• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kosto të fryra, informalitet dhe pastrim parash: Manuali, si po skanohen kompanitë e ndërtimit

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka nisur nga data 16 janar 2026 kontrollet në terren në sektorin e ndërtimit, pas përfundimit të një fushate informuese 30 ditore të zhvilluar përmes sistemit e-Filing, e cila u adresua kompanive të këtij sektori.

Sipas të dhënave zyrtare, kontrollet e para janë ushtruar në disa prej agjencive imobiliare më të mëdha në vend, ku gjatë një dite janë verifikuar 9 subjekte. Nga këto kontrolle janë evidentuar shkelje që lidhen me deklarimin e çmimeve të shitjes së apartamenteve, nëndeklarimin e pagave të punonjësve dhe mospërputhje në dokumentacionin financiar.

Administrata Tatimore bën me dije se gjatë veprimeve në terren janë sekuestruar pajisje kompjuterike, të cilat do të përdoren si prova materiale për dokumentimin e shkeljeve dhe për referimin e rasteve në organet përkatëse të drejtësisë.

Paralelisht me kontrollet, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike gjetjet e “Planit të menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit”, dokument që evidenton nivel të lartë informaliteti dhe risk financiar në këtë sektor.

Sipas këtij dokumenti, ndërtimi paraqet problematika të vazhdueshme, përfshirë shitje të pasurive të paluajtshme me çmime më të ulëta se ato të tregut dhe nën çmimet referencë, arkëtime pa faturë në fazat e hershme të ndërtimit, përdorim të parasë cash, si dhe deklarime të pjesshme të të ardhurave.

Një tjetër element i identifikuar është nëndeklarimi i kostove të punës, ku numri i punonjësve të deklaruar rezulton shpesh i papërputhshëm me volumin real të punimeve, ndërsa pagat e raportuara janë ndjeshëm më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit.

Plani i riskut evidenton gjithashtu përdorimin e furnitorëve fiktivë dhe faturave të rreme për fryrjen artificiale të kostove, çka ndikon drejtpërdrejt në uljen e fitimit të tatueshëm dhe të detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore thekson se sektori i ndërtimit mbart risk të shtuar për pastrim parash, për shkak të vëllimit të lartë të transaksioneve cash dhe vështirësive në gjurmimin e burimit real të fondeve.

Në kuadër të këtij aksioni, kontrollet do të shtrihen në verifikimin e tatimit mbi fitimin, TVSH-së, faturimit, pagesave ndaj jorezidentëve, deklarimeve të pagave dhe krahasimit të të dhënave financiare me lejet e ndërtimit dhe sipërfaqet reale të projekteve.

Për hartimin e planit sektorial janë analizuar 8,784 tatimpagues aktivë në ndërtim, nga të cilët 51 për qind janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Sipas shpërndarjes gjeografike, 47 për qind e subjekteve janë të përqendruara në Tiranë dhe 14 për qind në Durrës.

Në total, sektori numëron mbi 64 mijë të punësuar, ku shumica deklarohen në fashat e ulëta të pagave, ndërsa vetëm një pjesë e vogël rezulton me paga mbi 120 mijë lekë.

Administrata Tatimore njofton se subjektet që do të kategorizohen me risk të lartë, në bazë të analizës së të dhënave dhe mospërputhjeve të konstatuara, do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara, monitorimit dhe masave administrative, në përputhje me ligjin në fuqi. /skyweb.al

Etiketat: kompanindertim
Artikulli para

Trump i prerë: Nuk ua harroj KURRË nëse më thoni JO për Groenlandën, është vetëm një copë akulli

Artikulli pas

Euro zhytet edhe më tepër, sot theu rekordin historik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro zhytet edhe më tepër, sot theu rekordin historik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
0

Erjola Hazizolli Një video u shfaq në mediat sociale në Maqedoninë e Veriut më 25 nëntor të vitit 2024, në...

Lexo të plotë
Ndryshimet klimatike kërcënojë Venecian, a do t’i mbijetojë shekullit XXI qyteti historik

Ndryshimet klimatike kërcënojë Venecian, a do t’i mbijetojë shekullit XXI qyteti historik

18 Shkurt, 2026
S’ka “i mirë” apo “i keq”, ekspertët zbulojnë 5 tipe të gjumit

S’ka “i mirë” apo “i keq”, ekspertët zbulojnë 5 tipe të gjumit

23 Tetor, 2025
Këto kimikate përshpejtojnë plakjen biologjike tek burrat e moshës së mesme

Këto kimikate përshpejtojnë plakjen biologjike tek burrat e moshës së mesme

26 Shkurt, 2026
SPAK bastis zyrën dhe banesën e kreut të OSHEE Enea Karakaçi, kontrolle dhe sekuestrim celulari

SPAK bastis zyrën dhe banesën e kreut të OSHEE Enea Karakaçi, kontrolle dhe sekuestrim celulari

18 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr