• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

Editor Nga Editor
14 Janar, 2026
në Shëndet
A A
Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pacienti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë një trajtim novator në kuadër të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) për një formë agresive të leuçemisë, e ka përshkruar përvojën si “fantastike” dhe “shumë sci-fi”.

Oscar Murphy, 28 vjeç, u trajtua me terapinë CAR-T, e njohur ndryshe si “ilaçi i gjallë”, në Spitalin Royal Infirmary të Mançesterit. BBC News ishte i pranishëm më 2 janar, kur Oscar mori infuzionin e parë nga dy të planifikuara, që përmbanin qelizat e tij imunitare të modifikuara gjenetikisht për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene.

NHS England ka rënë dakord të financojë këtë imunoterapi në disa qendra në të gjithë vendin, ndërsa rreth 50 pacientë në vit pritet të përfitojnë nga ky trajtim.

Oscar u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute të qelizave B (B-cell ALL) në mars të vitit 2025. Ai iu nënshtrua kimioterapisë dhe një transplanti të qelizave burimore nga një dhurues në korrik, por në nëntor u njoftua se sëmundja ishte rikthyer.

“Leuçemia që kam është shumë agresive dhe përhapet shpejt. Ajo kërkon një përgjigje edhe më të shpejtë për ta ndalur. Tani kemi një zgjidhje për këtë,” u shpreh Oscar, shitës makinash nga qyteti Bury.

Sipas të dhënave nga një provë klinike, 77% e pacientëve kanë hyrë në remision pas trajtimit me CAR-T, ndërsa gjysma e tyre nuk kanë shfaqur më shenja kanceri edhe pas tre vitesh e gjysmë. Mesatarisht, trajtimi u ka shtuar pacientëve 15.6 muaj jetë.

Hematologia e Oscarit, Dr. Eleni Tholouli, tha se terapia CAR-T është më e sigurt se trajtimet ekzistuese, me më pak efekte anësore dhe shumë më efektive.

“Zakonisht, kjo formë leuçemie është jashtëzakonisht agresive dhe pacientët e rritur nuk jetojnë më shumë se gjashtë deri në tetë muaj. Me këtë terapi, ne mund t’u ofrojmë vite jetë dhe potencialisht një shërim të plotë. Është një hap shumë i rëndësishëm dhe po revolucionarizon mënyrën se si e trajtojmë këtë kancer,” tha ajo.

Terapia CAR-T është përdorur prej disa vitesh në NHS për disa lloje leuçemie dhe limfome, por kjo është hera e parë që zgjerohet për të rriturit me leuçemi limfoblastike akute të qelizave B, falë kësaj forme të re të trajtimit.

Muajin e kaluar, Oscarit iu morën qelizat T – një lloj qelize e bardhë e gjakut – të cilat u dërguan në një laborator në Stevenage. Aty ato u riprogramuan me anë të një virusi të padëmshëm për të futur një sekuencë gjenetike që i lejon të identifikojnë kancerin.

Qelizat e modifikuara zhvillojnë receptorë të rinj në sipërfaqe, të cilët lidhen me qelizat kancerogjene si “çelës dhe bravë”, duke i shënjuar për shkatërrim. Këto qeliza njihen si qeliza CAR-T dhe shumëfishohen në laborator për të krijuar miliona kopje.

Trajtimi i personalizuar i Oscarit u ruajt në temperatura shumë të ulëta dhe u dërgua në Spitalin Royal Infirmary. Një qese e vogël, që përmbante rreth 100 milionë qeliza CAR-T në vetëm tre lugë çaji lëng, u infuzua në gjakun e tij për vetëm pak minuta, duke shënuar një moment historik në trajtimin e leuçemisë në NHS. /skyweb.al

Etiketat: leucemia
Artikulli para

Rruga e Thethit hapet për qarkullim, por ka rrezik nga ortekët

Artikulli pas

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Kryesore

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23 Tetor, 2026
Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu
Shëndet

Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?
Shëndet

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes
Shëndet

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Nga Editor
19 Shtator, 2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 10 lekë çmimin e naftës. Njoftim për Shtyp   Bordi i Transaparencës...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari rikuperon humbjet, si paraqitet euro në kursin e këmbimit

30 Janar, 2026
Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

31 Dhjetor, 2025
Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit

Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit

12 Shtator, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

27 Mars, 2026

Të Fundit

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr