• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një llogari bankare në Austri do të hedhë dritë mbi mega skandalin Bankers Petroleum, fshehje miliardash dhe pastrim parash

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Një llogari bankare në Austri do të hedhë dritë mbi mega skandalin Bankers Petroleum, fshehje miliardash dhe pastrim parash
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi drejtimin kryesor të hetimeve që SPAK po zhvillon ndaj kompanisë Bankers Petroleum, duke theksuar se nyja e zbardhjes së kësaj çështjeje nuk ndodhet në Shqipëri, por jashtë saj.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se prokurorët janë duke u përqendruar te një institucion bankar i nivelit të dytë në Austri, i cili dyshohet se ka luajtur një rol vendimtar në skemën e dyshuar të shmangies së taksave dhe pastrimit të parave.

Sipas saj, hetimi nuk kufizohet vetëm te aktiviteti financiar i kompanisë, por shtrihet edhe te roli i disa ministrave dhe ish-ministrave, si dhe te kompani apo individë që dyshohet se kanë ndihmuar Bankers Petroleum në ndërtimin dhe funksionimin e kësaj skeme.

Nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, rezulton se llogaritë e kompanisë në Shqipëri janë bosh dhe paraqiten me humbje, ndërkohë që për vite me radhë Bankers ka deklaruar rezultate financiare negative dhe nuk ka paguar detyrime tatimore. Në të kundërt, sipas Lalës, dyshimet janë se pagesa të rëndësishme janë kryer jashtë vendit, përmes një banke austriake, në mënyrë selektive dhe të targetuar.

Ajo theksoi se SPAK ka nisur letërporosi drejt Austrisë për të siguruar informacion mbi këto transaksione, me synimin për të identifikuar përfituesit finalë të pagesave. Sipas saj, vetëm analiza e këtyre transfertave financiare mund të zbulojë se cilët zyrtarë, kompani, studio ligjore, subjekte lobimi apo struktura të tjera kanë përfituar nga afera Bankers.

Lala u shpreh se bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha parash dhe për një skemë të dyshuar pastrimi parash në përmasa të konsiderueshme, ku përfshirja e kompanive offshore e bën edhe më të vështirë ndjekjen e gjurmës financiare. Ajo shtoi se hetimi aktualisht është përqendruar në këtë drejtim, ndërsa disa letërporosi janë dërguar nga prokuroret e SPAK, Anita Jella dhe Enkelejda Millonai.

Sa i përket origjinës së çështjes, hetimet ndaj Bankers Petroleum nisën në verën e vitit 2024, kur Hetimi Tatimor konstatoi një skemë të dyshuar abuzimi me pasoja të mëdha financiare për buxhetin e shtetit. Zyrtarë dhe përfaqësues të kompanisë u vunë nën akuzë për vepra penale si fshehje të ardhurash, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.

Hetimet fillestare të Prokurorisë së Fierit zbuluan se kompania kishte deklaruar humbje për rreth 20 vite, ndërkohë që nga viti 2004 deri në 2024 kishte eksportuar dhe shitur në tregun vendas rreth 532 miliardë lekë naftë. Sipas autoriteteve, kjo skemë ka shërbyer për shmangien e detyrimeve tatimore dhe për përfitim fiktiv të TVSH-së, duke i shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në miliona euro.

Aktualisht, dosja është në kompetencë të SPAK dhe pritet që zhvillimet e ardhshme të hedhin më shumë dritë mbi përmasat reale të aferës dhe përgjegjësitë konkrete. /skyweb.al

Artikulli para

Rama: 250 milion euro në dispozicion për bujqësinë, fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta

Artikulli pas

Ministri i Drejtësisë, Lamallari: GJKKO tejkaloi kompetencat me Ballukun, Kushtetuta është e qartë për këtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë, Lamallari: GJKKO tejkaloi kompetencat me Ballukun, Kushtetuta është e qartë për këtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ÇMENDURI/ Çmimi i tokës në fshatrat e Tiranës, 70 herë më shtrenjtë se në Europë
Ekonomi

ÇMENDURI/ Çmimi i tokës në fshatrat e Tiranës, 70 herë më shtrenjtë se në Europë

Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
0

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi...

Lexo të plotë
Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

9 Mars, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

12 Gusht, 2025
Pse energjia bie pas të 40-ave dhe si mund të rikthehet

Pse energjia bie pas të 40-ave dhe si mund të rikthehet

19 Shkurt, 2026
Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

6 Mars, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr