• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Ti s’mbrojte policin Azbi Spahiu që tentoi vetëvrasjen pas presionit që arrestoi Martin Manen, djalin e oligarkut Samir Mane, do mbrosh policët nga molotivi”: Debate mes deputetëve pas protestës së opozitës

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një debat i tensionuar u zhvillua në Kuvend mes deputetëve, në lidhje me protestën e opozitës të organizuar një ditë më parë dhe incidentet e raportuara gjatë saj. Përplasja kulmoi me akuza të drejtpërdrejta mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Muçi deklaroi se klasa aktuale politike përballet me një nivel të lartë pakënaqësie publike, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për klimën e tensionuar shoqërore. Sipas tij, urrejtja e qytetarëve ndaj elitës politike është në rritje, referencë që shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë.

Fill pas tij, Hoxha dënoi deklaratat e Muçit, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një deputet. Ai theksoi se hedhja e molotovëve përbën vepër penale dhe se asnjë përfaqësues i popullit nuk mund të nxisë apo të relativizojë veprime kriminale.

Arrestohet i dehur në timon Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident pasi ishte i alkoolizuar, gazetarja: Polici që e procedoi hidhet nga pallati pas presioneve

Debati mori një tjetër dimension kur Muçi riktheu në vëmendje rastin e efektivit të Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, i cili disa muaj më parë u hodh nga kati i shtatë i një pallati, pas pretendimeve për presion institucional.

Sipas Muçit, ish-ministri nuk kishte reaguar në kohë për të mbrojtur efektivin, i cili ishte përfshirë në arrestimin e Martin Mane, djalit të biznesmenit Samir Mane, pas një aksidenti rrugor në gjendje të dehur.

Martin Mane shkaktoi aksident pasi ishte i dehur në timon, sipas policisë

Ngjarja që ndezi debatin ndodhi në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Parlamentit, ku 28-vjeçari përplasi dy automjete të parkuara dhe u largua nga vendi i aksidentit. Ai u ndalua disa metra më tej nga Policia Rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, i riu kundërshtoi kryerjen e testit të alkoolit, por testi rezultoi pozitiv.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje, efektivi Azbi Spahiu, 57 vjeç, u raportua se u hodh nga kati i shtatë i pallati dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

SPAK thotë se Samir Mane e korruptoi me një vilë për minierat dhe PLUS, Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

Sipas saj, para ngjarjes, efektivi i kishte dërguar mesazhe të birit ku shprehej se po i shkatërrohej karriera.

Rasti ngriti pikëpyetje të mëdha mbi presionin institucional ndaj punonjësve të policisë dhe trajtimin e rasteve që përfshijnë persona me ndikim siç është biznesmeni Samir Mane.

Ndërkohë, djali i biznesmenit u transferua në spital pas arrestimit duke pretenduar gjendje jo të mirë shëndetësore dhe të nesërmen u lirua nga prokurori, i cili e konsideroi arrestimin të paligjshëm.

Institucionet përkatëse nuk dhanë sqarime të detajuara mbi procedurat e ndjekura, çka shtoi debatet publike. /skyweb.al

Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

Etiketat: azbi spahiumartin manesamir mane
Artikulli para

Korridori VIII futet në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s

Artikulli pas

Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vendimi i BE, Ryan Air lejon falas çanta 20% më të mëdha në kabinë
Aviacion

Vendimi i BE, Ryan Air lejon falas çanta 20% më të mëdha në kabinë

Nga SkyWeb
7 Korrik, 2025
0

Linja ajrore me kosto të ulët, Ryanair, ka njoftuar se do të rrisë përmasat e çantës personale që lejohet të...

Lexo të plotë
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

“Balluku”, ish-ministri i Drejtësisë: Neni 103 i Kushtetutës ndalon pezullimin e anëtarëve qeverisë, i njëjtë si për deputetin

23 Nëntor, 2025
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Paga minimale 50 000 lekë do të ndikojë negativisht rrogat e larta, kush preket

3 Janar, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Regresi i heshtur i tregut të sigurimeve në Shqipëri

28 Qershor, 2025
OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

2 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr