• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan

Editor Nga Editor
6 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
0
Rinasi ndër rritjet më të larta post-pandemike në Europë, i pari në Ballkan
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, TIA, ka mbyllur një tjetër vit fantastik, duke u rikonfirmuar ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë krahasuar me periudhën e parapandemisë, vitin 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga ACI Europe, Airports Council International Europe, që përfaqëson më shumë se 600 aeroporte në 55 vende, të analizuara nga Ekofin.al, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga TIA në vitin 2025 ishte 248.7% më i lartë sesa në vitin 2019 (2,556,846 pasagjerë në 2019 rritur në 11,640,047 në 2025). Me këtë rritje, Aeroporti i Rinasit rezulton të jetë mes top 5 aeroporteve evropiane me rritjen më të fortë nga totali i 485 aeroporteve.

Gjithashtu, sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11,640,047 udhëtarë me një rritje vjetore prej 8.7%. Me këtë performancë, Tirana qëndron dukshëm përpara Beogradit (BEG), i cili ka regjistruar 8,913,520 pasagjerë, me një rritje më të moderuar prej 6.5%.

Në vendin e tretë pozicionohet Kosova – Prishtina (PRN) me 4,595,524 pasagjerë, duke shënuar një nga ritmet më të forta të rritjes në rajon, 12.7%, ndërsa Shkupi (SKP) ndjek me 3,211,419 pasagjerë dhe 8.7% rritje, në të njëjtin nivel ritmi me Tiranën, por me një bazë dukshëm më të ulët.

Aeroportet turistike të Adriatikut shfaqin dinamika më të përmbajtura: Dubrovniku (DBV) ka regjistruar 3,090,245 pasagjerë, me rritje 4.6%, ndërsa Sarajeva (SJJ) spikat për rritjen më të fortë në listë, 22.2%, megjithëse me një volum më të kufizuar prej 2,226,692 pasagjerësh.

Në fund të renditjes, Podgorica (TGD) rezulton i vetmi aeroport me rënie, duke shënuar 1,752,077 pasagjerë dhe një tkurrje prej -0.3%, ndërsa Tivati (TIV) mbyll listën me 1,343,265 pasagjerë, por me një rritje të ndjeshme prej 19.5%, e mbështetur kryesisht nga sezonaliteti turistik.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se Rinasi jo vetëm që kryeson rajonin në volum, por po konsolidon rolin e tij si nyja kryesore ajrore e Ballkanit Perëndimor, duke u shkëputur qartë nga aeroportet e tjera, si për nga madhësia, ashtu edhe për nga qëndrueshmëria e rritjes. Rritja e fortë e Rinasit përkon me marrjen në menaxhim të aeroportit nga Grupi Kastrati, i cili që nga fundit i vitit 2019, kur u nënshkrua marrëveshja koncesionare, deri në fund të vitit 2025 ka realizuar rreth 200 milionë euro investime, ndërsa planifikon të vijojë edhe gjatë vitit 2026, ku plani më ambicioz është zgjatimi i pistës për fluturimet e para transoqeanike të parashikuar në verë me Kanadanë dhe më pas në një të ardhme të afërt me Nju Jorkun në SHBA. /Ekofin

Etiketat: aeroporti tiranes
Artikulli para

Ekonomia dominon shqetësimet e shqiptarëve: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor

Artikulli pas

Luhatje në kursin e këmbimit, si e mbyllin javën valutat e huaja

Editor

Editor

Nga Kategoria

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë
Aviacion

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH
Aviacion

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

24 Mars, 2026
REKORD/ Kjo kompani ajrore nuk ka “vrarë” asnjë prej pasagjerëve të saj që prej gati një shekulli
Aviacion

REKORD/ Kjo kompani ajrore nuk ka “vrarë” asnjë prej pasagjerëve të saj që prej gati një shekulli

24 Mars, 2026
REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë
Aviacion

REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

24 Mars, 2026
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco
Aviacion

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

23 Mars, 2026
Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve
Aktualitet

Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

23 Mars, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Luhatje në kursin e këmbimit, si e mbyllin javën valutat e huaja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një gjel deti në mes të Manhattanit, “banori” më simpatik i New York-ut
Aktualitet

Një gjel deti në mes të Manhattanit, “banori” më simpatik i New York-ut

Nga Editor
23 Nëntor, 2025
0

Në këtë periudhë të vitit, gjelat e egër zakonisht shihen në tufa. Në fund të vjeshtës, ata ushqehen së bashku...

Lexo të plotë
VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

12 Tetor, 2025
Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

Gjermania ul taksën e fluturimeve, priten çmime më të lira biletash

17 Nëntor, 2025
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

3 Dhjetor, 2025
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

23 Shtator, 2025

Të Fundit

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

24 Mars, 2026
Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026
Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

24 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr