• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vijon shtrenjtimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inflacioni në vend arriti në 2,3% në janar 2026, nga 1,9% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me dhjetorin 2025, çmimet e konsumit u rritën me 0,4%. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT më 12 shkurt dhe tregojnë se presioni kryesor mbi koston e jetesës vijon të vijë nga qiratë dhe shpenzimet e lidhura me banesën, një tendencë që ka nisur që në tremujorin e fundit të vitit 2025.

Në Tiranë, rritja e qirave po lidhet me zgjerimin e qiradhënies ditore në platforma online, ndërsa një pjesë e apartamenteve mbahen stok për qëllime investimi, me pritjen për t’u rikthyer në treg me çmime më të larta. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,87 pikë përqindje, i ndjekur nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,61 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv dhanë edhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me nga +0,14 pikë përqindje secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikë përqindje dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,11 pikë përqindje. Ndikime më të vogla erdhën nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje dhe “Transporti” me +0,03 pikë përqindje.

Në terma përqindjeje, rritjen më të lartë vjetore e shënoi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,9%. Pas tij renditen “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me nga 4,4% secili. “Pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 2,7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,9% dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%.

Në krahasim me dhjetorin 2025, rritja mujore më e madhe u regjistrua në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,2%, e ndjekur nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7% dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,6%. Nga ana tjetër, “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje me 0,5%, ndërsa “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ranë me 0,4% në terma mujorë. Ulje të lehtë pati edhe grupi “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,1%.

Të dhënat tregojnë se megjithëse norma e përgjithshme e inflacionit mbetet e moderuar, pesha e qirave në indeks vazhdon të jetë faktori kryesor që ndikon mbi buxhetet familjare, veçanërisht në kryeqytet.

Artikulli para

Turisti mahnitet me ndershmërinë e shqiptarëve: Më ra portofoli në makinë me qira dhe sollën te hoteli, kjo nuk ndodh kurrë atje ku jetoj unë

Artikulli pas

Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!
Ekonomi

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!

Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2025
0

Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, gara e parë është hapur në datën 14 dhjetor 2020 me...

Lexo të plotë
Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

13 Qershor, 2025
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore

A mbrohen nga policia nëpërmjet pagesave mujore Call Centera-t që po mashtrojnë Europën nga Tirana?

7 Mars, 2026
SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

17 Shkurt, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr