• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Debati për skemën e sigurimit të detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve po zgjerohet, ndërsa shtohen zërat kritikë ndaj modelit që synon të ndjekë qeveria. Projektligji parashikon krijimin e një fondi që do të administrohet nga një agjenci publike në formën e një shoqërie aksionare në pronësi të shtetit, të përfaqësuar nga Ministria e Financave.

Ekspertë të ndryshëm, si dhe media, përfshirë Skyweb.al, janë shprehur më herët kundër kësaj praktike, duke argumentuar se fondet e një skeme të tillë do të menaxhoheshin më mirë nga operatorë privatë me ekspertizë të specializuar në sigurime dhe menaxhim risku. Kjo do të shmangte mbingarkesën e buxhetit të shtetit në raste katastrofash, por edhe do të mundësonte më shume fleksibilitet nëpërmjet privatit.

Së fundmi, edhe Banka Botërore ka shprehur rezervat e saj për modelin e propozuar.

Në një reagim për A2 CNN, institucioni ndërkombëtar theksoi se ka ndarë më herët shqetësimet me Ministrinë e Financave dhe rekomandon që fondi të mos funksionojë si shoqëri aksionare, por të menaxhohet nga një operator teknik profesional.

Sipas Bankës Botërore, zgjedhja e strukturës ligjore është thelbësore për të garantuar që fondi të jetë i pavarur, i besueshëm dhe efikas, me rregulla të qarta llogaridhënieje, por me fleksibilitet operacional. Institucioni paralajmëron se, nëse mbikëqyrja ministrore shtrihet në menaxhimin e përditshëm, struktura mund të bëhet burokratike, me disa shtresa administrative dhe me varësi të lartë nga drejtimi qeveritar, duke kufizuar kapacitetin profesional dhe pavarësinë operacionale.

Si shembull referues, Banka Botërore përmend modelin turk të Pool-it të Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmeti, i njohur si Turkish Catastrophe Insurance Pool, i cili funksionon mbi bazën e një kuadri të posaçëm ligjor dhe nuk është as shoqëri aksionare klasike, as ndërmarrje publike tipike.

Sipas këtij modeli, institucioni ka autonomi të qartë operacionale dhe rregulla të dedikuara për menaxhimin financiar dhe prokurimin.

Banka Botërore paralajmëron se pa një strukturë të pavarur dhe të profesionalizuar, fondi rrezikon të humbasë besueshmërinë dhe të mos funksionojë në mënyrë efektive në rast emergjencash natyrore.

Ndërkohë, tregu i sigurimeve po ndjek me vëmendje zhvillimet. Burime nga industria bëjnë me dije për Skyweb.al se skepticizmi lidhet edhe me nivelin e pritshëm të primeve.

Për një mbulim kaq të gjerë kombëtar, nëse sigurimi do të bëhej nga privati,kompanitë e sigurimeve do të duhet të blejnë kapacitete të konsiderueshme risigurimi në tregjet ndërkombëtare, çka do të rrisë ndjeshëm kostot.

Megjithatë, nëse qeveria ka vendosur të shtyjë para projektin e saj kështu siç e ka, sërish është privati ai që jep më shumë garanci në këtë rast se sa shteti. /skyweb.al

Etiketat: siguracionsigurime
Artikulli para

Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

Artikulli pas

Europa brenda dhe jashtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Nga ‘like’-u te ankthi…

Europa brenda dhe jashtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

Nga SkyWeb
28 Mars, 2026
0

Që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, përdorimi i kriptomonedhave në Iran është rritur ndjeshëm, teksa ato po...

Lexo të plotë
BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

17 Prill, 2025
DEBATI/ A duhet të paguajnë më shumë personat mbipeshë në avion?

DEBATI/ A duhet të paguajnë më shumë personat mbipeshë në avion?

3 Shkurt, 2026
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

17 Gusht, 2025
Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr