë e hetimit penal, vijojnë të mos funksionojnë prej disa ditësh.

Situata është përkeqësuar më tej, pasi prej tre ditësh nuk aksesohet as faqja zyrtare e Komisionit të Prokurimit Publik, një institucion që sipas hetimeve dyshohet se ka vepruar në linjë me interesat e grupit të AKSHI-t.

Ndërkohë që publikisht nuk ka asnjë reagim apo sqarim institucional, dosja e SPAK përmban prova filmike që hedhin dritë mbi natyrën reale të marrëdhënieve mes Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Karçanaj ka deklaruar se i ka takuar Agasin dhe Beqirin për çështje private dhe jo për tendera apo procedura prokurimi.

Megjithatë, pamjet e sekuestruara nga organi i akuzës tregojnë një tjetër realitet.

Në videoregjistrimet e realizuara me kamerë të fshehtë, të përfshira në dosjen hetimore, dëgjohen biseda që lidhen drejtpërdrejt me projekte, vlera financiare, procedura dhe ndërhyrje institucionale.

Në një nga komunikimet, përmendet hapur se “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, ndërsa në të tjera flitet për “shkresa zyrtare”, “institucione”, “testime” dhe bashkëpunime teknike, përfshirë referenca ndaj partnerëve izraelitë.

Këto elementë, sipas SPAK, nuk përputhen me pretendimin për takime private apo rastësore.

Në vlerësimin e prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, të dhënat e përftuara nga pamjet filmike të gjetura në pajisjen e sekuestruar tregojnë qartë se personat në fjalë janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe diskutojnë për procedura që lidhen me prokurime publike.

Referencat për vlerën e projekteve dhe kriteret e përzgjedhjes interpretohen si sinjale për përcaktimin paraprak të fondit limit dhe kushteve të tenderave.

SPAK thekson se, pavarësisht deklarimeve të Karçanajt për njohje miqësore dhe takime private, faktet e administruara provojnë se ajo ishte në dijeni të plotë të lidhjeve mes Agasit dhe Beqirit dhe të rolit të tyre në skemën e ndërtuar rreth AKSHI-t. Takimi në ambientet e zyrës së Agasit, i justifikuar si një konsultim teknik për partneritete, përforcon sipas hetuesve bindjen se bëhej fjalë për koordinim veprimesh dhe jo për kontakte rastësore.

Në këtë kontekst, heshtja publike e Mirlinda Karçanajt dhe paraliza e platformave digjitale shtetërore shtojnë dyshimet mbi përmasat reale të aferës dhe ndikimin e saj në funksionimin e institucioneve.

Ndërsa hetimet vijojnë, pamjet filmike dhe zbardhjet e dosjes po shfaqen si një nga provat kyçe që rrëzojnë versionin e takimeve “private” dhe e vendosin skandalin e AKSHI-t në një tjetër nivel përgjegjësie institucionale.

/skyweb.al 

Etiketat: ergys agasimirlinda karcanaj
Artikulli para

NJOFTIMI/ Aplikimi për pasaporta dhe ID, ndryshojnë adresat e disa zyrave të IdentiTek

Artikulli pas

Presidenti Begaj uron efektivët e rinj të Forcave të Armatosura: Uniforma është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj uron efektivët e rinj të Forcave të Armatosura: Uniforma është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti

Presidenti Begaj uron efektivët e rinj të Forcave të Armatosura: Uniforma është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Euro mbetet në nivelet më të ulëta, shënon rënie edhe dollari

Nga Editor
10 Mars, 2026
0

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë, teksa është blerë...

Lexo të plotë
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

19 Dhjetor, 2025
Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

2 Tetor, 2025
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

TENDERËT/ Gjysma e AKSHI në SPAK, në qendër të hetimit Ermal Beqiri dhe “pronari faktik”

3 Dhjetor, 2025
Pse polakët po braktisin masivisht Anglinë

Pse polakët po braktisin masivisht Anglinë

24 Mars, 2026

Të Fundit

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr