• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 26 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

REKORDI/ Mbi 11.6 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
REKORDI/ Mbi 11.6 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se lëvizja e pasagjerëve në transportin ajror ka vijuar të rritet edhe gjatë tremujorit të katërt, pavarësisht rënies sezonale pas muajve të verës.

Sipas statistikave, në këtë periudhë janë realizuar mijëra fluturime që kanë garantuar një fluks të qëndrueshëm udhëtimesh, edhe pse ritmi ka qenë më i moderuar krahasuar me kulmin turistik të tremujorit të tretë. Në total, gjatë vitit 2025 janë kryer rreth 70 mijë fluturime, me një rritje prej afro 2.2 për qind krahasuar me vitin pararendës.

Ky zhvillim ka reflektuar drejtpërdrejt në lëvizjen e pasagjerëve. Sipas përllogaritjeve, gjatë vitit të kaluar mesatarisht mbi 31 mijë pasagjerë në ditë kanë udhëtuar përmes transportit ajror, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të madh të avionit si mjet kryesor udhëtimi brenda dhe jashtë vendit.

Edhe në tremujorin e katërt, numri i pasagjerëve ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë kësaj periudhe, përmes linjave ajrore kanë udhëtuar 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 9.5 për qind, pavarësisht sezonit tradicionalisht më të qetë për udhëtimet ajrore.

Të dhënat e aeroportit tregojnë se viti 2025 është mbyllur me një rekord historik për trafikun e pasagjerëve. Në total, gjatë gjithë vitit janë regjistruar rreth 11.6 milion udhëtarë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve edhe jashtë sezonit veror tregon se udhëtimet ajrore po kthehen në një element të qëndrueshëm të lëvizjes së qytetarëve, të ndikuara si nga emigracioni, ashtu edhe nga turizmi dhe lidhjet gjithnjë e më të shpeshta me tregjet europiane. /skyweb.al

Etiketat: aeroporti nderkombetar i tiranestia
Artikulli para

“Kredi online me kosto minimale”, policia njofton qytetarët: Mos u mashtroni, ju fusin duart te llogaria bankare

Artikulli pas

Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

26 Mars, 2026
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet
Ekonomi

Sa ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës njofton vendimet për çmimet e karburanteve

26 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Mblidhet sot për herë të parë Bordi i Naftës, çfarë pritet për çmimet

26 Mars, 2026
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë
Ekonomi

Shqipëria në fund të Europës, pensionet nuk përballojnë fare kostot e jetesës

26 Mars, 2026
KRIZA e energjisë, Meloni kërkon ndihmë nga Algjeria
Ekonomi

KRIZA e energjisë, Meloni kërkon ndihmë nga Algjeria

26 Mars, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Presidenti Begaj në Shoqatën e Biznesit grek: Ka hapësira të mëdha për rritjen e investimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump
Aviacion

Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

Nga SkyWeb
3 Maj, 2025
0

Ryanair po shqyrton mundësinë të anulojë një nga porositë më të mëdha në historinë e saj, atë prej 30 miliardë...

Lexo të plotë
Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

14 Prill, 2025
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

17 Gusht, 2025
Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

8 Prill, 2025
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

LUFTA/ Kush përfiton dhe kush humb më shumë nga rritja e çmimeve

16 Mars, 2026

Të Fundit

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

26 Mars, 2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

26 Mars, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

26 Mars, 2026
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

Sa ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës njofton vendimet për çmimet e karburanteve

26 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr