• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, gara e parë është hapur në datën 14 dhjetor 2020 me fond limit 191 milion euro pa tvsh. Në këtë datë, Projekti Teknik i tunelit nuk ishte dorëzuar akoma.

Për të hartuar Projektin Teknik ishte kontraktuar për vlerën 7 milion euro një konsorcium kompanish me në krye austriaken IC Consulten.

Por siç shihet nga dokumentat bashkëlidhur, shkruan gazetarja, Ola Xama,  projekti teknik është dorëzuar në mars të vitit 2021, ndërsa gara është hapur 3 muaj më parë.

Si është llogaritur fondi limit në vlerën 191 milion euro pa patur projekt?

Si është pranuar kjo vlerë të akomodohet në buxhet nga Ministria e Financave dhe si ka lejuar Thesari dhe Agjencia e Prokurimit Publik të hapet gara?

Këto janë po ashtu përgjigje që duhet t’i nxjerrë hetimi i SPAK!

Pasi u anullua procedura e parë me arsyetimin se asnjë prej kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit, është hapur tenderi i dytë me fond limit 189 milion euro pa tvsh.

Në këtë procedurë është hedhur dhe Projekti Teknik i tunelit.

Në garën e parë oferta më e ulët ishte e kompanisë Gjoka Konstruksion me 140 milion euro për të ndërtuar veprën , por procedura u anullua.

Në tenderin e dytë oferta fituese ishte e bashkimit të kompanive INTEKAR-ASL me vlerë 170 milion euro.

Në realitet punimet i kryen kompania Gjoka Konstruksion si nënkontraktor, ndërsa për periudhën 2021-2024 turqit e INTEKAR-ASL rezultojnë me 28 milion euro fitim pas taksave.

Të gjitha fitimet janë ndarë si divident për pronarët dhe këto para duket vështirë të rikuperohen nga gjurmimi i hetimit.

Ajo që kuptohet nga dokumentat është se tentativa për të grabitur 30 milion euro ka qënë e paracaktuar dhe nuk ndryshoi pas takimeve në qershor me kompaninë turke.

Hapja e tenderave për kontrata publike e koncesione pa patur studime dhe projekte është kthyer në filozofi të qeverisjes vitet e fundit.

Në procedurën për koncesionin e Portit të Vlorës nuk ka patur studim, as në zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës apo në kontratën e rishikuar të Thumanë-Kashar ku duhej bërë studim nga e para.

Në disa raste rezistenca në buxhetimin e fondeve pa projekt teknik i ka kushtuar postin dhe ministrave të financave.

Etiketat: tunelituneli llogarase
Artikulli para

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Artikulli pas

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
Ekonomi

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine
Ekonomi

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

9 Nëntor, 2026
Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t'i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Të Përzgjedhura

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet
Aktualitet

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

Nga Editor
9 Janar, 2026
0

Eurocontol miratoi së fundmi tarifat e terminalin për Aeroportin e Tiranës dhe atë të Kukësit (edhe pse ky i fundit...

Lexo të plotë
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Skema e pensioneve në kolaps, tre sugjerimet afatshkurtra por të dhimbshme nga BB

7 Janar, 2026
Sezoni veror, Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve të rënda deri në 15 shtator: Si do të funksionojë

Sezoni veror, Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve të rënda deri në 15 shtator: Si do të funksionojë

17 Qershor, 2026
“La Vanguardia”: Shqipëria, në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

25 Gusht, 2026
Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

1 Korrik, 2026

Të Fundit

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr