• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes kompanitë nënkontraktore që kanë punuar në fushën naftë mbajtëse Patos – Marinzë, e dhënë me koncesion firmës “Bankers”, të cilat pasi xhiruan dhjetëra miliona euro, tashmë kanë filluar të largohen, duke lënë në mëshirë të fatit punëtorët. Këto firma kanë shfaqur probleme në pagesat, nuk u paguajnë statusin apo suplementin që u takon punonjësve me ligj.

Këto firma justifikohen se s’kanë dijeni nëse duhet t’u paguajnë statusin apo suplementin, ndërkohë që edhe institucionet shtetërore Inspektoriatet e Punës apo Sigurimet Shoqërore, as nuk i kontrollojnë. Këto janë një rrjet firmash të lidhura me koncesionarin, “Bankers”, të cilat kanë filluar të shfaqin probleme, menjëherë pas hetimeve të SPAK-ut.

Ndërprerja e rubinetit nga firma mëmë ka sjellë gjithë këto probleme, teksa punëtorët u futën në një grevë disa muaj më parë. Kërkesat e tyre ishin të thjeshta, trajtim sa më dinjitoz në punë, pagë më e mirë, pagesa e suplementit dhe statusit.

“Kanë krijuar një grup të madh nënkontraktorësh. U rrisin pagat punëtorëve të huaj dhe shqiptarët i paguajnë me çikërrima. Ne kërkojmë trajtim të barabartë”, thanë punëtorët, gjatë kohës që ishin në grevë.

Greva përfundoi disa muaj më parë, por jo problemet! Në redaksinë e Fiks Fare është ankuar një 35 vjeçar, i cili ka punuar 10 vite në një kompani në naftë “Weatherford” ltd.

“Unë bëja një punë te sonda, te puset. Merrej me shërbime te puset. Ishte nënkontraktore dhe merrej me koncesionarët. Firma kishte pronar të huaj. Administrator ka qenë një italian. Unë kam punuar nga 2014 deri në 2024. Këta kanë lënë pa paguar statusin. Në bazë të ligjeve duhet t’a kishin paguar”, pohon qytetari.

Ai shton se ka pyetur administratorët e firmës dhe ata i kanë thënë që “nuk dimë se ku t’a paguajmë”. “Statusi është 5 % të pagës, 2 duhet t’i paguaj punëmarrësi (punëtori) dhe 3 % duhet ti paguajë punëdhënësi (firma). Ne s’jemi lajmëruar asnjëherë që duhet t’i paguajmë, as nga institucionet shtetërore” shton punëtori.

Ai thotë se çuditet me faktin se ai problem s’është vetëm te ai, por problemi ka ndodhur në të gjithë fushën. Asnjë se paguan!

Fiks Fare ka mësuar se statusin dhe suplementin s’e paguan as firma e madhe koncesionare. “I jam drejtuar Sigurimeve Shoqërore, dhe më thanë se patjetër që duhet t’i paguajë statusin. Deri tani s’i ka paguar.

Nëse paguhet statusi, del pension më i lartë. Punon në vend tjetër dhe merr atë statusin 15 vjet të naftës dhe del edhe më shpejt në pension. Nëse një individ në punë tjetër del 65 vjeç, ai del 60 vjeç. Pensioni del më i lartë dhe përfiton edhe vitet” vijon punëtori.

Fiksi e pyeti nëse firma është apo jo aktive, teksa përgjigjet se aktualisht i kanë mbyllur zyrat që kanë pasur në Fier. “Firma është aktive vetëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me letra. Por s’i kryen më shërbimet në terren.

Ne kemi punuar në vendburimin Patos – Marinzë, te koncesionari, firma ‘Bankers’. Firma që ai ishte i punësuar  ‘Ëeatherford’ ltd ishte nënkontraktor. Shkëputja e kontratës nga koncesionari te nënkontraktori solli këto probleme dhe pothuajse të gjithë punonjësit janë larguar nga puna” përfundon qytetari.

Pas ankesës, qytetari shkon te Sigurimet Shoqërore në Fier për të pyetur nëse firma e ka paguar apo jo statusin.

Punonjësi kontrollon në sistem dhe i thotë “jo, s’e kanë paguar”. Qytetari e pyet nëse s’e kanë paguar për të, apo për të gjithë punonjësit. Ai i thotë se “për të gjithë, asnjë s’ka paguar”.

Fiks Fare ka mësuar se, krahas kësaj firme, probleme ka shfaqur një tjetër kompani “Petro Solution”. Punëtorët e kësaj firme s’kanë marrë pagat e muajit nëntor. Janë sërish firma që të ardhurat e vetme i kanë nga “Bankers”, të cilat janë paguar rregullisht dhe në vlera që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove.

“Janë këto firma që kanë zhvatur te ‘Bankers’. E mori një kinez para 3 vitesh dhe bënte punime po te kinezët. Kanë qenë të njëjtë”, pohon punonjësi.

Mësohet se, firma merret me aktivitete gjeologjike, teknologji e pasurimit të prodhimit, prerje dhe shpim në sektorin e naftës. Kompania ka qenë prej disa vitesh në Shqipëri, e themeluar nga Ramil Kimurov, një 30 vjeçar nga Kazakistani.

Më pas ky person, në muajin shkurt të vitit 2023, ia shet kompaninë një firme nga Kina, me një vlerë prej 100 mijë eurosh. Në dokumentet e QKB-së rezulton se firma në fjalë, pas ndryshimit të pronarëve, ka xhiruar miliona euro dhe fitime qindra mijëra të tjera.

Gazetarët bisedojnë me Dritan Shahun, kryetar i Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur. Ai thotë se në dijeninë e tyre disa nga këto firma koncesionare që kanë marrë vendburimet e naftës nuk e zbatojnë fare ligjin e statusit. “Këto kompani nuk paguajnë pagesën në shtet që bëhen për përfitime për shkak të profesionit edhe pagesën që bëhet për suplementarin se janë dy pagesa të ndryshme që bëhen.

Nuk paguhet pagesa 5 % për afekt statusi, e cila ndahet në 3 % që duhet t’a paguajë punëdhënëse dhe 2 % punëmarrësi, gjithashtu edhe suplementari që ndahet në 2.5 % të pagës punëdhënësi dhe 2.5 % të pagës nga punëmarrësi” pohon ai.

Më tej pohon se, Sindikata i ka bërë disa kërkesa Sigurimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit të Punës, apo edhe vetë kompanive. “Inspektoriati duhet të bëjë kontroll.

Ne kemi bërë këto tubimet e grevës për disa ditë me radhë dhe një nga problemet ka qenë dhe statusi, Inspektoriati duhet të bëjë detyrën e vetë. Të bëjë konstatime dhe të tregojë që statusi nuk paguhet dhe duhet pagur sipas ligjit. Nuk zbatohet ligji” thotë ai.

Në fund thotë se “kompanitë kanë thënë që nuk gjejmë përshtatje te ligji, por nuk është e vërtetë se ka kompani që e paguajnë”. Sipas tij, ka kompani dhe private dhe shtetërore që e paguajnë, siç janë “Albpetrol” apo kompania tjetër “Ani Oil” që ka filluar tani së fundmi duke e paguar. /Tch

Artikulli para

Në pranga ish-ministri, arrestime të bujshme në Kosovë

Artikulli pas

PLANI/ Dhurimi i ushqimeve përjashtohet nga taksat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”
Aktualitet

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë
Aktualitet

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

PLANI/ Dhurimi i ushqimeve përjashtohet nga taksat

Të Përzgjedhura

Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë
Aktualitet

Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë

Nga SkyWeb
7 Gusht, 2025
0

Qytetarët e Tiranës kanë tashmë mundësinë të ndjekin në kohë reale lëvizjen e autobusëve urbanë, duke parë itinerarin e plotë,...

Lexo të plotë
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Shqiptarët po vuajnë në masë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, çfarë tregon lista e rimbursimeve

8 Maj, 2026
Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

4 Prill, 2026
Historia e fluturimit më të gjatë në botë, avioni qëndroi 64 ditë në ajër

Historia e fluturimit më të gjatë në botë, avioni qëndroi 64 ditë në ajër

14 Janar, 2026

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr