• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

Editor Nga Editor
9 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një numër kërkimesh gjithnjë në rritje po ndihmojnë në zbulimin e të vërtetës se a do të ishim një person tjetër, nëse do të ishim rritur në një vend tjetër të botës. ADN-ja e çdo qenieje njerëzore është unike dhe struktura e saj themelore përgjithësisht nuk ndryshon në varësi të vendit ku shkojmë, por vetëm ADN-ja nuk na bën atë që jemi, thotë Ziada Ayorech, një gjenetiste psikiatrike në Universitetin e Oslos në Norvegji.

Për të studiuar këtë enigmë, shkencëtarët zakonisht përdorin studime që krahasojnë binjakët identikë, të cilët ndajnë ADN pothuajse identike, me binjakët joidentikë, të cilët ndajnë, mesatarisht, gjysmën e gjenomit të tyre. Në këtë mënyrë, nëse binjakët identikë kanë më shumë ose më pak gjasa të ndajnë një tipar sesa binjakët joidentikë, kjo sugjeron që ai tipar drejtohet më shumë nga gjenetika sesa nga mjedisi.

Në një analizë të vitit 2015, e studimeve gati 50-vjeçare, të cilat përfshinin rreth 17 mijë tipare të ndryshme te 14 milionë binjakë në të gjithë botën, duke eksploruar arsimin dhe bindjet politike deri te gjendjet psikiatrike, shkencëtarët arritën në përfundimin se gjenetika përbën, mesatarisht, vetëm 50% të ndryshimeve.

Vlen të përmendet që mjedisi i formon disa tipare më shumë se të tjerat. Hulumtimet tregojnë se IQ është mesatarisht mbi 50% i trashëgueshëm dhe gjenetika luan një rol esencial më vonë në jetë sesa në fëmijëri, ndërsa tiparet e personalitetit janë afërsisht 40% të trashëgueshme dhe për këtë arsye ndikohen më shumë nga mjedisi.

Ayorech, e lindur në Ugandë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u zhvendos në Norvegji. “Nëse e krahasoni versionin tim që jetoja këtu në Norvegji me versionin tim që jetoja në Mbretërinë e Bashkuar, do të ishte e drejtë të thuash se tani jam më pak ekstroverte”, thotë Ayorech.

Ajo vazhdon duke thënë se, duke pasur parasysh përbërjen gjenetike, nuk ka gjasa që ajo të humbasë ndonjëherë plotësisht natyrën e saj të hapur. Ajo vazhdon të anojë në mënyrë të pavetëdijshme drejt aktiviteteve që inkurajojnë ndërveprime më spontane. “Ne kemi tendencë të kërkojmë mjedise që janë në përputhje me tiparet tona gjenetike”, thotë Ayorech.

Sipas Ching-Yu Huang, një psikologe ndërkulturore në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, “kultura është një pjesë absolutisht thelbësore e asaj që ne bëhemi”. “Truri që ke tani do të ishte shumë ndryshe nëse do të ishe lindur dhe rritur në Tajvan, edhe nëse ke të njëjtën ADN”, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, Vivian Vignoles, një psikologe ndërkulturore në Universitetin e Sussex, shprehet se “cilado qofshin gjenet që keni, ju nevojitet një mjedis i caktuar për t’i nxjerrë ato në pah.”

Edhe pse shkencëtarët kishin supozuar prej kohësh se psikologjia njerëzore ishte universale dhe se rezultatet e studimeve rreth sjelljeve njerëzore të kryera në SHBA dhe Evropë do të ishin të vërteta në të gjithë botën, nuk ishte rasti. Eksperimentet tregojnë se njerëzit në Perëndim kanë tendencë të jenë më individualistë krahasuar me njerëzit në Japoni, të cilët kanë tendencë të jenë më kolektivistë dhe ka të ngjarë ta përcaktojnë veten në aspektin e roleve të tyre shoqërore.

Në një studim që krahasoi skanimet e trurit të njerëzve, te perëndimorët, pjesa e trurit përgjegjëse për vetëdijen ndriçohej kur mendonin për veten e tyre, ndërsa te pjesëmarrësit kinezë kjo pjesë ndriçohej edhe kur mendonin për nënat e tyre.

Në teste të ndryshme, psikologia ndërkulturore Huang dhe kolegët e saj shqyrtuan nëse fëmijët e emigrantëve etnikisht kinezë në Angli e shihnin autoritetin ndryshe nga fëmijët joemigrantë anglezë.

“Të gjithë fëmijët kishin të njëjtën gjasa t’u bindeshin prindërve të tyre, por fëmijët tajvanezë kishin më shumë gjasa t’u bindeshin atyre edhe kur fillimisht ngurronin, krahasuar me emigrantët kinezë të rritur në Angli”. Huang argumenton se kjo ka të ngjarë të jetë për shkak të kulturës aziatike që vlerëson bindjen dhe respektin për prindërit, ndërsa fëmijët, familjet e të cilëve kishin emigruar në Angli, ka të ngjarë të jenë ndikuar nga kultura në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë më individualistë.

Një studim i vitit 2022, i cili krahasoi testet e tipareve të personalitetit në 22 vende, zbuloi se njerëzit që jetonin në një grup vendesh me kultura që i japin rëndësi të fortë vetëdisiplinës, si Shqipëria, India, Gjermania, Franca, Hong Kongu dhe Kina, shënuan më shumë rezultate në masat e përkushtimit dhe organizimit. Vendet me kultura më fleksibël dhe individualiste, si Kanadaja, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Australia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Norvegjia, Filipinet, treguan nivele më të larta të pëlqimit dhe hapjes ndaj përvojave.

Në një tjetër aspekt, Philip Goff, një filozof në Universitetin e Durhamit, beson se ekziston një lloj “uniteti themelor” i qelizave dhe grimcave dhe se vetëdija është e integruar, që na bën ata që jemi, pavarësisht se ku rritemi. Por kjo ka të ngjarë të ndryshojë me kalimin e kohës, ndërsa rritemi dhe piqemi.

Marrë nga BBC

Artikulli para

“Express”: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kombinon energjinë urbane me autenticitetin

Artikulli pas

Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

Editor

Editor

Nga Kategoria

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit
Shëndet

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7
Shëndet

Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

27 Mars, 2026
A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?
Shëndet

A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

27 Mars, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut
Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

26 Mars, 2026
Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet
Shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

26 Mars, 2026
Artikulli pas
Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet
Aktualitet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
0

Projektligji i ri për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Brendshme, shënon një...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?

Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?

4 Tetor, 2025
Bota bëhet gati për shkundje të forta financiare, inflacioni pritet të kapa majat

Bota bëhet gati për shkundje të forta financiare, inflacioni pritet të kapa majat

24 Mars, 2026
Siguria teknike, një në katër makina në Shqipëri nuk e kalon kolaudimin në herën e parë

Më shumë se 1 në 3 makina ngelin në kolaudim prej gazrave në Shqipëri

5 Mars, 2026

Të Fundit

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr