• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën

Editor Nga Editor
9 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Studimi i Harvardit zbulon se kafeja dhe çaji janë “mrekullibërës” për demencën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një filxhan çaji ose kafeje në ditë mund të sjellë më shumë përfitime sesa thjesht energji për të nisur mëngjesin.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i rregullt i kafesë dhe çajit me kafeinë lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës dhe me ruajtje më të mirë të aftësive njohëse, krahasuar me personat që nuk i konsumojnë këto pije. Gjetjet janë publikuar nga “The Independent”.

Studimi analizoi të dhënat e rreth 131 mijë profesionistëve të shëndetit në SHBA, përfshirë 86 mijë infermiere dhe 45 mijë punonjës të tjerë shëndetësorë, të ndjekur për një periudhë mesatare prej 43 vitesh. Pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë ushqimorë çdo dy deri në katër vjet, ku raportonin sasinë e kafesë me dhe pa kafeinë, si dhe çajin që konsumonin. Gjatë viteve, ata iu nënshtruan edhe testeve të përsëritura njohëse.

Gjatë periudhës së ndjekjes u regjistruan 11 033 raste të demencës. Analiza tregoi se konsumimi më i lartë i kafesë me kafeinë shoqërohej me një ulje rreth 18% të rrezikut për demencë, ndërsa te konsumuesit e çajit rreziku ishte rreth 16% më i ulët. Po ashtu, këta individë shfaqnin një rënie më të ngadaltë të funksioneve njohëse me kalimin e kohës.

Studiuesit vunë re se kafeja pa kafeinë nuk tregoi lidhje me uljen e rrezikut të demencës apo me përmirësim të performancës njohëse. Përfitimet më të dukshme u panë te konsumi i moderuar: dy deri në tre filxhanë kafe me kafeinë në ditë ose një deri në dy filxhanë çaji, pa përfitime shtesë nga sasi më të mëdha.

Autori kryesor i studimit, Yu Zhang nga Shkolla e Shëndetit Publik “TH Chan” në Harvard, theksoi se demenca përbën një nga sfidat më të mëdha globale të shëndetit publik dhe se trajtimet efektive janë ende të kufizuara. Sipas tij, identifikimi i faktorëve të stilit të jetesës që mund të lidhen me rrezikun e demencës është thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për pije që konsumohen gjerësisht në mbarë botën.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se studimi tregon një lidhje statistikore dhe jo një marrëdhënie shkak-pasojë. Susan Kohlhaas nga “Alzheimer’s Research UK” vuri në dukje se konsumuesit e kafesë dhe çajit mund të kenë edhe zakone të tjera jetese që ndikojnë në shëndetin e trurit, ndërsa diagnozat janë pjesërisht të vetëraportuara. Ndërkohë, Tara Spires-Jones nga “UK Dementia Research Institute” theksoi se faktorë si gjumi dhe shëndeti kardiovaskular mund të luajnë rol, dhe se të dhënat për kafeinën janë mbledhur në intervale disa vjeçare, çka mund të ndikojë në saktësinë e tyre.

Sipas studiuesve, edhe një ndikim i moderuar i kafesë dhe çajit mund të ketë rëndësi të madhe në nivel popullsie, duke ofruar një arsye më shumë për t’i përfshirë këto pije në përditshmëri, gjithmonë me masë.

Etiketat: cajkafe
Artikulli para

Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

Artikulli pas

Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7
Shëndet

Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

27 Mars, 2026
A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?
Shëndet

A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

27 Mars, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut
Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

26 Mars, 2026
Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet
Shëndet

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

26 Mars, 2026
Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit
Shëndet

Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit

26 Mars, 2026
Artikulli pas
Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët
Ekonomi

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Qeveria shqiptare do të emetojë obligacione ekskluzivë vetëm për individët. Lajmi bëhet i ditur në strategjinë për menaxhimin e borxhit...

Lexo të plotë
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Euro “rri në vend”, forcohen valutat e tjera të huaja

24 Shkurt, 2026
Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

16 Dhjetor, 2025
Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

26 Qershor, 2025
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr