• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026, Shqipëria një hap para Europës me identitetin digjital

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama: Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026, Shqipëria një hap para Europës me identitetin digjital
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tarifat roaming midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të hiqen përfundimisht në vitin 2026. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama gjatë tryezës së përbashkët në Tiranë me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos dhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”.

Rama deklaroi se Shqipëria ka përfunduar heqjen e tarifave të brendshme roaming dhe se, me finalizimin e bazës ligjore nga Komisioni Europian, do të nisë faza e fundit drejt modelit “roaming light at home”, që i jep fund tarifimit të ndarë mes BE-së dhe rajonit. Sipas tij, bisedimet me BE-në nisin në fillim të 2026 dhe vendi do të jetë plotësisht i harmonizuar deri në prill të po atij viti.

Kryeministri theksoi se arritja do të jetë një sukses i rëndësishëm pas aplikimit në SEPA, duke e cilësuar heqjen e roaming si një hap drejt eliminimit të barrierave artificiale që pengojnë lëvizjen dhe komunikimin.

Ai shtoi se Shqipëria është gati të prezantojë edhe identitetin digjital që nga fillimi i vitit të ri, një proces që sipas tij e vendos vendin përpara Bashkimit Europian, i cili e ka parashikuar nisjen në 2027.

Në fjalën e saj, komisionerja Marta Kos u shpreh se Bashkimi Europian po bëhet gjithnjë e më shumë një realitet i prekshëm për qytetarët shqiptarë. Ajo nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë bashkëpunimin rajonal për të rritur ekonomitë dhe për të shfrytëzuar më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Kos theksoi se deri tani janë disbursuar më pak se 10 për qind e fondeve nga paketa prej 6 miliardë eurosh, çka tregon nevojën për ritëm më të lartë në zbatimin e projekteve. Ajo shtoi se pjesëmarrja e vendeve të rajonit në tregun e energjisë të BE-së, zinxhirët europianë të vlerës dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal do të sillnin rritje ekonomike deri në 10 për qind.

Samiti i Tiranës u zhvillua në kuadër të diskutimeve mbi “Planin e Rritjes” të BE-së për Ballkanin Perëndimor, një iniciativë që synon të përshpejtojë integrimin ekonomik dhe institucional të rajonit. /skyweb.al

Etiketat: ramaroaming
Artikulli para

Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

Artikulli pas

Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

Rama mbron Ballukun: S'ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

Të Përzgjedhura

STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri
Aktualitet

STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
0

Statistikat e INSTAT tregojnë një tablo të qartë mbi shkaqet kryesore të vdekjeve në Shqipëri dhe diferencat mes burrave dhe...

Lexo të plotë
Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

19 Maj, 2026
Çfarë është shpejtësia V1, pas së cilës nuk ka më kthim pas për avionët

Çfarë është shpejtësia V1, pas së cilës nuk ka më kthim pas për avionët

3 Maj, 2026
Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

13 Shkurt, 2026
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

17 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr