• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësuesit kryesorë të sistemit financiar dhe të sektorit të bujqësisë për të analizuar ecurinë e Skemës së Garancisë Sovrane dhe Programit të Financimit për Biznesin Mikro, të Vogël dhe të Mesëm. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e ministrit të Financave Petrit Malaj, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministrit të Bujqësisë Andis Salla, drejtuesve të bankave tregtare dhe përfaqësuesve të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Diskutimi u përqendrua te niveli aktual i përdorimit të skemave, pengesat që po hasen në terren dhe mënyrat për të përmirësuar kalimin e kreditimit drejt ekonomisë reale. Autoritetet dhe bankat analizuan problematikat operative që ndikojnë në përthithjen e fondeve dhe në shpejtësinë e aprovimit të kredive, si dhe propozuan masa për ta bërë financimin më të aksesueshëm për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla.

Ministri i Financave theksoi se bujqësia mbetet prioritet në politikat ekonomike të qeverisë, veçanërisht në prag të afrimit me tregun europian. Sipas tij, rritja e produktivitetit dhe e vlerës së shtuar në zinxhirin prodhues kërkon mbështetje financiare të strukturuar, ku Garancia Sovrane luan rol kyç për të ulur barrën e rrezikut për bankat dhe për të lehtësuar kreditimin e sektorit.

Nga ana e Bankës së Shqipërisë u vlerësua rëndësia e instrumentit si mjet plotësues për nxitjen e kreditimit, duke theksuar njëkohësisht domosdoshmërinë e ruajtjes së standardeve të kujdesshme të menaxhimit të rrezikut. Guvernatori nënvizoi se, megjithëse është shënuar progres, mbetet e nevojshme të përmirësohen disa elemente teknike për të rritur efektivitetin dhe përdorimin e plotë të skemës.

Ministri i Bujqësisë theksoi se interesi i fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese është rritur muajt e fundit, duke treguar se sektori po e percepton më qartë mundësinë e financimit. Ai shtoi se institucionet në varësi do të intensifikojnë informimin dhe asistencën për aplikuesit, me synim rritjen e numrit të projekteve të suksesshme.

Përfaqësuesit e bankave raportuan një gjallërim të aplikimeve dhe konfirmuan se një pjesë e konsiderueshme kërkesash ndodhen aktualisht në proces vlerësimi. Ata sugjeruan disa rregullime për ta bërë mekanizmin më efikas dhe për të rritur përthithjen e fondeve, propozime që do të shqyrtohen në vijim nga autoritetet.

Skema e Garancisë Sovrane për bujqësinë është mbështetur me një fond prej 3 miliardë lekësh. Ajo parashikon mbulim deri në 70% të vlerës së kredisë, normë interesi të kufizuar në 2%, periudhë grace minimale 12 muaj dhe mundësi shlyerjeje të parakohshme pa penalitete.

Institucionet pjesëmarrëse riafirmuan angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me sektorin bankar dhe sipërmarrësit, me synimin për të rritur aksesin në financim, për të nxitur investimet dhe për të forcuar rolin e bujqësisë dhe të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në zhvillimin ekonomik të vendit. /skyweb.al

Artikulli para

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Artikulli pas

Dollari nuk ndal rënien, sa shiten e blihen euro dhe valutat e tjera të huaja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari nuk ndal rënien, sa shiten e blihen euro dhe valutat e tjera të huaja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Borë e dendur, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë
Aktualitet

Borë e dendur, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë

Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
0

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës është ndaluar përkohësisht qarkullimi i kamionëve, për shkak të punimeve që po...

Lexo të plotë
A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

A duhet studiuar ADN-ja e diktatorëve? Çfarë u zbulua për Hitlerin

16 Nëntor, 2025
Deutsche Aircraft prezanton avionin që do të bëjë revolucion në drejtim të kostos së fluturimit

Deutsche Aircraft prezanton avionin që do të bëjë revolucion në drejtim të kostos së fluturimit

29 Maj, 2025
Propozimi i pazakontë i pronarit polak: Festë falas për çiftet që ngjizin fëmijë në hotelin tim

Propozimi i pazakontë i pronarit polak: Festë falas për çiftet që ngjizin fëmijë në hotelin tim

9 Tetor, 2025
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

15 Gusht, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr