• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa kryebashkiakja Eriselda Sefa u gëzua mbi perspektivën e daljes së Lushnjës në det përmes bashkimit me Divjakën, raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon probleme serioze me administrimin e territorit që ajo drejton.

Nga karburantet pa licencë te investimet e parealizuara, pasuritë publike të regjistruara me vlera simbolike dhe qindra milionë lekë pasaktësi në bilanc, auditimi nxjerr në pah një sërë shkeljesh në menaxhimin financiar të bashkisë.

Një nga gjetjet më të forta lidhet me aktivitetin e karburanteve. Sipas auditimit, të konsultaur nga skyweb.al, në territorin e Bashkisë Lushnjë janë evidentuar 56 subjekte që kanë ushtruar aktivitet në tregtimin e hidrokarbureve, nga të cilat 33 rezultojnë pa licencën përkatëse.

Nga këto subjekte, një pjesë kanë mbyllur, pezulluar ose ndryshuar aktivitetin, por problemi i detyrimeve të papaguara vazhdon. KLSH ka identifikuar 28 subjekte debitore me një borxh të përgjithshëm prej 23.5 milionë lekësh ndaj bashkisë.

Vetëm 17 subjekte aktive që ushtrojnë aktivitet pa licencë kanë krijuar detyrime prej 14.3 milionë lekësh, ndërsa nëntë subjekte të tjera, tashmë të mbyllura, rezultojnë me 8.1 milionë lekë borxhe të papaguara.

Megjithëse bëhet fjalë për një sektor të kontrolluar dhe të licencuar, strukturat e bashkisë nuk kishin hartuar një plan konkret për arkëtimin e detyrimeve. Sipas KLSH-së, problematika nuk ishte trajtuar siç duhej as në strukturat përgjegjëse për menaxhimin financiar dhe të riskut.

Por karburantet pa licencë janë vetëm një pjesë e problemeve që ka zbuluar kontrolli.

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me investimet publike, ku Bashkia Lushnjë ka dështuar të realizojë pjesën më të madhe të projekteve të planifikuara për vitin 2025.

Nga 47 projekte investimi, me një fond të parashikuar prej 525.4 milionë lekësh, janë realizuar vetëm 25 projekte, me vlerë 199.3 milionë lekë.

Kjo do të thotë se bashkia ka realizuar vetëm 38% të vlerës së investimeve të planifikuara, ndërsa rreth 326 milionë lekë investime kanë mbetur pa u realizuar sipas programit fillestar.

KLSH evidenton vonesa në procedurat e prokurimit, kontrata të lidhura në fund të vitit buxhetor dhe fonde të papërdorura, duke ngritur probleme me planifikimin dhe përzgjedhjen e investimeve prioritare.

Pra, ndërsa në deklaratat publike flitet për zgjerimin e potencialit turistik dhe zhvillimin e mëtejshëm të territorit, bashkia nuk ka arritur të përmbushë as gjysmën e programit të saj vjetor të investimeve.

Problemet bëhen edhe më të pazakonta kur auditi kalon te administrimi i pronave publike.

Kontrolli ka konstatuar se Bashkia Lushnjë ka regjistruar në kontabilitet 648,608 metra katrorë toka, troje, parcela bujqësore dhe gurore me një vlerë të përgjithshme prej vetëm 17 lekësh.

Po kështu, 12 ndërtesa të shtuara në regjistrat e pasurive që prej vitit 2024 janë kontabilizuar me vlerë totale 12 lekë, ose nga një lek për ndërtesë.

Këto shifra nuk përfaqësojnë çmime shitjeje, por vlera kontabël që, sipas KLSH-së, nuk pasqyrojnë drejt pasuritë e administruara nga bashkia.

Auditi kërkon përcaktimin e vlerës së saktë të këtyre pronave dhe korrigjimin e pasqyrave financiare, pasi regjistrimi i tyre me vlera simbolike e bën të pasaktë informacionin mbi pasurinë publike.

Por problemet me bilancin financiar nuk përfundojnë te tokat dhe ndërtesat.

KLSH ka zbuluar gjithashtu se 566.7 milionë lekë fonde të trashëguara nga periudhat e mëparshme janë regjistruar përsëri si të ardhura të periudhës.

Sipas audituesve, këto fonde ishin pasqyruar më parë në kontabilitet dhe trajtimi i tyre si të ardhura të reja ka sjellë një mbivlerësim prej rreth 362.4 milionë lekësh të rezultatit financiar të periudhës.

Kjo përbën një pasaktësi të rëndësishme në raportimin financiar të bashkisë, për të cilën KLSH ka kërkuar korrigjimin e regjistrimeve kontabël.

Ndërkohë, një tjetër problem madhor është krijuar me taksat dhe tarifat vendore, ku borxhi i akumuluar deri në fund të vitit 2025 ka arritur në 1.86 miliardë lekë, përfshirë kamatëvonesat.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë krijuar mbi 210 milionë lekë detyrime të reja, ndërsa 607.4 milionë lekë lidhen me debitorë problematikë që kanë detyrime të vjetra prej të paktën dy vitesh.

KLSH ka konstatuar se bashkia nuk kishte hartuar një plan të detajuar për arkëtimin e këtyre detyrimeve dhe nuk kishte dërguar urdhra bllokimi në Kadastër dhe pranë strukturave të shërbimeve të transportit rrugor.

Edhe realizimi i të ardhurave vjetore rezulton nën objektivat e miratuara. Për vitin 2025, bashkia kishte planifikuar të arkëtonte 640.5 milionë lekë, por realizoi vetëm 515.7 milionë lekë, duke mbetur rreth 124.8 milionë lekë nën plan.

Problemet shtrihen edhe te kontrolli i brendshëm, ku KLSH ka konstatuar se përgjegjësi i strukturës së auditimit nuk kishte certifikimin e kërkuar për profesionin, ndërsa bashkia nuk kishte ndërtuar mekanizma të plotë për identifikimin dhe raportimin e rreziqeve të mashtrimit.

Në përfundim, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar 22 gjetje dhe ka lënë 27 rekomandime, duke dhënë opinion financiar të kualifikuar me rezervë për pasqyrat e vitit 2025.

Për Eriselda Sefën, raporti nxjerr në pah një kontrast mes ambicies së deklaruar për ta kthyer Lushnjën në një bashki me potencial bregdetar dhe problemeve ende të pazgjidhura me administrimin e territorit ekzistues.

Ndërsa kryebashkiakja pret që bashkimi i propozuar me Divjakën t’i japë Lushnjës dalje në det, auditimi tregon se administrata e saj ka ende për të zgjidhur çështje themelore: licencimin e aktiviteteve ekonomike, realizimin e investimeve, regjistrimin e pasurive publike dhe arkëtimin e taksave. /skyweb.al

Etiketat: bashkia lushnjeEriselda sefaklsh
Artikulli para

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

Artikulli pas

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

A do të futen me TVSH edhe bizneset që e kanë kaluar pragun në 2026? Ekspertët shpjegojnë ligjin

9 Nëntor, 2026
Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

Të Përzgjedhura

“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Turizëm

“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

Nga Editor
15 Shkurt, 2026
0

Revista e udhëtimeve "Lonely Planet" ka publikuar një analizë të re për kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë,...

Lexo të plotë
Rama: Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026, Shqipëria një hap para Europës me identitetin digjital

Rama: Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026, Shqipëria një hap para Europës me identitetin digjital

21 Nëntor, 2025
Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

19 Gusht, 2026
Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

27 Tetor, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

17 Shtator, 2025

Të Fundit

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr